A mund të shkohet tek bashkimi i opozitës, kush do të jetë në “linjën” e Kurtit?

Izbori.jpg
Burim: Reporteri

Zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë duhet të mbahen vitin e ardhshëm, por gjithnjë e më shumë po bëhen kërkesa për mbajtjen e tyre më herët. Sipas pretendimeve të Lëvizjes Vetëvendosje, kjo parti, pavarësisht se kur do të ndodhë, do të marrë së paku 50% të mbështetjes së votuesve. A mundet opozita t'i prishë këto plane dhe të përputhet me Kurtin me listë të përbashkët? Sipas bashkëbiseduesve të Kosovo Onlajn, sado që në publik paraqitet se “karrigia e Kurtit po lëviz”, është shumë më realiste që ai me apo pa opozitë të bashkuar, të fitojë mandatin e dytë si kryeministër pa shumë vështirësi.

Në këtë mënyrë, analistët pretendojnë se nuk do të shkohet as tek ndonjë ndryshim i rëndësishëm në pozitën e komunitetit sërb.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt dhe partia e Nisma e Fatmir Limajt së fundmi kanë formuar “bllokun e përbashkët opozitar” për të cilën thuhet se është i vetmi që mund të arrijë deri tek qeveria aktuale.

Ndonëse bashkimi me opozitën është praktikë e zakonshme, ky propozim në Kosovë prodhoi një sërë mosmarrëveshjesh dhe akuzash ndërpartiake se kush është false dhe kush është opozita e reale ndaj regjimit aktual në Kosovë.

Benzinë zjarrit i ka hedhur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Adnan Rustemi ku vlerësoi se në bazë të mandatit trevjeçar të qeverisë, qytetarët por edhe sondazhet flasin se kjo parti do të fitojë më shumë se 50% të votave në zgjedhjet e ardhshme.

Politologu nga Beogradi, Ognjen Gogiq, vlerëson se janë të pakta shancet që partitë opozitare në Kosovë të formojnë bllokun unitar i cili do të kundërshtonte Lëvizjen Vetëvendosje, por dhe paralajmëron se fushata zgjedhore mund të ketë pasoja negative për komunitetin sërb.

“Formimi i frontit opozitar është pak i besueshëm sepse diferencat mes partive të caktuara në Kosovë janë ende shumë të mëdha, e shumë të largëta. Këtu mbi të gjitha mendoj për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjën Demokratike të Kosovës (LDK). Ajo që i bashkon është se janë në opozitë me Kurtin dhe se dëshirojnë të vijnë vetë në pushtet, por bashkëpunimi mes tyre do të ishte shumë i vështirë dhe nuk mendoj se zgjedhësit e tyre këtë nuk do t’a shikonin mirë”, thotë Gogiq.

Ky i fundit bën të ditur se partitë udhëheqëse opozitare shumë më mirë të forcohen tek organi i tyre zgjedhor.

"Kjo mbi të gjitha ka lidhje me PDK votuesit e së cilës janë më pak të favorshëm për partinë në pushtet, prandaj edhe më pak të favorshëm për bashkëpunim me LDK dhe duhet pasur parasysh se LDK ka patur bashkëpunim me Kurtin. Çështja është se si zgjedhësit e PDK do t’a shikonin këtë aleancë pasi nuk kanë besim as tek qeveria as tek ndonjë parti tjetër opozitare” thekson Gogiq.

Duke komentuar njoftimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës se ka formuar “Bllokun Unitar të Opozitës”, Gogiq beson se Ramush Haradinaj këtë e ka bërë para së gjithash për të promovuar qëndrimin e tij në skenën opozitare.

Gogiq thotë se Haradanij është një nga politikanët më pragmatikë në Kosovë dhe se është e mundshme të imagjinohet në të gjitha kombinimet paszgjedhore.

