Vuçiq: Mirënjohje Çekisë për mbështetjen në rrugën europiane të Sërbisë; Babish: Sërbisë vend në Shengen dhe BE
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq i shprehu sot mirënjohje kryeministrit Andrej Babish për mbështetjen e Çekisë në rrugën europiane të Sërbisë. Kryeministri i Çekisë Andrej Babish theksoi se nuk e kupton se përse Sërbia dhe Ballkani Perëndimor nuk janë pjesë e hapësirës Shengen, si dhe as përse nuk përpiqet BE që vendet e rajonit të anëtarësohen në të.
Vuçiq, në konferencën e përbashkët për gazetarë, theksoi se sërbët dhe çekët i lidh histori e mrekullueshme.
"Kemi fituar mjaft përmes miqësisë, jo rrallë kemi parë modele dhe mësuam nga çekët. Përherë kemi pasur marrëdhëniet më të ngushta dhe kemi fituar shumë nga çekët e famshëm", tha Vuçiq.
Vuri në dukje se sot marrëdhëniet mes dy vendeve janë në nivel të jashtëzakonshëm dhe se miqësia reflektohet jo vetëm në marrëdhënie të mira politike, por dhe në marrëdhënie të mira ekonomike që rriten me shkëmbime tregtare.
"I jam mirënjohës kryeministrit Babish dhe Çekisë për mbështetjen e Sërbisë në rrugën e saj drejt BE. Unë jam si person racional dhe realist, duke ditur se si po shkojnë gjërat në BE dhe duke kuptuar pozitën e liderëve europianë, thashë se për Sërbinë më e rëndësishmja është të jetë pjesë e tregut unik, të kemi kufij të hapur në rajon dhe ndaj shteteve anëtare të BE. Ky do të ishte sukses i madh. Që Sërbia të mos varej nga fondet e huaja, nga fakti nëse do të kishte komisioner apo të vendoste veto diku. Na intereson përparimi ekonomik. Jam i kënaqur me ritmin e përparimit tonë", tha Vuçiq.
Në veçanti, tha, është veçanërisht i kënaqur me shkallën dukshëm të lartë të rritjes në Sërbi, sesa niveli i BE për të tretin vit radhazi.
"Besoj se kryeministri Babish qëndron në pikëpamje të ngjashme, se do të ishte mirë të punonim gjëra pragmatike që janë në interes të BE, kandidatëve nga Ballkani Perëndimor dhe pjesë të tjera të kontinentit", tha Vuçiq.
Ky i fundit precizoi se bashkëpunimi ekonomik, pra niveli i shkëmbimit tregtar mes dy vendeve për 12 vite është rritur pothuajse gjashtë herë nga 430 milionë në 2.4 miliardë euro.
Ai shtoi se biseduan dhe për investimet, bashkëpunimin mes dy vendeve në fusha të tjera, sikurse bashkëpunimi tekniko-ushtarak.
"Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtësisht", tha Vuçiq me mirënjohje për vendimin e Çekisë për të marrë pjesë në ekspozitën Ekspo 2027 në Beograd.
Babish: Sërbia vend në Shengen dhe në BE
Kryeministri i Çekisë Andrej Babish theksoi se nuk e kupton përse Sërbia dhe Ballkani Perëndimor nuk janë pjesë e hapësirës Shengen, as përse BE nuk kërkon të pranojë vendet e rajonit në anëtarësim.
"Nuk e kuptoj përse BE nuk tenton të zgjerojë hapësirën Shengen në mbarë Ballkanin Perëndimor, përfshirë Sërbinë. Shumë herë e kam mbështetur këtë. Nuk e kuptoj përse Sërbia nuk është në Shengen", theksoi Babish.
Ai vuri në dukje se është paradoksale që disa vende të Shengenit mbrojnë keq kufirin nga migrimi ilegal nga vendet që nuk janë pjesë e asaj marrëveshjeje.
"E njëjta histori dhe me BE. Në vend që BE të përpiqet të pranojë Sërbinë dhe Ballkanin Perëndimor në anëtarësim, kemi histori të pafundme që vazhdon prej dekadash. Fatkeqësisht, askush në Këshillin e BE nuk thotë se përse nuk i dëshiron këto vende. Sërbia ka mbështetjen tonë. Sigurisht, zgjerimi është i rëndësishëm për BE veçanërisht në kohën kur flasim për luftë në vend të paqes", tha Babish.
