Glamoçlia: Sërbia në pjesën më të madhe është pastruar nga bombat thërrmuese, bomba të mëdha të avionëve në 150 lokacione
Bojan Glamoçlia drejtori i Qendrës për Çminimet thotë për Kosovo onlajn se Sërbia në pjesën më të madhe është pastruar nga bombat thërrmuese të lëna gjatë bombardimeve të NATO-s dhe se projektet e çminimit mbeten për t'u zbatuar në Bujanovc dhe në aeroportin e Ponikves afër Uzhicës, ku ka bomba thërrmuese, por dhe që bombat e mëdha të avionëve ende ekzistojnë në 150 lokacione.
"Deri më tani, është pastruar sipërfaqe prej 66 milionë metrash katrorë dhe janë shkatërruar gati 50,000 pjesë të mbetjeve shpërthyese të luftës-mina, bomba thërrmuese, bomba të mëdha avionësh. Deri më tani kemi pasur më shumë se 300 projekte të realizuara me sukses” thotë Glamoçlia.
Sikurse thekson, egzistojnë evidenca të sipërfaqeve në të cilat egzistojnë mbetje shpërthyese, por që përherë mund të shfaqen informacione për ndonjë lokacion të ri dhe kurrë nuk mund të thuhet se puna përfundoi plotësisht sepse ndodh që në terren të gjenden mjete shpërthyese madje dhe nga Luftërat Ballkanike.
"Bomba të mëdha avionësh të vitit 1999, ka në më shumë se 150 lokacione. Gjithashtu kemi problem edhe me magazinat e mbrojtjes civile apo ushtarake që janë bombarduar apo vetdjegur pas bombardimeve. Sipërfaqe të mëdha vazhdojnë të jenë të kontaminuara pas atyre shpërthimeve. Në Paraçin ndodhi shpërthim para gati 20 vitesh dhe atë problem ende nuk e kemi zgjidhur”, thotë Glamoçlia.
Në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, sikurse thekson ai, territori i Kosovës është nën juridiksionin e UNMIK dhe për këtë arsye kjo Qendër nuk ka të dhëna rreth situatës për mbetjet e lëndëve të tjera shpërthyese në atë zonë.
Qendra, thekson drejtori i saj, ka nisur projektin e zbulimit jo-teknik të Bujanovcit ku do të zgjasë një vit, pas së cilës do të ketë pasqyrë më të qartë se në cilën zonë të kësaj komune ende vazhdojnë të egzistojnë minat kundërkëmbsorisë.
“Këto janë grupe minash që janë vendosur nga terroristët dhe nuk mund të gjenden lehtësisht sepse nuk ka të dhëna për vendosjen e tyre. Për këtë angazhuam një ekspert nga Britania e Madhe" bën të ditur ai.
Që egzistojnë diku minat egzistojnë sepse në dy-tre vitet e fundit sikurse thotë, janë zbuluar kur shpërthyen zjarret në pyje, sepse ndodh që në një lokacion të ketë patur deri në 50 shpërthime.
“Nuk jemi të vetmit që i kemi këto probleme, me to ndeshen shumë vende që kanë qenë në luftë. Punojmë sipas standardeve ndërkombëtare dhe shpresoj që pas një viti të kemi në hartë gjendjen në Bujanovc dhe të nisim me pastrimin e minave antikëmbësorisë” rrëfen Glamoçlia.
Qendra që ai drejton, është themeluar në vitin 2002, po zhvillohet dhe për punën që bën thotë se nevojiten shumë burime, deminues, përfshirje të shumë organizatave dhe ministrive dhe natyrisht, të holla për të cilat përpiqen të sjellin sa më shumë donatorë.
“Sërbia në dhjetë vitet e fundit ka ndarë gati 2.5 milionë euro për pastrimin e Bujanovcit. Donatorët këtë e panë dhe kjo shumë me ndihmën e tyre u rrit. Kur donatorët shikojnë se ndonjë vend përpiqet t’a zgjidhë vetë problemin, atëherë u ofrohet ndihmë”, bën të ditur bashkëbiseduesi ynë.
0 komentet