Llajçak: Puna ime vijon, kam besim se BKS do të themelohet, kemi marrë në konsideratë vijat e kuqe të të dy palëve
Më janë lutur që të qëndroj edhe pak në këtë punë, kështu që puna ime vijon. Propozimi yni më i ri është që Kosova të nisë procesin e themelimit të Bashkësisë së Komunave me shumicë sërbe dhe që Sërbia të ndërmarrë detyrimet për njohjen e dokumenteve kosovare, simbolet dhe institucionet. Për rastin e vendimit të Bankës Qëndrore të Kosovës për operimin në kesh, propozuam krijimin e organit ose kompani të re të përkohshme që do të merrej me distribuimin e mbështetjes financiare për shtresat në nevojë, por fatkeqësisht nuk ishte e mundur të gjendej gjuhë e përbashkët tek ajo se çfarë do të lejohej të bënte kjo kompani dhe si mund të menaxhojë ndihmën financiare nga Sërbia tek institucionet në Kosovë që mbështeten nga Sërbia. Qëllimi i zgjidhjes së përkohshme, do të ishte që institucionet që financon Sërbia, siç janë shkollat dhe spitalet, t’u mundësohet sigurimi i fondeve nga Sërbia, derisa të gjendet zgjidhje e përhershme, thotë në intervistën për Kosovo Onlajn përfaqësuesi special i BE Mirosllav Llajçak.
Ky i fundit në bisedë me portalin tonë ka prekur dhe çështjen urës kryesore mbi Ibër, themelimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, aksionet e Policisë Kosovare kur ishte rasti i Bankës së Kursimeve Postare, zgjidhjen e çështjes së dinarit, takimin e ri eventual në Bruksel mes Vuçiqit dhe Kurtit...
Në fund të mandatit tuaj, në horizont ka krizë të re, kësaj here në lidhje me urën kryesore në Ibër. Ndonëse BE deklaroi se kjo çështje duhet të zgjidhet përmes dialogut, cili do të jetë reagimi Juaj nëse autoritetet komunale në Mitrovicën Veriore apo Jugore, sikurse kërkohet nga Vetëvendosja, të hapin urën dhe a është e mundur që kjo të bëhet jashtë dialogut në Bruksel?
Shumë herë i kemi bërë thirrje si Kosovës dhe Sërbisë që t'i përcjellin çështjet në dialog dhe të përmbahen nga veprimet e pakoordinuara. Nuk është kurrë mirë nëse partnerët ndërkombëtarë surprizohen. Në këtë rast, hapja e pakoordinuar e urës kryesore të Ibrit mund të çojë në incidente të sigurisë dhe të rëndojnë më shumë procesin e normalizimit. Hapja e urës në Mitrovicë është objekt i dy marrëveshjeve në kuadër të dialogut nën ndërmjetësimin e BE-prej 2015 dhe 2016. Ndonëse pajtohem që ura duhet të hapet dhe ne këtë e kemi kërkuar prej kohësh, kjo duhet të bëhet e koordinuar dhe e dakordësuar. Çdo vendim në lidhje me urën, duhet fillimisht të konsiderohet dhe merret në dialog. Nëse palët janë të interesuara, me kënaqësi do t’a vendos këtë çështje në rendin e ditës së takimit të radhës së kryenegociatorëve.
Përse ende nuk egziston Bashkësia e Komunave Sërbe dhe a mendoni se do të krijohet ndonjëherë?
