LBP kërkon që dhe Kuvendi Komunal i Herceg Novit të diskutojë për tërheqjen e njohjes së Kosovës

Dragana Savić PNP Herceg Novi
Burim: PNP

Sekretarja e Këshillit Egzekutiv të Lëvizjes së Besimit Popullor (PNP) në Herceg Novi Dragana Saviq i bëri thirrje kryetarit të Parlamentit Komunal të Herceg Novit dhe gjithë këshilltarëve të klubeve, të mundësojnë që në rendin e ditës të parlamentit vendor të gjendet iniciativa për anulimin e vendimit për njohjen e Kosovës, pasi kështu u vendos sot dhe u miratua dhe nga këshilltarët në Plevlë dhe më herët dhe në Zetë.

Sikurse informon portali podgoricar Adrija, Saviq vlerësoi se për këtë temë duhet të shprehen dhe këshilltarët e Kuvendit Komunal të Herceg Novit.

Sikurse tha, sipas rezultateve zyrtare të rregjistrimit të fundit të popullsisë, sërbët përbëjnë 48,34% të popullsisë së Herceg Novit dhe paraqiten si komuniteti kombëtar më i madh në numër në këtë komunë.

“Pikërisht nga kjo besojmë se fjala është për çështje që për një numër të madh qytetarësh ka domethënie të veçantë shoqëror e kombëtar dhe që meriton diskutim të hapur në parlamentin vendor. Lëvizja e Besimit Popullor beson se qytetarët e Herceg Novit kanë të drejtën që të dinë se çfarë qëndrimi kanë për këtë çështje përfaqësuesit e tyre të zgjedhur. Publiku ka të drejtën që të dëgjojë argumente, të ndjekë diskutimet dhe të shikojë sesi çdo këshilltar do të shprehet për këtë çështje”,tha Saviq.

Kjo e fundit theksoi se nëse këshilltarët në komunat e tjera do të kenë mundësinë që kjo temë të diskutohet dhe të zërë publikisht qëndrim politik, nuk egziston arsye që e njëjta mundësi t’u ofrohet dhe këshilltarëve të Herceg Novit.

“Ndaj i bëjmë thirrje kryetarit të Kuvendit Komunal të Herceg Novit dhe mbarë këshilltarëve të klubeve, të mundësojnë që kjo temë të vendoset në rendin e ditës dhe për të, të ndërmerret diskutim i hapur. Herceg Novi përherë ka qenë qytet i mendimit të lirë dhe dialogut të hapur”, tha Saviq.

Kjo e fundit shtoi se asnjë temë me rëndësi për qytetarët nuk duhet të përjashtohet nga diskutimi publik dhe as përfaqësuesit e zgjedhur legjitimisht nuk duhet të lihen pa mundësinë për të shprehur pikëpamjet e tyre rreth saj.

"Demokracia nuk nënkupton vetëm e drejta e qytetarëve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre, por dhe e drejta e qytetarëve të dinë sesi shprehen përfaqësuesit e tyre për çështje me rëndësi publike e kombëtare", tha Saviq ndërsa e përcjell këtë portali podgoricar Adria.