Rrugë e gjatë deri në shkarkimin e kryekomunarëve, pengim i mundshëm në çdo hap

Knez Lazar
Burim: Kosovo Online

Ndonëse Komisioni Qëndror Zgjedhor Kosovës çeli rrugën për mbledhjen e nënshkrimeve në kuadër të peticionit për shkarkimin e kryekomunarëve në tri komunat e veriut, në fazat pasuese të këtij procesi mund të priten pengesa pikërisht siç ka qenë në fillimin e saj. E gjithë kjo procedurë, sipas bashkëbiseduesve të Kosovo Onlajn, mund të zgjasë deri në gjysmë viti.

Edhe pse qytetarët nga veriu kërkesën për shkarkimin e kryekomunrëve tentuan t’a dorrëzonin ashtu siç është parashikuar në Udhëzimin Administrativ të cilën e pati bërë ministria kosovare e pushtetit vendor se gjithçka nuk do të shkojë mirë, ishte e qartë që më 5 dhjetor kjo u pamundësua në të katër komunat. Momentalisht kërkesat kanë hyrë në procedurë në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok dhe Lleposaviq, ndërsa në Zveçan procesi është i bllokuar pasi iniciuesit ende shëtisin në trekëndëshin komunë-KQZ-ministri për të mos u verifikuar përfundimisht si grupi fillestar që mund të mbledhë nënshkrimet.

Ajo që, siç theksuan bashkëbiseduesit tanë, mund të jetë si pengesë në periudhën e ardhshme është se numri i zgjedhësve në veri sipas regjistrit kosovar nuk është real, kështu që vetëm për këtë nëse do të shkohet deri tek referendumi për shkarkimin e kryekomunarit, do të jetë i nevojshëm numër mjaft i madh i votave “pro” sesa të jenë 50% e numrit real të zgjedhësve. Si rrezik tjetër, shikojnë mundësinë që Gjykata Kushtetuese në çdo moment të thotë se Udhëzimi Administrativ është antikushtetues, çka do të thotë se e gjithë nisma dështon. Tek udhëzimi antikushtetues kujtojmë se e kanë paralajmëruar shumë në Prishtinë, si dhe ish-kryetarja e KQZ Valdete Daka.

Juristi nga Lleposaviqi Vesellin Radoviq, i cili në fillim të dhjetorit dorrëzoi kërkesën për shkarkimin e kryekomunarit Lulzim Hetemi, kryetarin e Kuvendit Komunal të Lleposaviqit, ka thënë për Kosovo Onlajn se beson se firma të mjaftueshme për të dorrëzuar peticionin, mund të mblidhen për 15 ditë nëse jo më shpejt në kohën më të afërt, do të informojë publikun se kur nis mbledhja e tyre.  

“Kërkesa jonë u pranua prej institucioneve kosovare dhe tani hapi tjetër është mbledhja e firmave. Kemi konsultime me faktorë të caktuar relevantë kështu që në kohën më të afërt do të informojmë publikun kur të mbledhin firmat” tha Radoviq.

Ky i fundit theksoi se pas dorëzimit të materialeve për shkarkimin e kryekomunarëve, janë regjistruar si grup iniciues i peticionit.

“Afati për mbledhjen është 30 ditor dhe në atë muaj do të vendosim se kur do të nisim dhe kur do të mbarojmë dorrëzimin e peticionit. Populli është i bashkuar dhe do t’a bëjmë këtë me shumë mundësi për 15 ditë, nëse jo më shpejt” shtoi Radoviq.

Sipas të dhënave nga KQZ, numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në Komunën e Lleposaviqit është 13.441, ndërsa nga ky numër nevojiten 20% e qytetarëve që duhet të nënshkruajnë peticionin çka i bie 2.689. në Komunën e Zubin Potokut numri i qytetarëve me të drejtë vote është 6.732, kështu që 20% e zgjedhësve në këtë komunë i bie të jetë 1.347, ndërsa në Mitrovicën e Veriut numri i zgjedhësve është 18.199, ose 20% e tyre që përbëjnë 3.640 zgjedhës, ka thënë më herët zëdhënësi i KQZ Valmir Elezi. 