Kjo më shumë është pyetje për Qeverinë e Kosovës sesa për mua. Sinqerisht, nuk shikoj arsye për të mos ecur përpara, sidomos tani, pas prezantimit të draft-statutit europian. Ky statut u hartua me shumë kujdes, në proces të përpunuar dhe afatgjatë, nën mbështetjen dhe ndihmën e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe nën kontributin e ekspertëve të pavarur juridikë ndërkombëtarë dhe mendimin e profesionistëve nga Këshilli i Europës. Shpreh bindjen se draft-statuti europian në tërësi respekton rendin juridik të Kosovës. Gjithashtu kemi pasur shumë në konsideratë vijat e kuqe të të dy palëve. Kjo është mënyrë europiane për zgjidhjen e çështjeve të ndjeshme të të drejtave dhe mbrojtjes së pakicave dhe pasqyron praktikat më të mira europiane. Për këtë do të argumentoja atë çfarë funksionon për shtetet anëtare të BE dhe Këshillin e Europës-dy organizma ndërkombëtare në të cilat Kosova dëshiron t’i bashkohet-patjetër duhet të jetë e pranueshme dhe për Qeverinë e Kosovës. Për më tepër, procedura e parashikuar në marrëveshjet e 2013 dhe 2015 përmban dy "kontrolle sigurie" në vështrimin e kushtetutshmërisë së statutit të Asociacionit/BKS-nëse dëshironi si frenë sigurie. Pas harmonizimit në kuadër të dialogut, ku fillimisht verdikton qeveria, Statuti do t'i përcillet për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, çka do të thotë se gardiani i Kushtetutës së Kosovës ka fjalën. Kështu që Ju pyes-çfarë mund të shkojë për keq?
Si mund të jetë Asociacioni/BKS i dëmshëm apo i rrezikshëm për Kosovën nëse Gjykata Kushtetuese ka fjalën finale rreth Statutit?
Gjithashtu, jam i bindur se në fund Asociacioni/BKS do të themelohet sepse Kosova është e detyruar t’a bëjë këtë sipas të drejtës ndërkombëtarë. Qeveria nuk mundet që përherë t'i shmanget përmbushjes së këtij detyrimi. Ky është detyrim në të cilën qeveria e mëparshme vullnetarisht e mori si të tillë në vitin 2013. Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 gjithashtu është ratifikuar dhe nga Kuvendi i Kosovës me shumicën e 2/3. Bashkësia ndërkombëtare gjithashtu e shikon (mos) themelimin e Asociacionit/BKS si çështje e sundimit të ligjit dhe ka reaguar në përputhje me atë në kontekstin e kërkesës për anëtarësi të Kosovës në Këshillin e Europës. Pa neglizhuar detyrimet e tjera në kuadër të dialogut, çështja e Asociacionit/BKS është më e madhe se detyrim “i thjeshtë” prej dialogut. Ai pasqyron qasjen e qeverisë ndaj mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të drejtave të komuniteteve joshumicë dhe sundimit të ligjit.
Si e shikoni mbylljen e Bankës së Kursimeve Postare në veri në aksionin e fundit të autoriteteve në Prishtinë? Përse në negociatat e Brukselit nuk pati marrëveshje për rregulloren e BQK dhe dinarin mes delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës, kush është për këtë fajtor? Çfarë mendoni cila do të ishte zgjidhja për dinarin në Kosovë?
