BE: Vendimi për shkarkimin e prokurorëve sërbë duket i papajtueshëm me ligjin dhe sundimin e ligjit
Unioni Europian njofton se është i shqetësuar për vendimin për shkarkimin e prokurorëve sërbë, pasi ky hap është i papajtueshëm me sundimin e ligjit.
Sikurse bëhet e ditur nga Brukseli, sipas Kushtetutës së saj, Kosova është shoqëri shumëetnike e bazuar në sundimin e ligjit dhe sistemi i saj gjyqësor duhet të pasqyrojë diversitetin etnik të Kosovës.
BE kujton se i ka bërë thirrje vazhdimisht Kosovës që të lehtësojë ri-integrimin e pjestarëve të stafit gjyqësor sërb, në përputhje me legjislacionin kosovar dhe marrëveshjet e arritura në dialog.
"Përshëndesim vendimin e 15 korrikut 2026 për të tërhequr dorëheqjet e paraqitura nga gjyqtarët, prokurorët dhe stafi administrativ sërb në gjyqësor", thuhet në deklaratë.
Njëkohësisht BE shpreh shqetësim për vendimin e djeshëm të Këshillit të Prokurorisë së Kosovës për të pranuar dorëheqjet që ishin tërhequr, si dhe për vendimin e sotëm të ushtrueses së detyrës së presidentit të Kosovës për të konfirmuar përmes dekretit ato dorëheqje.
"Kjo duket e papajtueshme me ligjin, parimet e procedurës juridike dhe kërkesat e përgjithshme të sundimit të ligjit në Kosovë. Bashkimi Europian u bën thirrje të gjitha institucioneve kompetente të përmbahen nga veprimet që synojnë ndalimin e ri-integrimit të pjestarëve të stafit gjyqësor sërb", konkludohet nga Brukseli.
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu informoi sot se nënshkroi dekrete për shkarkimin nga detyra të shtatë prokurorëve nga komuniteti sërb që u dorëhoqën në vitin 2022.
0 komentet