Menaxherja programuese e organizatës joqeveritare Iniciativa e re Shoqërore Milica Andriq Rakiq, megjithatë thotë për Kosovo Onlajn se mbledhja e 20% e firmave për vënien në lëvizje të peticionit është veçse hapi i parë dhe se shumë më e komplikuar është ajo që vjen më pas, pra referendum vendor në të cilën për shkarkim duhet të votojnë 50% e zgjedhësve që janë në lista, në kushtet kur numri i zgjedhësve sipas regjistrit kosovar është “i fryrë".

“Sipas ligjit të pushtetit vendor, 20% e nënshkruesve është veçse ai hapi i parë e pas kësaj, duhet të organizohet edhe referendum vendor në të cilin 50% e zgjedhësve në lista të mund të votojnë për shkarkimin e kryekomunarit. Ky mund të jetë hap kompleks, ku vështirë të arrihet, jo vetëm si pasojë e kushteve në të cilat jemi dhe tensioneve të mëdha politike, por edhe si pasojë e asaj fryrjeje të numrit të zgjedhësve që rezultojnë në lista” bën të ditur Andriq Rakiq.

Sipas regjistrit kosovar në komunat në veri, ka 45.000 zgjedhës dhe siç thotë vetë Andriq Rakiq ky numër nuk është real.  

“Vetëm në raport me listën e votuesve sërbë, ka 10.000 më shumë. Në listën e zgjedhësve sërbë kemi pasur në zgjedhjet e fundit rreth 35.000. është e qartë që këto numra janë të ’tejfryrë’ dhe për të shkuar realisht tek 50%, do të duhej të votonin 70-80% e zgjedhësve që të shprehin të drejtën e tyre të votës. Kjo është shumë e komplikuar të kryhet” ka thënë ajo.  

Përsa i përket vonesës së dukshme të institucioneve kosovare me procesin e shkarkimit, bashkëbiseduesja jonë thotë se afatet janë shkelur dhe se ndërprerja fillestare ka ardhur për shkak të mosnjohjes së procedurës nga ana e zyrtarëve dhe institucioneve vendore.

“Kjo është procedurë e re, por nuk është e mjaftueshme për ato që kemi parë vetëm në nisje të iniciativës-refuzimi për të paraqitur kërkesën e më pas disa kërkesa të vogla që në informacionin për nisjen e peticionit të shkruhet se kujt i drejtohet apo diçka e përafërt. Këto thjesht nuk janë detyrime të qytetarëve dhe kjo nuk duhej të kishte shkaktuar vonesë nga siç më duket, disa ditë” thotë Andriq Rakiq.

Kjo e fundit paralajmëron se procesi shkon mjaft ngadalë sesa ç’duhej.

„Pjesë e kësaj është mosnjohja e procedurave nga ana e zyrtarëve vendorë dhe ka mundësi që ana tjetër të jetë zvarritja e vetëdijshme e procesit nga ana e institucioneve kosovare, konkretisht Ministria e Administratës dhe Vetëqeverisjes Vendore. Nuk besoj se KQZ do t’a politizojë tej mase këtë proces pasi sapo u krijuan kushtet që procedura të shkojë në KQZ, disa gjëra ndodhën më shpejt, por është evidente se ky do të jetë proces i komplikuar dhe do të zgjasë derisa kur duhet. Vlerësimi i bashkësisë ndërkombëtare edhe para nisjes së procesit ishte se në kushte ideale, do të duheshin rreth 180 ditë që ajo procedurë të kryhet nga fillimi deri në fund”, theksoi Andriq Rakiq.

Siç thotë kjo e fundit egziston ideja që të dy palët të gjenden në gjysmën e rrugës kështu që kryekomunarët pas mbledhjes së 20% të nënshkrimeve u ngelet të japin veçse dorëheqjen. "Por, a do të ndodhë kjo, është pikëpyetje e madhe, dhe kjo është mënyra në të cilën kjo mund të zvarritet. Pas këtyre 30 ditëve që kanë nisur të rrjedhin, së paku në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe në kuadër të të cilave duhet të mblidhen ai 20% i nënshkrimeve dhe në rast se pas kësaj nuk shkohet tek dorëheqjet, por kërkesë për të shkuar në referendum vendor, në këtë rast kjo mund të zgjasë deri në mes të vitit", përmbyll Andriq Rakiq.

