India po kthehet në Ballkan
Shkruar për Kosovo onlajn: Zhelko Shajn
Pas Sërbisë dhe Maqedonisë së Veriut, Nju Delhi forcon prezencën në rajon në kohën e lindjes së rendit të ri multipolar.
Vizita e presidentes së Republikës së Indisë Droupadi Murmu në Maqedoninë e Veriut paraqitet më shumë sesa ngjarje protokollare shtetërore. Pas Sërbisë, Maqedonia e Veriut u bë shteti i dytë që lindi pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë që vizitoi presidentja e Republikës së Indisë çka tregoi për Nju Delhin se Ballkani Perëndimor sërish zë vend domethënës në strategjinë e vet të politikës së jashtme.
Kjo vizitë vjen në momentin kur rendi ndërkombëtar po ndryshon me shpejtësi. Lufta në Ukrainë, konfliktet në Lindjen e Mesme, tensionet në rritje në rajonin Indo-Paqësor dhe ndarja gjithnjë e më e theksuar e botës kontribuan në forcimin e qendrave të reja të pushtetit. Sot, India, si një nga ekonomitë më të mëdha në botë dhe një nga vendet kryesore të BRIKS, shihet gjithnjë e më shpesh si një nga aktorët kyç në botën multipolare në zhvillim.
Në dallim nga ndarjet në bllok nga koha e Luftës së Ftohtë, Nju Delhi ndjek politikë strategjike autonome. Mban marrëdhënie të ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zhvillon bashkëpunim me Unionin Europian, njëkohësisht ruan partneritetin tradicional me Rusinë dhe thellon lidhjet me vendet e Jugut Global. Pikërisht politikë e tillë i lejon Indisë që sot të jetë një nga aktorët ndërkombëtarë më me ndikim.
Ndaj as zgjedhja e Ballkanit nuk është rastësore. Rajoni sërish ndodhet në udhëkryqin e interesave të fuqive të mëdha, ndërsa shtetet e Ballkanit Perëndimor përpiqen të tërheqin investime, të zhvillojnë infrastrukturën dhe forcojnë pozitën e tyre ndërkombëtare. India në të shikon hapësirë për bashkëpunim afatgjatë politik, ekonomik, teknologjik e kulturor.
Simbolikë të veçantë mban fakti që pas Sërbisë, pikërisht Maqedonia e Veriut ishte stacioni i radhës e presidentes së Indisë. Çka Nju Delhi tregoi që marrëdhëniet me shtetet e dala nga shpërbërja e ish Jugosllavisë, dëshiron t’i zhvillojë individualisht, por edhe të rivendosë lidhjet historike të krijuara qysh nga koha e Lëvizjes së të Paangazhuarve.
Mesazhi më i madh i kësaj vizite nuk u përcoll vetëm përmes bisedave zyrtare mes dy presidentëve, por përmes simbolikës.
Presidentja Droupadi Murmu i dhuroi Shkupit bustin e Mahatma Gandit. Në qytetin ku lindi Shënjt Nënë Tereza, kjo dhuratë merr kuptim që kapërcen protokollin diplomatik. Gandi simbol i mosdhunës dhe luftës për liri, dhe Nënë Tereza, e cila pikërisht në Indi përmbushi misionin e jetës së saj dhe u bë një simbol universal i njerëzimit, i lidhën dy vendet në një mënyrë që asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk mund t’a arrinte.
Ky akt ka dhe mesazh të thellë historik. India në kohën e Xhavaharlal Nehru, ishte një nga themelueset e Lëvizjes së të Paangazhuarve së bashku me Josip Broz Titon, Gamal Abdel Naserin dhe burra të tjerë shteti. Sot, në kushtet e shfaqjes së botës shumëpolare, Nju Delhi sërish afirmon parimet që prej dekadash ishin pjesë e politikës së saj të jashtme-autonomi strategjike, dialog, respekt për sovranitetin dhe integritetin territorial të shteteve dhe zgjidhje paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare.
Pikërisht tek kjo qëndron simbolika e veçantë e kësaj vizite. Gandi përfaqëson filozofinë e mosdhunës, Nehru vizionin e burrështetasit për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe Nënë Tereza njerëzimin universal. Trashëgimia e tyre dhe sot lidh Indinë dhe Ballkanin përmes vlerave që tejkalojnë politikën-paqja, dialogu, dinjiteti njerëzor dhe respekti i ndërsjelltë.
Gjatë bisedës mes dy presidentëve, u konfirmua gatishmëria për forcimin e bashkëpunimit në fushën e teknologjisë së informacionit, inteligjencës artificiale, farmacisë, bujqësisë, turizmit, arsimit, shëndetësisë dhe investimeve. U shkëmbyen opinione dhe për çështjet aktuale ndërkombëtare, nën theksin e rëndësinë së respektimit të së drejtës ndërkombëtare, integritetit territorial dhe sovranitetit të shteteve, si dhe nevojën për zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve dhe reformimin e Kombeve të Bashkuara.
Pas Sërbisë dhe Maqedonisë së Veriut, bëhet e qartë se India në Ballkanin Perëndimor nuk kërkon pikë politike afatshkurtra. Strategjia e saj bazohet në prani afatgjatë përmes ekonomisë, kulturës dhe diplomacisë, duke u mbështetur në lidhjet historike qysh nga koha e Lëvizjes së Paangazhuarve por duke i përshtatur me sfidat e shekullit XXI.
Peshë të veçantë e kësaj vizite jep fakti që India sot nuk është vetëm shteti më i populluar në botë dhe një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë, por edhe një nga aktorët kyç të BRIKS dhe kandidat për vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Si vend që kërkon të ndërtojë ura mes Perëndimit, Rusisë dhe shteteve të Jugut Global, India rolin e vet ndërkombëtar e bazon tek parimet e autonomisë strategjike, respektit për sovranitetin dhe integritetin territorial të shteteve, si dhe zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve. Pikërisht për këtë arsye, prania e saj më intensive në Ballkanin Perëndimor, paraqet pjesë e strategjisë më të gjerë të politikës së jashtme që dëshiron që në rajon të jetë më e njohur jo vetëm si partner ekonomik, por dhe si bashkëbisedues i rëndësishëm gjeopolitik në kohën e formimit të përshpejtuar të rendit të ri ndërkombëtar multiolar.
Në kohën kur bota kërkon ekuilibër të ri mes fuqive të mëdha, India përpiqet të tregojë se ndikimi i saj ndërkombëtar nuk do të mbështetet vetëm tek fuqia ekonomike e ushtarake, por dhe në trashëgiminë qytetëruese që përfaqësuan Mahatma Gandi, Javaharlal Nehru dhe Nënë Tereza. Pikërisht ndaj busti i dhuruar i Mahatma Gandi në Shkup përfaqëson shumë më tepër sesa dhuratë shtetërore-ajo simbolizon kthimin e Indisë në Ballkan dhe mesazhin se urat e përhershme mes popujve ndërtohen përmes kulturës, historisë, respektit të ndërsjelltë dhe vlerave universale të paqes dhe njerëzimit.
0 komentet