Prej momentit që jemi njohur me rregulloren e BQK kemi paralajmëruar për pasojat në të cilat ajo mund të kishte në jetën e përditshme të sërbëve kosovarë dhe komuniteteve të tjera. Prej janarit kemi mundësuar shtatë takime të kryenegociatorëve të angazhuar në gjetjen e zgjidhjes së përkohshme për njerëzit që goditen më shumë me këtë vendim rreth operimit në kesh. Në këtë proces gjithashtu kemi paraqitur projekt-kompromise të përkohshme që në masën më të madhe përafruan qëndrimet e palëve. Megjithatë palët nuk mundën të përafrohen për disa elementë të tyre. Si pjesë e propozimit tonë, paraqitëm krijimin e organit të ri të përkohshëm apo kompani që do të merrej me distribuimin e mbështetjes financiare ndaj më të vobektëve. Fatkeqësisht nuk ishte e mundur të gjendej gjuhë e përbashkët rreth asaj se çfarë do të mundej t’i lejohej kompanisë së re të punonte dhe çfarë nuk do t’i lejohej, kush mund t’a shfrytëzonte dhe si mund t’a drejtonim ndihmën financiare prej Sërbisë ndaj institucioneve në Kosovë që mbështet Sërbia. Qëllimi i zgjidhjes së përkohshme do të ishte që sërbët kosovarë dhe komunitetet e tjera që përmbushin kushtet, si dhe institucionet që financohen prej Sërbisë, sikurse shkollat dhe spitalet, t’u mundësohen të përfitojnë fonde nga Sërbia, derisa të gjendet zgjidhje e përhershme. Më lejoni t'ju kujtoj se është e parashikueshme se çështja e mbështetjes së Sërbisë ndaj strukturave dhe shërbimeve në Kosovë zgjidhet me dialog nën ndërmjetësimin e BE në lidhje me themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë sërbe dhe është për të ardhur keq se kjo tentativë e anashkaloi të tillë diskutim. Natyrisht, jemi të gatshëm të thërrasim edhe një takim tjetër për këtë temë, sapo palët të tregojnë gatishmëri për të gjetur zgjidhje të pranueshme nga të dy palët. Fatkeqësisht në këtë moment, ky nuk është rasti, çka në fund dëmton vetë njerëzit në Kosovë. Shprehëm shqetësim për mbylljen dhe konfiskimin e zyrave sërbe të Bankës së Kursimeve Postare në veri të Kosovës pa paralajmërim apo koordinim paraprak dhe kjo vetëm disa ditë pas takimit të fundit të dialogut për këtë temë. Aksioni në këtë moment ishte i panevojshëm dhe mund të kategorizohet si eskalues. Kjo ishte kundër frymës së normalizimit dhe rrezikoi negociatat e vazhdueshme për zgjidhje të përkohshme për personat që ndikohen negativisht nga rregullorja e BQK. Shumë keqardhje çka Kosova në këtë rast dha përparësi për veprimeve të njëanshme dhe të pakoordinuara dhe jo bashkëpunimit me miqtë dhe aleatët e vet dhe shpresojmë dhe presim që kjo situatë në të ardhmen të zgjidhet ndryshe.
Si do ta vlerësonit mandatin tuaj si i dërguar special i BE për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, të suksesshëm apo të pasuksesshëm?
Fillimisht, duhet të mbani mend situatën e dialogut kur e mora përsipër në vitin 2020-ishte në vend numëro dhe nuk kishte përparim për një kohë të gjatë. Detyra ime e parë ishte ringjallja e dialogut, të cilën e bërëm shumë shpejt. Pas këtij suksesi fillestar, është e qartë se gjatë katër viteve të fundit ka pasur ulje-ngritje për shkak të eskalimeve të pambarimta në terren, por edhe zgjedhjeve, ndryshimeve në qeveri dhe zhvillimeve gjeopolitike. Megjithatë, do të doja që bilanci i përgjithshëm është pozitiv duke qenë tek ajo se kemi pasur shumë arritje të prekshme tek dialogu gjatë mandatit tim, për shembull në fushën e energjisë, lirisë së lëvizjes, e ndër të tjera personave të zhdukur. Arritja më e rëndësishme, megjithatë, padyshim është Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit, e cila u finalizua në Ohër vitin e kaluar nën ndihmën dhe mbështetjen domethënëse të shteteve anëtare të BE dhe SHBA. Për herë të parë, Marrëveshja ofron kornizë të qartë për të ardhmen e dialogut dhe vendos rrugë drejt marrëveshjes finale gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve. Kjo është marrëveshje historike në kuptimin e vërtetë të fjalës dhe vendos në fokus aksionet pozitive që shikojnë nga e ardhmja ku në fund kanë përfitime për qytetarët. Megjithatë, një vit më vonë, Marrëveshja mbetet e pazbatuar, çka njëkohësisht është dhe sfida më e rëndësishme që qëndron para përparimit tek dialogu. Besoj se nga ana e BE me të vërtetë bërëm gjithçka që ishte e mundur për të lehtësuar implementimin e Marrëveshjes-përfshirë dhe hartimin e draft-statutit europian për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë sërbe, pasi ishte e qartë se palët nuk ishin në gjendje që t’a bënin këtë të vetëm dhe vendosja në tryezë të propozimeve të panumërta të plan implementimeve ishte sesi të ndihmohen palët që në mënyrë të organizuar të zbatojnë detyrimet e tyre që rrjedhin nga Marrëveshja.
