Ambasada Gjermane e shqetësuar për pranimin e dorëheqjeve të prokurorëve sërbë të cilat janë tërhequr
Burim: Ilustracija
Ambasada Gjermane në Prishtinë deklaron për Kosovo onlajn se përshëndet tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve, prokurorëve dhe personelit administrativ sërb duke shprehur njëkohësisht shqetësimin për pranimin e dorëheqjeve që u tërhoqën më herët.
Ambasada Gjermane në Prishtinë vlerësoi në përgjigjen dhënë Kosovo onlajn se Kosova, si shoqëri shumëetnike, duhet të sigurojë që sistemi i saj gjyqësor të pasqyrohet me diversitetin etnik.
“Ri-ntegrimi i personelit gjyqësor paraqet hap kyç në përputhje me ligjet e Kosovës dhe marrëveshjet e arritura përmes dialogut” bëhet e ditur në përgjigjen e Ambasadës.
Sikurse theksohet, ndan qëndrimin e Unionit Europian që më herët sot u shpreh për këtë rast.
“Përshëndesim tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve, prokurorëve dhe personelit administrativ nga komuniteti sërb. Ndajmë shqetësimin me Unionin Europian për pranimin e dorëheqjeve që ishin tërhequr” thuhet nga Ambasada Gjermane në Prishtinë.
0 komentet