Zbatim ligjor apo “spastrim etnik i avashtë”-çfarë u ndodh sërbëve në Kosovë?

Život Srba na Kosovu
Burim: Kosovo Online/Ilustracija

Nga Prishtina këmbëngulin se po zbatojnë ligjet dhe se gjithçka është në të mirë të rendit. Më larg prej tyre, eksperti për Ballkanin nga Grupi i Krizave Ndërkombëtare Marko Prelec, situatën e përshkruan si "spastrim etnik të avashtë". Veprimet e njëanshme dhe reagimet e buta të bashkësisë ndërkombëtare gjithmonë e më seriozisht po rrezikojnë mbijetesën e sërbëve në Kosovë, paralajmërojnë bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn.

Shkruar nga: Gjorgje Baroviq

“Dorrëzuam listë me 50 lëvizje konkrete eskaluese të Prishtinës dhe treguam shkallën e persekutimit të sërbëve në K&M nga ana e institucioneve të Prishtinës dhe policisë kosovare”, tha vetëm pak ditë më parë drejtori i Zyrës për K&M, Petar Petkoviq pas takimit në Bruksel me ndërmjetësuesin e ri europian për dialog Peter Sorensen.

Tha se Sorensenit i’u vu në dukje shkalla e persekutimit të sërbëve në Kosovë nga ana e institucioneve të Prishtines dhe policisë kosovare.

Më herët, duke reaguar ndaj pretendimit të kryenegociatorit të Prishtinës Besnik Bislimi, për privilegje të shumta për sërbët në Kosovë, Petkoviq kujtoi se deri më tani janë regjistruar më shumë se 600 sulme ndaj sërbëve, se gjashtë prej tyre janë qëlluar, se policia kosovare keqtrajton fëmijët sërbë, dhunshëm mbyllen institucionet sërbe dhe u merret peng prona.

“20% e sërbëve kanë braktisur veriun si rrjedhojë e terrorit të Kurtit”, tha Petkoviq.

Duke përshkruar situatën aktuale për komunitetin sërb në Kosovë, eksperti për Ballkanin nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave Marko Prelec, përdori termin "spastrim etnik i avashtë".

“Kjo nuk do të më sjellë miq as në Kroaci as dhe në Kosovë, por Albin Kurti me të vërtetë më kujton presidentin e ndjerë kroat Tugjman, gjithashtu nacionalist i majtë. Kjo dhunë pothuajse ligjore, paraqet një lloj spastrimi etnik ‘të avashtë’, që ka për qëllim jo të eliminojë pakicën, por t’a margjinalizojë”, shkroi Prelec në rrjetin social “X”.

(Sh)përdorimi i institucioneve

Ndërkaq për docentin e Fakultetit Juridik në Universitetin e Mitrovicës së Veriut Dushko Qelliq, “spastrim etnik i avashtë” nuk është fjala e duhur.

Si term mjaft i goditur do të ishte “diskriminim sistematik”.

"Nuk do t’a etiketoja politikën e Albin Kurtit, politikë të spastrimit të avashtë. Kjo është fjalë mjaft e butë. Nuk është fjala për spastrim etnik të avashtë, këtu fjala është për një diskriminim sistematik me elementë të persekutimit etnik, si dhe me elementë të apartejdit. Sepse, nëse ju keni institucione nga Prishtina që selektivisht zbatojnë ligjin varësisht nëse është sërb apo shqiptar, apo nuk e zbatojnë fare, nëse keni abuzim të institucioneve si policia, prokuroria, gjykatat, nëse keni një sulm masiv ndaj të drejtave pronësore, ndaj të drejtës së shprehjes dhe manifestimit në publik, atëherë vështirë se mund të flasim për ndonjë lloj spastrimi etnik të avashtë. Këtu bëhet fjalë për një lloj diskriminimi shumë, shumë i hapur që ngjason gjithnjë e më shumë me apartejdin", tha Çelliq për Kosovo onlajn.

Thekson se Prelec ka të drejtë dhe se egzistojnë paralele të qarta të pozitës së sërbëve në Kosovë pas 1999 me pozitën e komunitetit sërb në Kroaci pas luftës së 1995, veçanërisht kur është fjala për të drejtën pronësore.

"Në Kroaci, më shumë se 22,000 të drejta të apartamenteve u janë marrë sërbëve. Një lloj raporti të përafërt kemi dhe kur bëhet fjalë për pronën, apartamentet e sërbëve në Kosovë e Metohi. Tashmë shikojmë të njëjtën të drejtë të pengmarrur të apartamenteve të refugjatëve të dyfishtë në Lleshkë, në Lleposaviq. Krahasuar me legjislacionin e Kroacisë me atë që mund ta quajmë përkohësisht legjislacion në Prishtinë, mund të shikojmë se egziston një lloj jo vetëm në ngjashmëri, por dhe logjistikë kur është fjala për raportin ndaj sërbëve", thotë Çelliq.

