Kuvendi komunal i Plevlës miraton Deklaratën për anulimin e vendimit për njohjen e Kosovës

Skupština opštine Pljevlja
Burim: Printscreen TV Pljevlja

Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Plevlës miratuan sot Deklaratën e anulimit të vendimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës në territorin e kësaj komune, transmeton Radio-Televizioni i Malit të Zi.

Pro deklaratës votuan 18 këshilltarë ndërsa para votimit dy këshilltarë të Lëvizjes Europa Sot dhe një këshilltar i pavarur braktisën sallën ndonëse morën pjesë në diskutime. 

Mbajtja e seancës u iniciua nga këshilltarët e koalicionit “Për të ardhmen e Plevlës”, që e përbëjnë Partia Popullore Demokrate (DNP) dhe Demokracia e Re Sërbe (NSD), ndërsa iniciativën e tyre e mbështetën 19 këshilltarë të parlamentit vendor.

Propozuesit theksuan se me miratimin e Deklaratës, parlamenti vendor shprehu qëndrimin se nuk e pranojnë vendimin e Qeverisë së Malit të Zi të vitit 2008 për njohjen e Kosovës. 

Deklaratë që anulon vendimin për njohjen e Kosovës, më 12 maj të këtij viti e mori dhe Kuvendi i Komunës së Zetës.

Knezheviq: Plevla i bashkohet Zetës në korrigjimin e padrejtësisë më të zezë historike

Kryetari i Partisë Popullore Demokratike Millan Knezheviq uroi sot këshilltarët që votuan këtë vendim, duke bërë të ditur se me këtë Plevla sikurse tha është qytet i dritës tradicionale, historisë së madhe dhe dhe njerëzve të mirë e fisnikë që i’u bashkuan Komunës së Zetës në korrigjimin e padrejtësisë më të zezë historike-“me njohjen e të së ashtuquajturit shtet i Kosovës”.

“Me këtë akt treguam se hyrja në histori nuk nis me fjalime të mëdha dhe histori por me aktivitete të qarta, konsistencë dhe luftë për parime ideologjike nga të cilat nuk kemi hequr dorë” ka thënë Knezheviq në video postuar në Fejsbuk.
Knezheviq, i cili ndodhet për vizitë në Uashington, falënderoi veçanërisht klubin e këshilltarëve të DNP i cili inicioi vendimin dhe shefin e këshilltarëve dhe deputetin Vlladisllav Bojoviq, i cili, sikurse tha, gjatë gjithë kohës ka insistuar se vendimi ka qenë në rend dite dhe është votuar.

Ai bëri të ditur se së shpejti do të bëhet i ditur emri i një tjetër komune në të cilën do të mund të miratohej i njëjti vendim.

"Shumë shpejt do të dalim me emrin e komunës së re që, shpresoj se do të ndjekë gjurmët e Zetës dhe Plevlës. Asgjë nuk është e pamundur nëse besoni fort. Ne sot në Uashington po nisim fushatë diplomatike dhe ofensivë nën emërtesën 'Ta bëjmë Malin e Zi sërish të madh', sepse kush tjetër nëse jo Partia Popullore Demokratike", tha Knezheviq.