Odat e Specializuara të Kosovës: Shpallja e vendimit ndaj Thaçit për mosrespektim të gjykatës është më 17 nëntor

Hašim Tači
Burim: Kosovo Online

Odat e Specializuara të Kosovës në Hagë deklaruan sot se vendimi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të tjerëve në subjektin për pengim të drejtësisë do të shpallet më 17 nëntor.

Datën e shpalljes së vendimit, Odat e Specializuara e kanë bërë publike përmes rrjetit social “X“.

Në subjektin për mosrespektimin e gjykatës, përveç Thaçit janë akuzuar edhe katër ish pjestarët e tjerë të UÇK-Bashkim Smakaj, Hysni Kilaj, Fadil Fazlliu dhe Hajredin Kuçi.

Prokuroria Speciale në Hagë, në parashtresën e saj finale më 25 shtator, kërkoi që Thaçi të dënohet me gjashtë vjet burg dhe që mos t’i përllogaritet koha e kaluar në paraburgim. Prokuroria kërkoi nga tre vjet burg për Bashkim Smakajn, Hysni Kilaj dhe Fadil Fazlliun dhe nëntë muaj burg për Hajredin Kuçin.

Sipas aktakuzës, në periudhën nga 12 prilli deri më 2 nëntor 2023, gjatë vizitave të ndara dhe jo të privilegjuara në objektin e paraburgimit, Hashim Thaçi u ofroi Smakajt, Kilaj, Fazlliut dhe Kuçit informacione konfidenciale në lidhje me dëshmitarët e prokurorisë në një çështje të veçantë për krime lufte që ndërmerreshin ndaj tij.

Hashim Thaçi akuzohet se i udhëzoi që të ndikonin tek dëshmitarët e prokurorisë, duke u dhënë udhëzime të detajuara se si t’a bënin.

Sipas të dhënave nga aktakuza, Thaçi në të tre pikat akuzohet për përpjekje për të penguar një zyrtar në kryerjen e detyrave të tij zyrtare duke asistuar në veprimin e përbashkët të një grupi, në katër pika për shkelje të konfidencialitetit të procedurave dhe në katër pika për mosrespektim të gjykatës.

Smakaj, Fazlliu dhe Kilaj akuzohen për tentativë pengimi të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosrespektim të gjykatës, ndërsa Kuçi akuzohet për mosrespektim të gjykatës.

 

Thaçi et al. (administration of justice): Trial Judgment to be pronounced on 17 November 2026 #ThaciEtAlAdministrationOfJustice #KosovoSpecialistChambers https://t.co/Zzctj1z4ZQ