Simiq: I treguam Koshtës fushatën që Kurti po udhëheq ndaj sërbëve
Nënkryetari i Listës Sërbe Igor Simiq tha mbrëmjen e sotme se përfaqësuesit e kësaj partie e njohën presidentin e Këshillit Europian, Antonio Koshtën me fushatën që po ndërmerret ndaj popullit sërb, për të cilën një numër i madh sërbësh braktisin Kosovën.
Simiq vuri në dukje se sërbët largohen nga Kosova për shkak të sigurisë dhe jo të pasigurisë ekonomike.
"Paralajmëruam atë se fushata që po ndërmerret në këto momente ndaj popullit sërb ka çuar në atë që një numër i madh bashkëkombas tanë të braktisin territorin e Kosovës e Metohisë dhe kjo jo për shkak të situatës ekonomike, por për shkak të sigurisë dhe asaj që po bëhet kundër popullit tonë. Fushata që po ndërmerr Vetëvendosja në pushtet e Albin Kurtit në këtë moment, bazohet në luftën kundër sërbëve", tha Simiq për TV Prva.
Ndërkaq, delegacioni i Listës Sërbe më herët sot, në bisedë me Koshtën kërkoi angazhim më të vendosur e të qartë dhe më vendimtar të BE në mbrojtjen e të drejtave të popullit sërb, respektimin e sundimit të ligjit dhe ndaljen e lëvizjeve të njëanshme që rrisin edhe më tensionet në terren e mbi të gjitha në respektimin e marrëveshjeve të arritura dhe formimin final të Bashkësisë së Komunave Sërbe, e cila u premtua 13 vjet më parë.
0 komentet