“Projekt” arkitekturor apo parazgjedhor në Ibër: Kujt u nevojiten urat që ndajnë?
Propozimi rreth ndërtimit të dy urave të reja mes Mitrovicës Jugore e Veriore tek sërbët në veri të Kosovës, ka shkaktuar ankth dhe revoltë, tamam si beharin e shkuar ku qëllimi ishte hapja e urës qëndrore mbi Ibër për trafik rrugor. Kur shkoni në situatën që urat nuk lidhin por ndajnë-keni problem serioz. Ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër, është parazgjedhore dhe e vështirë për t’u zbatuar, shprehin bindjen shumica e bashkëbiseduesve të Kosovo Onlajn.
Shkruar nga: Gjorgje Baroviq
“Do të vazhdojmë me ndërtimin e dy urave të tjera dhe me gjasa edhe shumë të tjera përgjatë lumit Ibër”, tha sot zëvendësministri i Infrastrukturës në mandatin teknik, Hysen Durmishi.
Ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër, është planifikuar në bazë të memorandumit të bashkëpunimi mes Ministrisë së Infrastrukturës së Qeverisë së Kosovës dhe komunave të Mitrovicës Veriore e Jugore.
Që nuk ishte gërmë e vdekur në letër, e zbuloi Lëvizja Vetëvendosja me foto pothuajse komike-zgjidhje ideore për dy ura të reja që do të gjendeshin fill pranë urës kryesore egzistuese mbi Ibër.
“Projekt” arkitekturor apo parazgjedhor, vetëm rreth urave të reja mes qytetit të ndarë në Ibër, nuk dinë asgjë as ata që duhet të dinë-përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.
“Pyetja që bëhet nuk është në kompetencën e KFOR. Për çdo koment, ju përcjellim tek institucionet përkatëse”, deklaron zëdhënësi i KFOR pyetjes nëse është i njohur me planet e qeverisë në mandatin teknik.
As BE nuk di asgjë rreth planeve të ndërtimit të Prishtinës, por paralajmërojnë se çdo vendim i tillë, duhet të "merret me kujdes dhe gjithëpërfshirës".
"BE as nuk është njohur me këtë projekt dhe as nuk është e përfshirë në të. Çdo vendim për ndërtimin e infrastrukturës përgjatë lumit Ibër, duhet të merret me kujdes dhe nën gjithëpërfshirje të të gjitha komuniteteve që kanë lidhje", tha zëdhënësi i BE për Kosovo Onlajn.
Ndihmës kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Arjan Tahiri, është i bindur se urat e reja mbi Ibër nuk do të shkaktojnë tensione dhe se sërbët mezi i presin.
"Çdo urë, jo vetëm në Mitrovicë, por kudo në Kosovë, është e dobishme. Kontribuon në mirëqenie, zhvillimin e qytetit dhe jetën e qytetarëve. Nuk shkaktojnë tensione, janë shumë të dobishme dhe qytetarët sërbë i presin me padurim", tha Tahiri.
Gëzim dhe dyshim
Bashkëpunëtori shkencor i Institutit për Kulturë Sërbe në Lleposaviq, Petar Ristanoviq, thotë në bisedë për Kosovo Onlajn se sërbët, të mësuar nga përvojat e mëparshme dhe nuk kanë qenë tamam me fat për idenë e ndërtimit të dy urave.
"Situata e zakonshme është se disa gjëra që duhet të jenë të bukura dhe pozitive, lajme që qytetarët në rrethana normale do t'i prisnin me gëzim, këtu sërbët i presin me dyshim. Mundemi vetëm të teorizojmë se cila është ideja me hapjen e madje edhe dy urave të reja, dhe është pothuajse e sigurt se ky është integrimi i veriut të Mitrovicës me pjesën jugore dhe një lloj lehtësimi në një farë mënyre edhe të dhunshme, i hyrjes së shqiptarëve në veri të Mitrovicës me qëllim që aty ndryshoi struktura etnike", thekson Ristanoviq.
Ky i fundit bën të ditur se sërbët, të mësuar nga përvojat e mëparshme, "këtë e ndiejnë, e kuptojnë dhe prej kësaj hezitojnë".
