Maroeviq: Vendimi ndaj ish liderëve të UÇK nuk ishte surprizues duke patur parasysh masën e provave
Redaktori i portalit të RTS Rade Maroeviq theksoi se vendimi i sotëm për rastin e ish liderëve të UÇK në Hagë, nuk ishte mjaft suprizues duke marrë parasysh masën e dokumentacioneve dhe provave që prokuroria dorrëzoi në odat e gjykatës.
Maroeviq beson se prokuroria përmes dëshmitarëve dhe masës së madhe të dokumentacioneve, arriti që të bindë gjykatën se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë fajtorë.
“Ky është vendim i shkallës së parë ku ende duhet të presim që procesi të përfundojë, por mendoj se nuk është mjaft surprizues duke pasur parasysh masën e dokumentacioneve dhe provave që prokuroria i dorëzoi odave të gjykatave. Pra, kishim 156 dëshmitarë, 102 trupa, mijëra dokumente me të cilat prokuroria me sa duket arriti t’a bindte gjykatën në këtë fazë të gjyqit se Thaçi, Krasniqi, Selimi dhe Veseli ishin fajtorë për atë çka ndodhi", thekson Maroeviq për Kosovo onlajn.
Ai pret që mbrojtja t’a apelojë vendimin e shkallës së parë duke kujtuar se në Tribunalin e Hagës ka patur përmbysje dramatike pas procesit apelues.
"Të shikojmë se si dhe mbi ç’bazë do t’a ankimojnë. Tani do të duhet ndonjë kohë derisa mbrojtja të përpiqet të gjejë pikat e dobëta të vendimit dhe në bazë të tyre t’a ankimojë. Megjithatë, 102 trupa, për të cilët këta katër liderët e UÇK i konsideron përgjegjës për 96 vrasje, nuk është pak. Kjo është masë serioze krimesh, persekutimesh, burgosjesh, torturash. Për më tepër, ai mund të ketë qenë me të vërtetë rasti që në një farë mase përcaktoi fatin e këtij procesi ku një prej atyre luftëtarëve shqiptarë, pjestar i opsionit politik që është i afërt, por jo plotësisht identik, me UÇK, i rrëmbyer, i arrestuar dhe i marrë dhe i parë për herë të fundit nën shoqërinë e Hashim Thaçit. Kjo mund të ketë qenë pika e kthesës së këtij gjyqi. Me të sigurisht edhe me 96 trupat e njerëzve të tjerë që u vranë, kryesisht pa asnjë arsye", bën të ditur Maroeviq.
Pas vendimit, pati reagime të stuhishme në Prishtinë, ndërsa Maroeviq bën të ditur se Policia Kosovare dhe KFOR, duhet t’u ofrojnë siguri sërbëve dhe se nuk duhet të ndodhin incidente të mëdha.
"Kjo është në të vërtetë puna e policisë dhe KFOR. Kjo nuk duhet të ndodhë. Sot pamë atë masë zhgënjyese që thjesht u zhduk nga sheshi në Prishtinë. Pati disa incidente në Hagë, por realisht mendoj se diku egziston ajo skenë politike kosovare mjaft e përçarë qysh nga fillimi. Dhe UÇK prej momentit kur këta njerëz nisën që të merreshin me politikë, për rivalë patën Lidhjen Demokratike të Kosovës së Ibrahim Rugovës dhe ndërsa Rugova ishte gjallë, në asnjë moment nuk arritën që t’a mposhtnin. Në vetë Kosovën, kishte më shumë mbështetës të idesë së Rugovës sesa të idesë së Thaçit", tha ai.
Maroeviq beson se ky vendim mund të jetë një "purgator" për skenën politike kosovare në këtë moment.
"A do të ketë incidente, kjo me të vërtetë varet nga policia dhe autoritetet kosovare, sigurisht, nga KFOR. Të shohim se sa do të jenë në gjendje këto institucione të kontrollojnë situatën. Megjithatë kjo nuk qëndron tek topi i parë, nuk ishte pothuajse asgjë", beson Maroeviq.
Pyetjes nëse vendimi i sotëm i përshtatet Kurtit, përgjigjet duke kujtuar se "Albin Kurti është politikani kosovar më popullor qysh nga vdekja e Ibrahim Rugovës" dhe se kjo është më shumë gjë spekuluese.
"Ka numrin e votave që askush veç Rugovës nuk arriti t'i merrte. Diku është me të vërtetë gjë spekulative nëse Thaçi do të kishte arritur t’a trondiste Kurtin po qe se lirohej sot. Pra, kjo është çështje fort e hapur. Në këto 27 vite nga përfundimi i luftës, gjërat në Kosovë kanë ndryshuar dramatikisht dhe shkojnë në favor të Albin Kurtit, i cili tashmë është vërtet bërës i skenës politike në Kosovë. A është mirë apo jo kjo për Kosovën, kjo është çështje tjetër, por thelbi i historisë është se partitë politike që dolën nga UÇK, tani nuk e kanë më popullaritetin që kishin dhe pas vetë luftës, ato kurrë nuk arritën t’a mposhtnin Lidhjen Demokratike të Kosovës", tha Maroeviq.
Hashim Thaçi dhe Jakup Krasnići u dënuan sot në shkallën e parë secili me 25 vite burg për krime lufte. Kadri Veseli u dënua me 18 vite dhe Rexhep Selimi me 13 vite burg.
0 komentet