Më duhet të them se është për të ardhur keq që palët nuk treguan fleksibilitetin dhe vullnetin e nevojshëm politik për të përmbushur atë çka ishte premtuar se do të bënin në Ohër. Për të përdorur metaforë të vjetër, "çuam kuajt deri tek uji, por ata ende refuzojnë t’a pijnë". Nuk mendoj se për këtë mund të fajësohet dialogu apo BE, sepse përgjegjësia për respektimin e detyrimeve dhe vetëm për këtë dhe për zgjedhjen e rrugës së ardhshme për qytetarët e tyre, qëndron tek liderët e Kosovës dhe Sërbisë-veçanërisht kur e ardhmja e tyre europiane është direkt e lidhur me përparimin në normalizimin e raporteve. Nga perspektiva ime, kjo është dritëshkurtër, sepse tani-me përfshirjen e Ukrainës dhe Moldavisë në procesin e zgjerimit-përfundimisht kemi shans real që Ballkani Perëndimor t’i bashkangjitet Bashkimin Europian. Por siç qëndrojnë gjërat, Kosova dhe Sërbia mund të mos përfitojnë nga kjo dinamikë e re duke pasur parasysh pagadishmërinë e tyre për të bërë përparim në normalizim. Por jemi të duruar edhe kur palët janë gati për të ecur përpara, ne jemi aty për t'i mbështetur. Megjithatë, të jemi të qartë, iniciativa duhet të vijë nga ata.
Shpesh keni deklaruar se jeni optimist në arritjen e marrëveshjeve. Mendoni se marrëveshja do të arrihet gjatë mandatit të pasuesit tuaj?
Doli që optimizmi im fillestar ishte i justifikuar dhe vitin e kaluar në Ohër u lidh marrëveshje domethënëse-Marrëveshja rreth rrugës së normalizimit. Me këtë marrëveshje, për herë të parë kemi kornizë të qartë për normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, e cila hap dhe rrugën për negociata për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Sërbisë. Mendoj se me këtë kemi arritur maksimumin në kontekstin e tanishëm. Megjithatë kjo gjithashtu kërkon që palët të zbatojnë plotësisht atë për të cilën është dakordësuar në Ohër, çka fatkeqësisht ende nuk ka ndodhur. Përsa më përket mua, më janë lutur të qëndroj edhe pak në këtë punë, kështu që puna ime vijon. Vizitova Kosovën dhe Sërbinë këtë javë për të diskutuar hapat e ardhshëm dhe programin e punës për periudhën pasuese-dhe fokusi ishte në zhbllokimin e zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit. Jam i bindur se në fund Marrëveshja do të zbatohet, por si dhe kur, janë çështjet kyçe në të cilat vetëm palët mund t'i përgjigjen-sigurisht që do të vazhdoj të punoj deri në fund të mandatit tim për t’a realizuar. Përsa i përket marrëveshjes gjithëpërfshirëse, as Kosova dhe as Sërbia nuk mund të bëhen anëtare të BE para se të arrihet kjo marrëveshje, ndaj përse të humbim kohë të vlefshme me moszbatim Marrëveshjeje rreth rrugës për normalizimin si hap i parë i domosdoshëm? Duke pasur parasysh momentin e ri për zgjerimin e BE, dera për anëtarët e rinj tani është e hapur-dhe sërish është në dorën e Kosovës dhe Sërbisë nëse dëshirojnë të shfrytëzojnë këtë mundësi. Do të doja të jem optimist dhe të pres që kjo të jetë kështu-por sërish vetëm Kosova dhe Sërbia mund t'i përgjigjen kësaj pyetjeje. Nëse e bëjnë këtë, BE është këtu për t'i mbështetur në përpjekjet e tyre.