Ky i fundit shton se zyrtarët politikë të Prishtinës kurrë nuk kanë heshtur se kanë "shërbime këshillimore në Zagreb" dhe se kjo shikohet sot.

I pyetur se sa do ta përmirësonte formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe statusin e komunitetit sërb, Çelliq është pesimist. Shprehet se formati që është dakordësuar në Bruksel, nuk ka më "atë forcën dhe fuqitë egzekutive" që mund t'u ofronte sërbëve siguri dhe paqe.

"Sidomos në kontekstin e asaj çka Kurti ka bërë në dy vitet e fundit. Pra, ai përmes sistemit i dha kuptim të plotë sistemit të vetëqeverisjes vendore aty ku sërbët janë shumicë. U mori një pjesë të mirë të kompetencave dhe me një pjesë të kompetencave e shpërdoroi në mënyrë të tillë që tani shqiptarët, shumica e tyre, janë në pushtet në veri në vetëqeverisjen vendore. Një pjesë të mirë të institucioneve sërbe për të mos thënë shumicën, i mbylli. Ky presion po vazhdon ende dhe më duket se edhe në këtë moment teorikisht parë për së gjalli atë Bashkësinë e Komunave Sërbe, atëherë tashmë sot do të mund të thoshim lirshëm që kjo gotë ka qenë guaskë pa përmbajtje”, beson Çelliq.

Ky i fundit zgjidhjen e shikon tek gjetja e "autonomisë përmbajtësore" për komunitetin sërb në Kosovë.

"Mendoj se është momenti i fundit për të gjetur ndonjë mekanizëm të ri për mbrojtjen e të drejtave kolektive dhe personale të sërbëve në Kosovë e Metohi, i cili do të kishte të gjitha elementet e autonomisë përmbajtësore në raport me Prishtinën. Pa këtë, pa institucione autonome sërbe në Kosovë e Metohi, sërbët nuk do të mund t'i mbijetojnë kësaj politike etnocentriste të Kurtit dhe trembem se as ndonjë qeveri tjetër e ardhshme në Prishtinë nuk do ta bëjë këtë", shpreh bindjen Çelliq.

Iluzioni i bashkëjetesës

Bashkëpunëtori i Qendrës për Stabilitet Social, Sërgjan Barac, thotë se më dëmtuese çka para syve të bashkësisë ndërkombëtare, është vazhdimi i proçesit në të cilën sërbëve u pamundësohet “madje dhe iluzioni i bashkëjetesës apo jetës normale” në Kosovë.

Prej këtej, tha ai, “spastrimi etnik i avashtë" është konstant në Kosovë.

"Në jetën e përditshme, përcillet mesazhi se sërbëve nuk do t’u mundësohet jetë normale. Shembull konkret i kësaj është kur maturanti ynë i cili atë ditë festonte, krenar për mbarimin e shkollës-pjesë e rëndësishme e jetës, u keqtrajtua nga policia. Ky nuk është mesazh për të, ky është mesazh për mbarë sërbët se kurrë nuk do të kenë jetë normale dhe nuk do të jetë e mundshme në Kosovë e Metohi", tha Barac për Kosovo onlajn.

Beson se në Kosovë është bërë “konstante” që sërbët po përballen me “planin e spastrimit etnik".

"Pjesë e planit të spastrimit etnik një nga një, është përjashtimi i sërbëve dhe se atyre në këtë mënyrë u pamundësohet çdo lloj iluzioni bashkëjetese apo jete normale. Mbyllja e institucioneve, bastisja e kopshteve, shkollave... Të gjitha këto janë mënyra për të përcjellë mesazhe të qarta se cili është qëllimi i tyre dhe cila është politika dominuese", preçizoi Barac.

Beson se fjala është për politikë konsistente të Prishtinës.

"Emrat ndryshojnë aty: Albin Kurti, Vjosa Osmani... mund të ketë dikush të tretë ose të pestë, por thelbi është i njëjtë. Ata u përcjellin një mesazh konsistent sëbëve: 'Ne do të vazhdojmë t'ju dëbojmë nga këto vise'", preçizoi ky hulumtues.

Zgjidhja është, shpreh bindjen ai, tek ndryshimi i qasjes së bashkësisë ndërkombëtare ndaj problemeve me të cilat përballet komuniteti sërb në Kosovë.