“Mund t’a imagjinoj në çdo variant, në bashkëpunim me cilëndo nga partitë, si nga opozita, ashtu dhe nga qeveria. Ai është që e promovon më shumë këtë ide, duke llogaritur në të për të forcuar pozicionin e vet dhe për të më shumë shkon në favor të atij si dikush që dëshiron t'i bashkojë të gjitha forcat në Kosovë”, spegon Gogiq.

Ky i fundit thotë se partitë në Kosovë janë në ofertë rreth datës së ardhshme të zgjedhjeve sepse atë vendim do ta marrë ekskluzivisht partia në pushtet kur të gjykojë se është momenti më i favorshëm.

Gogiq thotë se tek ky vendim me ndikim vendimtar do të jetë faktori ekonomik dhe dialogu me Beogradin.

“Në Kosovë egziston inflacion të madh që e përkeqëson standardin e qytetarëve dhe qeveria do të donte të kalkulonte për të marrë dhe atë faktor kur pasojat e inflacionit më së shumti do të reflektohen tek qytetarët e më pas mbajtjen e zgjedhjeve më herët. Gjithashtu faktor shumë i rëndësishëm është procesi me Sërbinë, dialogu me Beogradin. Nëse rritet presioni tek pala prishtinase të ndërmarrë lëshime nga ana e saj, e kjo mbi të gjitha lidhet me formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, është pothuajse e sigurt se Albin Kurti do të zgjidhte të shmangte diskutimin për këtë temë duke shkuar në disa zgjedhje të reja parlamentare. Kjo do t'i shtynte proceset, në këtë periudhë nuk do të mund të flitej rreth formimit të Bashkësisë së Komunave Sërbe, e pastaj të gjitha partitë e tjera do të detyroheshin të deklaroheshin nëse janë për formimin e BKS apo jo, çka nuk është gjë popullore në Kosovë. Në thelb ne jemi në atë periudhë parazgjedhore në Kosovë, pavarësisht se kur do të mbahen ato zgjedhje dhe ato deklarata duhet të vëzhgohen në kontekstin e marrjes së pozicioneve partiake për ato zgjedhje të ardhshme”, precizon Gogiq.

​E ndërsa deputetët e opozitës pretendojnë se “llogaritja” e Vetvendosjes rreth fitores me më shumë se 50% të votave nuk është e bazuar në fakte dhe hulumtime të opinionit, Gogiq thotë se është “shumë e besueshme” që Kurti të fitojë edhe një mandat tjetër kryeministror.

“Shumë e mundshme që Vetëvendosja të ketë vota të mjaftueshme që e vetme sërish të formojë qeverinë e re. Kjo nuk do të thotë se do të kenë domosdoshmërisht më shumë se 50% të zgjedhësve të rregjistruar, pra vota, nëse kanë rezultat që është afër këtij pragu, kjo mund të jetë mjaftueshëm për të formuar e vetme qeverinë. Duhet të kemi parasysh se gjithashtu janë të pranishme dhe votat e pakicave, përveç komunitetit sërb i cili ka 10 mandate të veta, këtu egzistojnë dhe komunitete të tjera që gjithashtu kanë 10 mandate dhe që automatikisht janë pjesë e qeverisë. Kështu që nëse Kurti ka pamjaftueshmëri numër mandatesh të caktuara, patjetër që këto mandate mund t’i marrë nga ana e pakicave”, spegon Gogiq.

Pyetjes se çfarë mund të presin sërbët nga këto zgjedhje, Gogiq thekson se vështirë të parashikohet se si partitë do t'i koncepotojnë fushatat e tyre, pra që sërbët të mund të jenë "temë qëndrore dhe sekondare".

Megjithatë, Gogiq thekson se padyshim se Kurtit do t’i interesonte krizë e re në veri gjatë fushatës me qëllim që të homogjenizonte zgjedhësit e vet.