Koordinatori i Konventës Kombëtare rreth kapitullit të 35 të BE Dragisha Mijaçiq thotë se mbledhja e nënshkrimeve në kuadër të peticionit për shkarkimin e kryekomunarëve në veri të Kosovës, do të jetë formë presioni ndaj pushtetit në Prishtinë për organizimin e zgjedhjeve të reja, por nuk beson se kjo do të ndodhë në të ardhmen e afërt. Siç thotë ai për Kosovo Onlajn dhe hapi i parë për nisjen e peticionit është pranuar me vullnet të rëndë dhe me shumë mundësi hapi i radhës do të shoqërohet me pengesa të ndryshme.

“Pyetja është edhe nëse Udhëzimi Administrativ për procedurën e inicimit të peticionit i nxjerrë nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale është në përputhje me Kushtetutën apo jo, kështu që një nga pengesat mund të jetë edhe që Gjykata Kushtetuese në ndonjë proces të tregojë se udhëzimi është jokushtetues dhe se për rrjedhojë, iniciativa dështon”, thotë Mijaçiq.

Ky i fundit thotë se sërbët në veri janë organizuar nëpër komuna për të mbledhur nënshkrime, por mbetet të shihet se si do të pranohet kjo në Prishtinë.

“Ka shumë nga këto që janë për momentin në rendin e ditës, kështu që me shumë mundësi do të ketë pengesa të ndryshme teknike, administrative e ligjore që të mos shpallen zgjedhjet në komunat e veriut në të ardhmen parashikuese”, thotë bashkëbiseduesi ynë.

I pyetur se sa kuptim kanë zgjedhjet për kryekomunarët nëse nuk ka zgjedhje të reja edhe për kuvendet komunale, pra për këshilltarët, Mijaçiq thotë se sigurisht që do të ishte mirë që të organizohen zgjedhje edhe për kryetarë komunash edhe për këshilltarë dhe se mund të egzistojë ndonjë mundësi që të organizohen edhe zgjedhje të përgjithshme.

Mirëpo, siç thekson ai, kjo nuk do të thotë asgjë nëse nuk ka formim të BKS për të cilën janë të interesuar sërbët nga veriu i Kosovës dhe nga pjesët tjera të Kosovës. Negociatat për formimin e BKS, beson ai, mund të jenë më të rëndësishme se organizimi i vetë zgjedhjeve.

“Ajo që është më e rëndësishmja në këtë moment është se qeveria kosovare të zbatojë konkluzionet e Komisionit Europian nga 3 qershori, të cilat kërkojnë largimin e kryekomunarëve nga godinat komunale dhe njësive policore. Do të doja t’ju kujtoja se BE ka futur një lloj masash ndëshkuese ndaj Kosovës sepse ajo nuk ka ndryshuar”, thekson Mijaçiq.

Sipas procedurës që parashikohet me Udhëzimin Administrativ, afati për mbledhjen e nënshkrimeve për dorrëzimin e peticionit është 30 ditë nga dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm. Nënshkrimet e mbledhura më pas i dorëzohen kryesuesit të Kuvendit Komunal, i cili është i detyruar t'ia përcjellë në afat prej pesë ditësh KQZ e cila vërteton listën e nënshkrimeve dhe pas verifikimit informon kryetarin e Kuvendit Komunal dhe Ministrinë e Administratës dhe Vetëqeverisjes Vendore. Nëse pas verifikimit vërtetohen nënshkrimet e atyre që nuk janë zgjedhës të regjistruar në një komunë të caktuar, nënshkrimet e tyre do të jenë të pavlefshme.

Nëse konstatohet se peticioni nuk është përkrahur nga së paku 20% e numrit të zgjedhësve të regjistruar, iniciativës qytetare i jepet mundësia që brenda dhjetë ditësh t’a plotësojë kërkesën me nënshkrime shtesë. Kur konstatohet se kërkesa mbështetet nga të paktën 20% e zgjedhësve, organizohet votimi për shkarkimin e kryekomunarit nga ky funksion.

Kryekomunarët aktualë në katër komunat, kujtojmë janë zgjedhur në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023. Në Mitrovicën e Veriut u zgjodh Erden Atiq, në Lleposaviq Lulzim Hetemi, në Zveçan Ilir Peci, ndërsa në Zubin Potok Izmir Zeqiri. Zgjedhjet u bojkotuan nga sërbët dhe në qendrat e votimit dolën rreth 3,5% e zgjedhësve.