Ku ka ende bomba thërrmuese prej bombardimeve të 1999 dhe minat antikombësorisë?

Bomba.png
Burim: Instagram/npakosovo

Fragmente të bombave nga bombardimet e NATO që ndërmori ndaj RFJ në vitin 1999 dhe mina nga konflikti i asaj periudhe paraqesin ende rrezik për sigurinë e njerëzve. Ambasada e Japonisë në Prishtinë më herët ka deklaruar se do të investojë afro 200.000 euro në projektin e eleminimit të mbetjeve shpërthyese në Komunën e Graçanicës dhe Mitrovicën e Jugut dhe sikurse vlerësohet në mbarë territorin e Kosovës bombat thërrmuese vijojnë të gjenden në sipërfaqe prej 8 kilometrash katrorë.

Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq

Strategjia e operacionit antiminë Kosova 2025-2030 nisi verën e kaluar dhe në të bëhet e ditur se territori i Kosovës vijon të jetë i kontaminuar me lëndë shpërthyese të gjendura në 17 komuna.

Në deminimin e Kosovës janë përfshirë FSK, Kfor, si dhe organizata “Halo Trust“ dhe ndihma e popullit të Norvegjisë. Sipas informacioneve të uebsajtit “Halo Trust“, kjo organizatë e cila në Kosovë është prezente qysh prej vitit 1999, ka hequr bombat thërrmuese dhe minat antikëmbësori nga një territor me sipërfaqe prej më shumë se 1.500 terrene futbolli.

Ndihma e popullit të Norvegjisë gjithashtu nisi punën në Kosovë në vitin 1999 ndërsa prej vitit 2014 skuadrat e tyre u fokusuan tek hulumtimi dhe pastrimi i lokacioneve tek komunat në veri të Kosovës për të cilat dyshohet se janë të kontaminuara me mbetje të bombave thërrmuese.

Të hollat që jep tani Japonia, janë të destinuara për të hequr pjesët e mbetura të bombave thërrmuese dhe minave antikëmbësori nga një sipërfaqe prej 22,13 hektarë në fshatin Bajgorë në Jug të Mitrovicës dhe 4,35 hektarë në fshatin Livagje në Komunën e Graçanicës, ndërsa partneri i projektit është ndihma e popullit të Norvegjisë.

Kryetarja e Këshillit Lokal për Siguri në Komunën e Graçanicës Snezhana Jovanoviq megjithatë nuk është njohur me projektin i cili do të ndërmerret në Livagja. Ajo për Kosovo Onlajn thotë se autoritetet në Graçanicë por dhe qytetarët përgjithësisht nuk janë kontaktuar në mënyrë adekuate që territory i kësaj komune do të pastrohet nga mbetjet shpërthyese pas bombardimeve të NATO të vitit 1999.

“Ndoshta banorët e atjeshëm e dinë, por do të duhej të ishin informuar si komuna dhe strukturat e sigurisë të cilat janë të pranishme këtu”, thotë Jovanoviq. 

Ajo bën të ditur se si anëtare e këshillit për siguri dhe në emër të vendbanimit Kishnicë në të cilën jeton, vitet e mëparshme i është drejtuar Kfor dhe policisë për bombën që u hodh në Kishnicë e cila nuk shpërtheu.

“Jetojnë disa njerëz në afërsi të shtëpisë, përshembull 100 metra nga shtëpia ime. Me këtë kurrë askush nuk është marrë. Erdhën por nuk bërën asgjë për këtë çështje. Është një hapësirë depozitimi, pjesë e vendbanimit minerar dhe ndoshta kjo është arsyeja për të cilën nuk dëshirojnë të merren, që të mos spekuloj... Ata nuk e kanë në mendje sigurinë e njerëzve për t'u marrë me të më thellësisht. Pjesë e kodrës së Zelenikës, ku siç thuhet, kanë qenë magazina ushtarake, është hetuar disa vite më parë nga ana e një organizate, por nuk është e njohur se çfarë është bërë. Autoritetet në Graçanicë për këtë çështje nuk po kontaktohen në mënyrë adekuate si dhe vetë komuniteti, për t’u hetuar plotësisht deri në fund” bën të ditur Jovanoviq.