“Për sërbët në Kosovë me shumë mundësi zgjedhjet mbahen në moment të pafavorshëm kur mund të marrin pak frymë, sepse atëherë partitë shqiptare më shumë merren me veten dhe çështjet e brendshme. Ndonëse nga ana tjetër mund të ketë sërish ndonjë krizë në veri, pasi krizat gjithashtu kontribuojnë tek parti të caktuara. Albin Kurtit ndoshta do t’i interesonte ndonjë krizë e re në periudhën e fushatës sepse atëherë do t’i homogjenizonte zgjedhësit e vet. Sërbët në këtë fushatë mund të jenë temë qëndrore, por edhe krejtësisht e lënë pas dore”, beson Gogiq.

Ky i fundit vlerëson se në rast se Kurti merr mandat të ri kryeministror, ​​atëherë sërbët mund të presin ashpërsim të ri të marrëdhënieve dhe shembje të re të standardeve në mbrojtjen e pozitës së komunitetit sërb.

“Nëse Albin Kurti mbetet në pushtet, siç po pres, atëherë me të vërtetë sërbët mund të presin realisht të shkojnë në taban. Prej kur erdhi në pushtet tërë kohës ai ka antagonizuar komunitetin sërb, nuk ka bërë asnjë lloj xhesti pozitiv për ta. Nëse atij qytetarët sërish i dhurojnë besimin, atëherë do të ketë edhe më pak arsye të tregohet i butë ndaj sërbëve në krahasim me politikën që ka ndjekur deri më tani. Nëse shkohet tek kjo, mendoj se do të shkohet deri tek shembja e standarteve që tashmë janë arritur kur është fjala për mbrojtjen e pozitës së komunitetit sërb” thotë Gogiq.

Sipas fjalëve të tij partitë e tjera kanë më shumë mirëkuptim për këtë çështje, por në një farë mase. Si arsye kyçe shikon frikën nga partitë e moderuara shqiptare si arsye kryesore përse votuesit do të reagonin ndaj lëshimeve eventuale ndaj sërbëve.

“Megjithatë, ajo që tingëllon paradoksale është se partitë e ardhura nga UÇK: PDK, madje edhe Aleanca e Ramush Haradinajt, mundën të bëjnë disa lëshime dhe të jenë edhe më mirënjohëse për bashkëpunimin. Për arsye që është e çuditshme, por edhe të kuptueshme. Ata fillimisht dëshmuan, ashtu siç mendojnë-përmes luftës se nuk janë në favor të sërbëve e më pas kur bëjnë ndonjë lëshim ndaj sërbëve, askush nuk mund të debatojë me ta në kuptimin se ata janë të butë apo se mbajnë “anën sërbe”, thotë Gogiq dhe kujton se si Haradinaj edhe Thaçi në kabinetet e tyre kishin përkthyes sërb ndërsa njëkohësisht partitë si LDK kanë "barrën e së kaluarës" se ishin shumë "të butë" ndaj sërbëve, prandaj, siç pretendon, duhet të dëshmojnë nacionalizmin e tyre.

Ai vlerëson se pikërisht këto arsye do të jenë kyçe edhe për përcaktimin e subjekteve politike në Kosovë në raport me komunitetin sërb.

“Duhet të mësohet se situata në Kosovë është mjaft komplekse kur është fjala rreth partive politike dhe nuk mund të themi asnjë fjalë për çdo situatë se është më mirënjohësi dhe më dashamirësi ndaj sërbëve, por varet shumë nga raportet e tyre të brendshme, ndërsa sërbët këtu si dëm kolateral shpesh i rigrupimeve të tyre”, përmbyll Gogiq.

Analisti politik nga Prishtina Leart Hoxha vlerëson për Kosovo Onlajn se më absurdja e të gjithave është se i vetmi nga politikanët në Kosovë që shpreson dhe dëshiron bashkimin e opozitës, është pikërisht kryeministri aktual.  