Ai theksoi se bashkëpunimi mes Çekisë dhe Sërbisë është i shkëlqyer dhe se egzistojnë shumë projekte.
Kujtoi se hera e fundit që vizitoi Sërbinë ishte në vitin 2021, kur Europa po luftonte me COVID dhe se Sërbia ishte atëherë ndër më të mirat në atë luftë.
"Atëherë presidenti i Sërbisë dhuroi 100,000 vaksina për Çekinë në momentin kur ishim brenda BE që nuk na ndihmoi, luftuam për vaksina. Gjëra të tilla nuk harrohen", tha Babish.
Theksoi se është i kënaqur me biznesin e kompanive çeke në Sërbi, si dhe me të dhënat se tregtia mes dy vendeve arrin në 2.4 miliardë euro.
Shtoi se mezi priste pjesëmarrjen e Çekisë në Ekspozitë.
"Mezi presim asistimin në Ekspo, veçanërisht sepse na ofroni vend të shkëlqyer. Mendoj se kjo do të jetë ngjarje e shkëlqyer për Sërbinë dhe gjithë ne", theksoi Babish.
Vuçiq: Ndryshim i rëndësishëm në dëshirën e SHBA për t’a trajtuar Sërbinë ndryshe, faleminderit për këtë
Duke i’u përgjigjur pyetjes së gazetarit në lidhje me nisjen e dialogut strategjik me SHBA, Vuçiq tha se Sërbia këtë dialog sapo e ka nisur dhe se kjo sigurisht është gjë e rëndësishme për vendin.
"Kjo është temë komplekse dhe vëmendje i’u kushtua nivelit simbolik, ndërsa pak njerëz hynë në thelb. Ka gjëra që nuk janë të thjeshta, as të lehta, rreth të cilave duhet të ketë debat, por e rëndësishme është ndryshim në dëshirën e SHBA për të trajtuar Sërbinë në mënyrë tjetër. Jemi mirënjohës për këtë dhe të gatshëm të bisedojmë. Si vend i vogël por i lirë, ndërmarrim dialog të tillë në përputhje me interesat tona, respektuar forcën e Amerikës dhe pozitën e saj në botë", tha Vuçiq.
Ky i fundit shkroi në Instagram se pati bisedë të mirë me Andrej Babish rreth mundësive për përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik mes Sërbisë dhe Çekisë, me theks të veçantë në lidhjen e kompanive, mundësitë e reja investuese dhe forcimin e lidhjeve ekonomike mes dy vendeve.
"Shkëmbyem opinione dhe rreth rrugës europiane të Sërbisë, si dhe nevojën për përgjigje të përbashkët ndaj sfidave të migracionit ilegal me bindjen se përgjegjësia, koordinimi i mirë dhe bashkëpunimi janë me rëndësi kyçe për ruajtjen e stabilitetit", tha presidenti i Sërbisë.
Vuçiq theksoi se e falënderoi edhe një herë Babishin për konfirmimin e pjesëmarrjes së Çekisë në Ekspo 2027, i bindur, sikurse tha, se kjo ekspozitë botërore do të jetë mundësi për të prezantuar inovacione, për të lidhur ekonominë dhe për hapjen e mundësive të reja për projekte të përbashkëta.
Kryeministri i Çekisë, Andrej Babish, mbërriti mbrëmë për vizitë në Sërbi dhe u prit në aeroportin "Nikola Tesla" të Beogradit nga Zv. Kryeministrja e Sërbisë dhe ministrja e Ekonomisë Adrijana Mesaroviq.
Në prag të ardhjes në Beograd, Babish u tha gazetarëve çekë se Sërbia sigurisht ka vend në Bashkimin Europian dhe se ai po vjen me mision ekonomik dhe se nuk do t'i zgjidhë çështjet e Kosovës dhe marrëdhëniet mes Sërbisë dhe Kroacisë me presidentin Aleksandar Vuçiq të cilat, siç tha duhet të zgjidhen në nivelin më të lartë të BE.
0 komentet