Ristanoviq beson se duke theksuar se në plan të parë ndërtimi i dy urave është "pjesë e entuziazmit parazgjedhor" në Kosovë dhe se realizimi do të varet nga ajo sesa këto ura për shqiptarët do të jenë me "interes kombëtar".
"Nga pika financiare, kjo është ide e kushtueshme, Kosova definitivisht është pa të holla. Megjithatë, nëse vlerësohet se kjo për shqiptarët paraqet ndonjë interes më të lartë, jam i sigurt se të hollat mund t'i gjejnë. Nëse vlerësojnë se kjo është me interes kombëtar për ta. Nëse vlerësojnë kështu, mendoj se sërbët do t’u bëhet e qartë se çfarë do të thotë në të vërtetë. Se qëllimi nuk është ndërtimi i rruges për trafik, por diçka tjetër", paralajmëron Ristanoviq.
Justifikimi i ndërtimit
Edhe menaxherja programuese e OJQ Iniciativa e Re Shoqërore Milica Andriq Rakiq beson se bëhet fjalë për “fushatë politike melodioze” por që është më shumë praktike.
Është e bindur se duhet investuar më shumë në infrastrukturën rrugore në veri të Kosovës por që thotë nuk duhet të nisë me ndërtimin e dy urave të reja, por rehabilitimin e egzistueses.
"Ka shumë pyetje. Së pari, logjistikisht, lëvizja nuk është shumë e justifikuar. Në zonën ku janë parashikuar ato dy ura të reja, tashmë egzistojnë dy të tjera që janë të hapura si për këmbësorët ashtu edhe për trafikun", thotë Andriq Rakiq për Kosovo Onlajn.
Arsyen e dytë e shikon tek numri i popullsisë në Mitrovicën Jugore e Veriore, e cila nuk justifikon nevojën për dy kalime të reja.
“Definitivisht duhet që të përmirësohet infrastruktura rrugore, aty ka ura që duhet të rehabilitohen sikurse ura në Minarc apo ura në Çabri e cila mezi mbahet nga përmbytjet e janarit të 2022. Pra ka mjaft arsye dhe hapësira që të përmirësohet infrastruktura egzistuese rrugore” thotë kjo analiste.
Pa dilema është që prej kësaj pune nuk do të ketë asgjë dhe se gjithçka është pjesë e fushatës politike “që kënaq publikun e Kosovës”.
"Në radhë të parë, bëhet fjalë për fushatë politike dhe kjo fushatë kryesisht për zgjedhjet qëndrore sesa vendore. Kjo është temë që në përgjithësi është më e këndshme për publikun në Kosovë, dhe besoj se popullsia lokale shqiptare në Mitrovicën Veriore do të ishte më e interesuar të investonte në disa fusha të tjera. Pra, kjo iniciativë në radhë të parë i drejtohet kryesisht publikut të gjerë dhe kjo është një lloj kompensimi për premtimet e pambajtura për të hapur urën kryesore", beson kjo analiste.
Ndërtimi i dy urave të reja është e realizueshme, por që ajo dyshon që do të ndodhë, pra që “do të mbahet testi i kohës dhe publikut”.
"Në momentin kur Vetëvendosja publikoi foton e atij projekti të supozuar të ri, menjëherë u shfaqën kundërshtimet sepse ishte vërtet e vështirë të justifikohej që në kaq afërsi të ketë tre ura që kanë qëllim të plotë, për t’u përdorur si për transportin e mallrave ashtu edhe për njerëzit", thekson Andriq Rakiq.
Lajm i mirë
Analisti politik Nexhmedin Spahiu beson se fjalët për ndërtimin e dy urave përgjatë Ibrit, është lajm i mirë dhe se komuniteti sërb nuk duhet të frikësohet por duhet që për këtë të gëzohet.
"Pavarësisht se cili është qëllimi dhe synimi i propozimit të Albin Kurtit për dy ura të reja në Mitrovicë, ky është ende më shumë se nevojë për qytetin për shkak të zgjidhjeve të dobëta të planifikimit urban të krijuara nga ndërtimi i paligjshëm i ndërtesave gjatë 25 viteve të fundit", tha Spahiu për Kosovo onlajn.