Sipas të dhënave të Qendrës për Deminimin e cila është themeluar në Sërbi në vitin 2002, gjatë bombardimeve të vitit 1999, Nato ka hedhur bomba thërrmuese në qindra lokacione në 16 komuna në Sërbi: Medianë dhe Kryqi i Kuq në Nish, Kraljevë, Brus, Preshevë, Bujanovc, Kurshumli, Rashkë, Gaxhi Han, Tutin, Sjenicë, Çaçak, Vladimirc, Kniq, Pazova e Vjetër dhe Sopot.

Bojan Glamoçlia, drejtor i kësaj qendre thotë për Kosovo onlajn se Sërbia në pjesën më të madhe është pastruar nga bombat thërrmuese të lëna gjatë bombardimeve të NATO-s dhe se projektet e çminimit mbeten për t'u zbatuar në Bujanovc dhe në aeroportin e Ponikves afër Uzhicës, ku ka bomba thërrmuese, por dhe që bombat e mëdha të avionëve ende ekzistojnë në 150 lokacione.

"Deri më tani, është pastruar sipërfaqe prej 66 milionë metrash katrorë dhe janë shkatërruar gati 50,000 pjesë të mbetjeve shpërthyese të luftës-mina, bomba thërrmuese, bomba të mëdha avionësh. Deri më tani kemi pasur më shumë se 300 projekte të realizuara me sukses” thotë Glamoçlia.

Në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, sikurse thekson ai, territori i Kosovës është nën juridiksionin e UNMIK dhe për këtë arsye kjo Qendër nuk ka të dhëna rreth situatës për mbetjet e lëndëve të tjera shpërthyese në atë zonë.

Sikurse thekson, egzistojnë evidenca të sipërfaqeve në të cilat egzistojnë mbetje shpërthyese, por që përherë mund të shfaqen informacione për ndonjë lokacion të ri dhe kurrë nuk mund të thuhet se puna përfundoi plotësisht sepse ndodh që në terren të gjenden mjete shpërthyese madje dhe nga Luftërat Ballkanike.

"Bomba të mëdha avionësh të vitit 1999, ka në më shumë se 150 lokacione. Gjithashtu kemi problem edhe me magazinat e mbrojtjes civile apo ushtarake që janë bombarduar apo vetdjegur pas bombardimeve. Sipërfaqe të mëdha vazhdojnë të jenë të kontaminuara pas atyre shpërthimeve. Në Paraçin ndodhi shpërthim para gati 20 vitesh dhe atë problem ende nuk e kemi zgjidhur”, thotë Glamoçlia.

Qendra, thekson drejtori i saj, nisi projektin e zbulimit jo-teknik të Bujanovcit ku do të zgjasë një vit, pas së cilës do të ketë pasqyrë më të qartë se në cilën zonë të kësaj komune ende vazhdojnë të egzistojnë minat kundërkëmbsorisë. 

“Këto janë grupe minash që janë vendosur nga terroristët dhe nuk mund të gjenden lehtësisht sepse nuk ka të dhëna për vendosjen e tyre. Për këtë angazhuam një ekspert nga Britania e Madhe" bën të ditur ai.

Që egzistojnë diku minat egzistojnë sepse në dy-tre vitet e fundit sikurse thotë, janë zbuluar kur shpërthyen zjarret në pyje, sepse ndodh që në një lokacion të ketë patur deri në 50 shpërthime.

“Nuk jemi të vetmit që i kemi këto probleme, me to ndeshen shumë vende që kanë qenë në luftë. Punojmë sipas standardeve ndërkombëtare dhe shpresoj që pas një viti të kemi në hartë gjendjen në Bujanovc dhe të nisim me pastrimin e minave antikëmbësorisë” rrëfen Glamoçlia.