“Kjo do t'ia lehtësonte shumë punën Albin Kurtit, sepse atëherë do të ishte e qartë për të gjithë se luan i vetëm kundër të gjithëve dhe kjo është ajo që ai do dhe shpreson. Do të ishte shumë më e lehtë për të që të fitonte ndaj të tjerëve në të njëjtën fletëvotim. Atëherë do të ishte më e lehtë të ndiqeshin ato 50% sesa nëse PDK dhe LDK do të luftonin me Vetëvendosje për zgjedhësit e tyre. Do të donin të shikonin se kush ku humbi në zgjedhjet e kaluara, ku është ai kompensim humbjeje në zgjedhjet vendore. Do të ketë pamje më të qartë. Përndryshe, nëse bashkohen, Kurti do të bëjë shumë më mirë atje se në këtë situatë”, thotë Hoxha.

Duke komentuar formimin e “frontit të bashkuar opozitar” që aktualisht përbëhet nga liderët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Iniciativa Socialdemokrate e Fatmir Limaj, Hoxha thotë se kjo është ide rreth të cilës Limaj ka folur prej më shumë se një vit.

“Ai fillimisht donte të përfshinte PDK në atë front, kështu që pas disa fjalëve, ndonjë spekulimi rreth asaj sesi mund të kthehej në PDK, ndoshta edhe t’a merrte partinë, por rreth kësaj nuk ishte asgjë dhe në fund u bashkua me Haradinajn për të siguruar që do t’a kalojë pragun prej 5% dhe do të mbijetojë në skenën politike kosovare”, thotë Hoxha.

Ky i fundit thekson se ka pak mundësi të shkohet drejt bashkimit të opozitës në Kosovë dhe për shkak se, nëse shikoni performancën e tyre në publik, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë kanë filluar të ndërtojnë një “imazh të ri” dhe se koalicioni i sapoformuar nuk do të ketë sukses të fitojë votuesit e tyre.

“Përsa i përket LDK, ata nuk mund t'i heqin asnjë votë, por mund t'i heqin disa vota nga PDK të cilat më së shumti janë të trashëguara nga UÇK apo ato struktura që kanë qenë të afërta me qeveritë e mëparshme apo me UÇK. Egziston një bazen i vogël votash në të cilat Limaj dhe Haradinaj mund t'i synojnë, kështu që deri tek kjo buron ajo ide që shkon në polemikë me PDK por edhe kjo nuk do të bëjë ndonjë diferencë të madhe. Këto janë vota që PDK mund t’i humbasë, sesa t'i fitojë Haradinaj apo Limaj. Nëse PDK nuk mund t’a mbajë strukturën e vet dhe në ato rajone ku janë të fortë, atëherë ky është problemi i PDK” tha Hoxha.

Për tani, sipas mendimit të Hoxhës, Vetëvendosja mbetet partia kryesore, por thekson se para nesh ka vit të gjatë dhe interesant.

“Është e paimagjinueshme që dikush që ka 50% të bjerë në më pak se 25%. Kështu që ajo rënie është pothuajse e pamundur, madje as matematikisht e pamundur. Kur Kurti thotë se është garë për vendin e dytë, ai pak a shumë ka të drejtë. Por vendi i parë nuk do të thotë automatikisht fitore, vendi i parë nuk do të thotë se do të formojë qeverinë, sepse atëherë hyn në kalkulime të tjera, në matematikë për krijimin e koalicioneve. Dhe kjo nuk është e thjeshtë, aty surprizat janë të mundshme”, beson Hoxha.

Ai thotë se rezultati do të varet edhe nga ajo se kur do të shpallen zgjedhjet, por edhe nëse do të ndryshohen disa ligje të rëndësishme dhe njëherësh të diskutueshme, siç është Kodi Civil, i cili kundërshtohet nga lëvizja Vetëvendosja.

Për komunitetin sërb, thekson Hoxha, të rëndësishme janë zgjedhjet vendore në veri, të cilat, siç tha ai, janë "shans i mirë për demokratizim dhe pluralizim brenda komunitetit sërb në Kosovë".