"Nëse bashkësia ndërkombëtare do të dëshironte me të vërtet, këtë do të mund t’a bënte. E para-'përgjigjësi i parë' duhet të jetë KFOR, i dyti EULEKS dhe e treta policia kosovare. Ky do të ishte shembulli i parë ku bashkësia ndërkombëtare do të tregonte vërtet se ajo që është shkruar në marrëveshjet dhe ligjet ndërkombëtare, kartat, por edhe kushtetutat e atyre vendeve, të zbatohen në territorin e Kosovës dhe Metohisë. Ky do të ishte shembull se është e mundur të ecet drejt rrugës së shërimit", beson Barac.

Ky i fundit shton se në terren ndodh e kundërta dhe se policia kosovare sikurse thotë, sillet pa asnjë rregull të përcaktuar për funksionimin e shërbimeve të sigurisë.

"Sillen si kriminelë dhe në këtë mënyrë tentojnë t'i frikësojnë më tej sërbët. Por sërish kemi mungesë të reagimit të fortë, e lëre më përmbajtësor nga bashkësia ndërkombëtare, i cili do të ndryshonte diçka në thelb në terren", thotë Barac.

Sistem margjinalizues

Dhe historiani nga Graçanica Aleksandar Guxhiq beson se vitet e fundit në Kosovë është përgatitur “krijimi i kushteve që sërbët të zhduken”  dhe vlerësoi se “sistemi fantastik i apartejdit të shpie drejt përsosmërisë”.

“Sot në Kosovë është ndërtuar sistemi i apartejdit fantastik. Sistemi i diskriminimit dhe margjinalizimit të sërbëve po e çon drejt përsosmërisë” thekson Guxhiq për Kosovo onlajn.

Duke komentuar thëniet e Prelecit, ky historian shprehet se ka ngjashmëri të madhe mes fatit të sërbëve të Kroacisë me ata të Kosovës.

“Nëse i lejojmë vetes krahasimin me kushtet e sërbëve në Kroaci dhe pozitën e sërbëve në Kosovë, diku ai sistem dhe zbatimi kanë mjaft ngjashmëri. Pra, që të krijohen kushte që sërbët praktikisht të zhduken”, bën të ditur ky historian.

Këtë pretendim e argumenton me faktin se në katër komuna me shumicë popullsie sërbe në veri të Kosovës, kryekomunarët janë shqiptarë, ndërsa Prishtina zyrtare, duke i’u referuar rregulloreve dhe ligjeve, refuzon të organizojë proces të ri votimi.

Këtë situatë e krahason me periudhën e pushtetit të Sllobodan Millosheviqit dhe raportin që regjimi i atëhershëm kishte ndaj komunitetit shqiptar në Kosovë.

“Pra, sot Albin Kurti, mund të themi, po bën gjithçka që regjimi i Sllobodan Millosheviqit u bënte shqiptarëve në vitet ‘90. Dhe ky është mendimi edhe i shqiptarëve, jo vetëm i sërbëve”, thotë Guxhiq.

Shton se kjo reflektohet edhe në faktin se përfaqësuesit e qeverisë, përdorin çdo mundësi për t’a rënduar më shumë pozitën e sërbëve në Kosovë.

Përveç ngjashmërisë me politikën e Millosheviqit, raporti ndaj komunitetit sërb në Kosovë, preçizom, mund të krahasohet edhe me veprimet e presidentit kroat Franjo Tugjman.

“Ka ngjashmëri dhe Prelec ka të drejtë kur thotë se Albin Kurt, kryeministri aktiv, i ngjason shumë Franjo Tugjmanit pasi ai në vitet ’90 dhe 2000 u’a rëndoi kthimin sërbëve”, thotë Guxhiq.

Ky i fundit spegon se paralelja kyçe është në "listat e aktakuzave për krime lufte".

"Këtë sot e kemi dhe në Kosovë, listat e aktakuzave. Sistemi u vendos që t’i rëndonin dhe margjinalizonin sërbët", thekson ky historian.

Zgjidhjen e shikon tek fuqizimi ekonomik i sërbëve në Kosovë, por edhe tek insistimi përmes mjeteve diplomatike në respektim të ligjit.

"Duhet të insistojmë tek mjetet diplomatike, në respektimin e rregulloreve kosovare, ligjeve kosovare, por para së gjithash të punojmë për forcimin dhe fuqizimin ekonomik të sërbëve. Duhet t'i bëjmë sërbët të pavarur ekonomikisht dhe për këtë arsye jo aq të prekshëm, kur bëhet fjalë për Prishtinën zyrtare", beson Guxhiq.