Si i shikoni marrëveshjet në Ohër dhe Bruksel, në cilën masë Beogradi dhe Prishtina i kanë përmbushur detyrimet e tyre?
Sikurse e përmenda më herët, Marrëveshja për rrugën e normalizimit është marrëveshje domethënëse që përcakton kornizën për përparim në procesin e normalizimit. Liderët e Kosovës dhe Sërbisë në fakt meritojnë lavdërimin e qytetarëve të tyre për ndërmarrjen e këtij hapi të guximshëm dhe konkludimin e Marrëveshjes. Për këtë nevojitet politikë e guximshme dhe shtetar. Por fatkeqësisht vura re vetëm që kritikohen si pasojë e kësaj në vendet e tyre. Në vend të kësaj, liderët duhet të inkurajohen që të përparojnë në proces, pasi dialogu ka lidhje direkte me drejtimin strategjik ku Kosova dhe Sërbia dëshirojnë të jenë në të ardhmen-dhe kjo është që të jenë anëtare të BE. Pa përparim në normalizim, nuk do të ketë përparim në rrugët e tyre europiane. Në çdo rast, sfida e ardhshme është që palët të dakordësohen rreth mekanizmit rreth asaj sesi dispozitat e ndryshme të Marrëveshjes, të mund të zbatohen sipas radhës-kjo ende nuk ka ndodhur pavarësisht përpjekjeve tona për të zhvilluar plan-implementimin që do t'i ndihmonte palët të përmbushin atë që ata premtuan. Parimi që duhet ndjekur, për mendimin tonë, është qasje e koordinuar hap pas hapi, ku të dy palët marrin diçka për të bërë diçka-qasje që të dy palëve do t'u siguronte garanci të mjaftueshme për t’u marrëveshuar për aktet që kanë ndërmarrë. Kjo do të thotë se palët do të zbatonin atë çka është paralelisht në marrëveshje-dhe propozimi ynë më i ri është që Kosova të nisë procesin e themelimit të Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë sërbe dhe që Sërbia të nisë zbatimin e detyrimit për njohjen dokumenteve kosovare, institucioneve dhe simboleve. Pres që negociatat të vijojnë në javët pasuese-dhe është e qartë se nuk do të jenë të lehta duke pasur parasysh në atë se qëndrimet e palëve rreth kësaj sesi duhet të shikohet procesi i impelemtimit ende janë shumë të ndara dhe se të dy deri më tani kanë vendosur parakushte të njëanshme dhe rezervat për zbatimin e detyrimeve të tyre.
A do të ketë edhe një takim tjetër i nivelit të lartë para mbarimit të mandatit tuaj?
Përfaqësuesi i lartë Borelli dhe unë do të donim sigurisht që të thërrisnim edhe një tjetër takim të nivelit të lartë. Egzistojnë çështje të caktuara të cilat mund të zgjidhen vetëm në nivel liderash e mes tyre janë dhe zbatimi i Marrëveshjeve për rrugën drejt normalizimit si dhe hapi përpara. U takon liderëve të japin drejtim politik ku më pas do të ndiqet në nivele të ndryshme. Gjithashtu egziston nevoja për të theksuar atë çka është arritur në periudhën e kaluar. Kështu që absolutisht shikojmë nevojën për vazhdimin e punës sonë në nivel të lartë. Por në fund të fundit u takon dy liderëve nëse dëshirojnë të tregojnë angazhim konstruktiv në dialog.
komentet