Milatoviq: Çdo iniciativë ekonomike që redukton barrierat në rajon mund të jetë e dobishme
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, i cili nesër në Beograd do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për Politikën ka deklaruar se çdo iniciativë ekonomike që sjell vlera të reja në drejtim e uljes së barrierave dhe forcimit të aktivitetit ekonomik në rajon mund të jetë e dobishme, me kusht që nuk bie ndesh me parimet e Procesit të Berlinit.
Kështu iu përgjigj ai pyetjes për “Ballkanin e Hapur”, ose nëse beson se është prioritet i Malit të Zi bashkëpunimi ekonomik rajonal që zhvillohet në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili lidh ekonomitë e Ballkanit Perëndimor dhe që lidh Ballkanin Perëndimor me BE.
“Qëndrimi im për këtë më duket që në fillim ka qenë i qartë. Për ne prioritet i të gjitha prioriteteve është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe rrjedhimisht angazhimi i padiskutueshëm ndaj procesit të Berlinit. Nga ana tjetër çdo iniciativ ekonomik mund të jetë e dobishme që sjell vlera të reja në uljen e barrierave dhe forcimin e aktivitetit ekonomik në rajon, me kusht që të mos bie ndesh me parimet e Procesit të Berlinit, kjo është sigurisht një çështje që do të trajtojë Parlamenti i ri dhe Qeveria e re e Malit të Zi”, tha Milatoviq.
0 komentet