Jovanoviq: Afër shtëpisë në Kishnicë vazhdojnë të ketë bomba prej vitit 1999, askush nuk merret me këtë

Predsednica Lokalnog odbora za bezbednost u Opštini Gračanica Snežana Jovanović
Burim: Kosovo Online

Kryetarja e Këshillit Lokal për Siguri në Komunën e Graçanicës Snezhana Jovanoviq ka thënë për Kosovo onlajn se pushteti në Graçanicë por dhe qytetarët nuk kontaktohen dhe nuk informohen në mënyrë adekuate sesi territori i kësaj komune të pastrohet deri në fund nga mjetet shpërthyese të lëna pas bombardimeve të Nato-s në vitin 1999.

Ndonëse së fundi Ambasada e Japonisë në Kosovë ka informuar se Japonia do të investojë fonde në projektin për deminimin e fshatit Livagje në këtë komunë, Jovanoviq thotë se rreth kësaj nuk është informuar.

“Ndoshta banorët e atjeshëm e dinë, por do të duhej të ishin informuar si komuna dhe strukturat e sigurisë të cilat janë të pranishme këtu”, thotë Jovanoviq. 

Ajo bën të ditur se si anëtare e këshillit për siguri dhe në emër të vendbanimit Kishnicë në të cilën jeton, vitet e mëparshme i është drejtuar Kfor dhe policisë për bombën që u hodh në Kishnicë e cila nuk shpërtheu.

“Jetojnë disa njerëz në afërsi të shtëpisë, përshembull 100 metra nga shtëpia ime. Me këtë kurrë askush nuk është marrë. Erdhën por nuk bërën asgjë për këtë çështje. Është një hapësirë depozitimi, pjesë e vendbanimit minerar dhe ndoshta kjo është arsyeja për të cilën nuk dëshirojnë të merren, që të mos spekuloj... Ata nuk e kanë në mendje sigurinë e njerëzve për t'u marrë me të më thellësisht. Pjesë e kodrës së Zelenikës, ku siç thuhet, kanë qenë magazina ushtarake, është hetuar disa vite më parë nga ana e një organizate, por nuk është e njohur se çfarë është bërë. Autoritetet në Graçanicë për këtë çështje nuk po kontaktohen në mënyrë adekuate si dhe vetë komuniteti, për t’u hetuar plotësisht deri në fund” bën të ditur Jovanoviq.

Nga Ambasada japoneze në Kosovë më herët është deklaruar se Japonia do të investojë afërsisht 200.000 euro për projektin e zhvendosjes të minave të magazinuara dhe mbetjeve të municioneve në kuti me sipërfaqe prej 26,48 hektarësh në fshatin Bajgorë Komuna e Mitrovicës dhe fshatin Livagje në Komunën e Graçanicës sesi t’u përmirësojnë kushtet e jetesës banorëve të kësaj zone.