“Mendoj se zgjedhjet në veri janë shumë më të rëndësishme sesa zgjedhjet parlamentare në përgjithësi dhe nëse e kalojnë atë test të parë siç duhet, atëherë egziston shanc i mirë që më shumë se një subjekt politik i nacionalitetit sërb të jetë në parlamentin kosovar, ndërsa do t'u japë atyre më shumë hapësirë ​​për përfitime politike dhe ndoshta edhe më shumë pushtet në skenën politike kosovare. Nëse bëhet marrëveshje vetëm me një parti, atëherë njëra parti mban një komunitet në dorë, kanë monopol e kështu, nëse egziston më shumë se një parti sërbe në parlamentin kosovar, atëherë thjesht ka më shumë mundësi për marrëveshje politike, pazar politik apo koalicion dhe kjo do të thotë më shumë opsione dhe më shumë përfaqësim për komunitetin sërb në institucionet kosovare”, përmbylli Hoxha.

Megjithatë, analisti politik nga Graçanica, Aleksandar Guxhiq, thotë se në politikë çdo gjë është e mundur.

“Në Kosovë është e mundur që të shkohet deri në bërjen e bashkimit politik pasi partitë opozitare shansin e tyre në zgjedhjet e ardhshme e shikojnë në front të bashkuar kundër Kutit”, vlerëson Guxhiq për Kosovo Onlajn.

Ky analist thotë se janë të pakta shancet që të shkohet realisht deri tek kjo.

“Opozita ndoshta tek kjo shikon mundësinë e mposhtjes së Albin Kurtit, por mendoj se kjo në këtë moment është e pamundur. Albin Kurti momentalisht është politikani më i fuqishëm dhe më me ndikim, politikani me popullaritetin më të madh në Kosovë. Ai është dikush që erdhi në pushtet në krahët e populizmit, nacionalizmit ekstrem dhe dikush që përdori vitin e kaluar dhe konfliktet me sërbët në veri, për të rritur pëlqyeshmërinë e tij, të forcojë popullaritetin e vet. Prandaj mendoj se në këtë moment është e pamundur të largohet Albin Kurtin nga pushteti, përveçse nëse nuk ndodh diçka radikale dhe nuk shkohet deri tek ndonjë lëvizje tektonike në skenën politike kosovare”, thekson Guxhiq.

Sërbët në Kosovë, siç thekson ai, nuk mund të presin asgjë pozitive nga institucionet në Prishtinë, kushdo qoftë në krye të tyre, e sidomos jo, thekson ai, nga Albin Kurti.

“Albin Kurti dhe ky opsion politik që është aktualisht në pushtet, është dëshmuar se është mjeshtër i mospërmbushjes së detyrimeve dhe shkeljes së të drejtave të sërbëve, kështu që çfarëdo që të ndodhë, nëse do dalin sërbët në zgjedhje apo jo, mendoj se e njëjta gjë do të jetë. përsëriti se Prishtina zyrtare në çdo hap shkel të drejtat e sërbëve të garantuar me kushtetutë”, vlerëson Guxhiq.

Ai thotë se më absurdja është se gatishmëria më e madhe që sërbëve t’u mundësohet formë e caktuar e autonomisë dhe të drejta të caktuara kanë qenë qeveritë që kanë bërë koalicionet e mbledhura në partitë e dala nga ish UÇK.

“Me Albin Kurtin kjo shkon pak më rëndë, ai është nacionalist radikal, ka atë kompleksin e mospjesëmarrjes në luftën e vitit 1999 dhe kjo është diçka që e rëndon, ka nevojë të vazhdueshme për t'iu treguar elektoratit të vet. Ai përfaqëson pjesën më radikale të shoqërisë kosovare dhe është humbës i tranzicionit kosovar dhe pavarësisë kosovare, kështu që prej Albin Kurtit sërbët nuk mund të presin ndonjë lëshim, përveçse nëse këtë nuk e kërkon bashkësia ndërkombëtare, para së gjithash sponsorët e pavarësisë kosovare, vendet e demokracisë perëndimore”, përmbylli Guxhiq.