Pohon se me ndërtimin e dy urave të reja, do lehtësohej jeta dhe trafiku për qytetarët në të dy komunat dhe se kjo nuk duhet të shkaktojë frikë tek komuniteti sërb.
"A duhet të frikësohen sërbët nga kjo? Ata nuk duhet të frikësohen, por duhet të lumturohen sepse nëse është fjala për praninë e policisë ose institucioneve kosovare në veri, ato janë tashmë të pranishme. Për ta është e mjaftueshme një urë, ajo në Mahallën e Boshnjakëve, për të arritur gjithçka që dëshirojnë. Situata momentale nuk mund të ndryshohet për keq duke hapur dy ura. Mundet vetëm të përmirësohet dhe kjo vetëm sa do t’a bënte më të lehtë udhëtimin për qytetarët si nga njëra anë dhe nga ana tjetër", shpreh bindjen Spahiu.
I pyetur se sa i realizueshëm është ndërtimi i dy urave të reja, ky analist thotë se është.
"Njëra do të vendoset pranë komunës së Mitrovicës së Veriut dhe do të lehtësojë trafikun e automjeteve në të dyja anët e qytetit", preçizon Spahiu.
Retorika paraelektorale
Ndërkaq për politologun Ognjen Gogiq, qëllimi i Prishtinës duhet të vëzhgohet ekskluzivisht si pjesë e retorikës paraelektorale dhe se është në pikpyetje mandati i atyre që morën vendimin rreth ndërtimit të dy urave të reja në Ibër.
"Kjo është iniciativë që nisi kur iniciativa të tilla nuk nisen. Fjala është për ministrinë mandati i së cilës ka skaduar dhe komunat të cilave u skadon mandati së shpejti. Pra, ato nuk kanë mandatin dhe autoritetin për të nisur iniciativa të reja, kështu që kjo është temë parazgjedhore, për të cilën është shumë e diskutueshme nëse do të realizohet ndonjëherë, nëse do të egzistojë marrëveshje si të ministrisë së re ashtu edhe të komunave të reja, veçanërisht të Mitrovicës Veriore, kur të kthehen sërbët", tha Gogiq për Kosovo onlajn.
Kujton se ura kryesore mbi Ibër dhe verën e kaluar ishte një nga temat kryesore të zgjedhjeve që u mbajtën në shkurt dhe se tani do të jetë tema e zgjedhjeve vendore të planifikuara për tetor dhe me gjasa edhe të zgjedhjeve të përsëritura parlamentare.
"Vitin e kaluar tamam gjatë verës, qeveria në Prishtinë nisi iniciativë që ura mes dy Mitrovicave, të çelet për trafikun rrugor, ndonëse kjo u kundërshtua nga sërbët. Megjithatë, fakti që sërbët janë kundër, nuk do t’a kishte penguar qeverinë në Prishtinë të çelte urën, por deri tek kjo nuk u shkua pasi KFOR mori qëndrimin se ura nuk do të çelet. Dhe KFOR nuk e ka ndryshuar atë qëndrim për një vit", kujton Gogiq.
Ky i fundit thekson se Prishtina këtë verë hap version të përmirësuar të temës së “urave në Ibër".
"Meqenëse e dinë përgjigjen e KFOR, ata menduan ide tjetër që në vend që t’a hapin këtë, ata përkrah saj, të hapin dy të tjera që do t'i ndërtojnë ndërkohë", thotë Gogiq.
Tema parazgjedhore, vlerëson, do të përqëndrohet dhe tek diaspora shqiptare, e cila gjatë verës tradicionalisht vjen në Kosovë.
"Gjatë verës, shumë nga diaspora shqiptare vijnë në Kosovë dhe me të vërtetë kanë dëshirë të madhe për të kaluar me automjetet e tyre mbi këtë urë. Kur Kurti nuk mundet për t’a kaluar këtë urë, atëherë të paktën do të ndërtojnë dy të tjera pranë saj, e që kjo dëshirë të përmbushet. Kjo është lëvizje që duhet të mobilizojë diasporën, emocionet e saj radikale, por edhe të mobilizojë zgjedhësit para zgjedhjeve", beson Gogiq.
0 komentet