Unmik për shembjen e objekteve në Ujman: Jemi në kontakt me të gjitha palët relevante

UNMIK logo na belom
Burim: Ilustracija

Po ndjekim nga afër zhvillimet që lidhen me prishjen e objekteve në Liqenin e Ujmanit dhe jemi në kontakt me të gjitha palët relevante, përfshirë personat e prekur, për të kuptuar më mirë situatën, sipas përgjigjes së UNMIK për Kosovo Onlajn.

Siç thuhet më tej në përgjigjen e UNMIK, ky mision do të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimin e situatës.

"Vërejmë se kjo situatë mund të ndikojë tek personat e prekur dhe i inkurajojmë të gjitha palët përkatëse të angazhohen konstruktivisht, në përputhje me parimet e proporcionalitetit dhe mosdiskriminimit, me respekt të plotë dhe zbatim të vazhdueshëm të kuadrit ligjor në fuqi", thuhet në përgjigjen e UNMIK

Makineri të rënda mbërritën këtë mëngjes rreth orës 07:30 të mëngjesit në bregun e Liqenit të Ujmanit, ku nisi prishja e 11 objekteve.

Ndërkaq të shtunën, afati 15-ditor që pronarët e objekteve morën nga kompania "Ibar-Lepenac" për të liruar pronën, të cilën kompania pretendon se është pronë e saj, skadoi.

Me këtë rast, Zyra për Kosovën e Metohi njoftoi në një deklaratë se prishja me dhunë e objekteve në Liqenin e Ujmanit të cilat kanë qenë në pronësi të sërbëve për dekada, është akt i ri i paligjshmërisë dhe terrorit nga Albin Kurti dhe është kryer pa asnjë vendim gjykate, i paligjshëm dhe i turpshëm, me qëllim hakmarrjeje ndaj sërbëve.