Kurti me komandantët e NATO dhe KFOR për situatën e sigurisë dhe bashkëpunimin
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është takuar sot me komandantin e Komandës së Bashkuar të Aleaancës së NATO në Napoli, admiralin Xhorxh Vajkof dhe komandantin e ri të KFOR Roberto Vergori me të cilët bisedoi për situatën e sigurisë në Kosovë, rajon dhe bashkëpunimin e institucioneve kosovare me NATO.
Vajkof dhe Vergori vizituan Kurtin në godinën e Qeverisë së Kosovës, pas ceremonisë të dorrëzimit të komandës së Kfor, mbajtur në selinë e Misionit në Prishtinë.
“Institucionet janë formuar, koha është që të ecet përpara”, ka thënë Vajkof.
Kurti në një postim në Fejsbuk vuri në dukje se me admiralin Vajkof bisedoi për të tretën herë gjatë këtij viti, ndërsa me Vergorin ky është takimi i parë.
“Biseduam rreth situatës së sigurisë në vend e rajon, zhvillimet aktuale, si dhe rreth bashkëpunimit dhe koordinimit mes institucioneve të Republikës dhe Nato. I jemi mirënjohës NATO-s, anëtarë të së cilës duam të jemi, për kontributin e dhënë në paqen e qëndrueshme dhe stabilitetit të gjatë në Kosovë dhe në mbarë Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu jemi mirënjohës për kontributin e dhënë në sigurimin e mjedisit të sigurtë e të paqtë për të gjithë qytetarët dhe të gjitha komunitetet” shkruan Kurti.
Gjeneral-major Robert Vergori sot mori komandën e KFOR nga gjenerali turk Ozkan Ullutash.
komentet