Stano: Nuk është e vërtetë se Llajçak ishte i pasuksesshëm, Beogradi dhe Prishtina nuk kanë qenë të gatshëm të ecnin më tej

Peter Stano
Burim: Kosovo Online

Zëdhënësi i BE Peter Stano ka thënë se përfaqësuesi special i BE për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës Mirosllav Llajçak, mandati i të cilit mbaron së shpejti, i ka mirëdrejtuar negociatat por dy palët nuk kanë dashur të bënin kompromis.

"Cili është leksioni që BE mësoi? Njëra është më e rëndësishmja: nëse palët nuk kanë vullnet për të avancuar më tej, askush nuk mundet që t’i nxisë. Roli ynë është që të jemi moderator të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, që t’i ndihmojmë të bëhen pjesë e BE dhe të nisin të sillen në mënyrë europiane, të gjejnë zgjidhje për zgjidhjen e prolemeve të rëndësishme në favor të qytetarëve të tyre. Fakti që ata këtë nuk kanë mundur t’a bëjnë deri më tani dhe të avancojnë më tej në procesin e normalizimit, nuk është dështim për BE si mediatore, sesa dështim i tyre për t’a arritur", ka thënë Stano në deklaratën e shkurtër dhënë gazetarëve në Bruksel.

Shtoi se Brukseli do të jetë këtu pavarësisht mandatit të të dërguarit.

“Para se të mos egzistonte mandati i të dërguarit, këtë punë e ka bërë përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme. Dhe kjo si shenjë se sa i kushtojmë vëmendje kësaj gjëje dhe sa dëshirojmë të ndihmojmë Sërbinë dhe Kosovën që të ecin më tej, ditë pas dite. Nuk është e vërtetë që Llajçak ishte i pasuksesshëm dhe nuk është e drejtë që përpjekjet e tij i prezantoi kështu pasi bëri më të mirën e mundshme me mbështetjen e plotë të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Madje nuk është as faktikisht e drejtë që të thuash se mandati i tij ishte i dështuar sepse arriti marrëveshje, por dy palët nuk nënshkruan atë marrëveshje. Megjithatë, për ne kjo kurrë nuk ka qenë çështje nënshkrimi, ajo marrëveshje është ligjërisht e detyrueshme dhe egziston sqarim më të mirë për faktin se është ligjërisht e detyrueshme sepse është bërë pjesë integrale e kornizës së negociatave të Sërbisë dhe Kosovës”, tha Stano.

Ky i fundit thotë se nëse Sërbia dhe Kosova “nuk lëvizin me implementimin, dëmtojnë veten e tyre“.

"Cënojnë të ardhmen në BE dhe përfitimet që qytetarët e tyre mund të përfitojnë nga vazhdimi i procesit të dialogut. Ne do të vazhdojmë me rolin ndërkombëtar në të gjithë këtë dhe si ndërmjetës. Nëse Borelli nuk do të jetë përfaqësuesi i lartë, do të jetë dikush tjetër, ashtu sikurse dhe i dërguari special, momentalisht shqyrtojmë nëse ky pozicion do të ripërtërihet, por vendimi do të merret prej gushtit. Deri atëherë Llajçak në atë vend do të punojë më shkëlqyeshëm sesa ku të jetë. Nuk ka shembull më të mirë sesa angazhimi i tij në punë, pasi ka pasur takime të panumërta, sesi të zgjidhë problemet e fundit për shkak të lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës, rreth dinarit që vazhdimisht po e shtojnë krizën për popullsinë sërbe në Kosovë”, tha zëdhënësi i BE.

Në konstatimin se “këtu bëhet fjalë rreth paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërsa jo vetëm dialogun” dhe nëse BE për shkak të rëndësisë së gjithçkaje, planifikon të zhvillojë bisedime me Beogradin dhe Prishtinën në nivel më të lartë, pasi momentalisht nuk dhanë rezultate. Stano përsërit se nuk i takon BE të bëjë diçka.

"Nuk është në diskutim se çfarë duhet të bëjë apo nuk duhet të bëjë BE, veçse palët. Mund të ndihmoni dikë vetëm nëse ata janë të gatshëm të pranojnë ndihmë. BE nuk presionon negociuesit, partnerët vullnetarisht kanë thënë se dëshirojnë të bëhen pjesë e BE ndonjë ditë. Kjo në supet e tyre vendos detyrimin për t'u sjellë në mënyrë europiane. Ne do t’i ndihmojmë pasi këtë e kërkuan prej nesh, kemi mandat të negociojmë nën bashkëpunimin e institucioneve ndërkombëtare. Por çdo negociator do t’ju thotë se niveli i asaj çka mundeni të arrini, varet nga vullneti i palëve në dialog që të bëjnë kompromis. Kjo është diçka që ne nuk do të dorrëzohemi. Por e përsëris mund të bëjmë vetëm atë çka u interesojnë vullnetit të palëve” thekson Stano.

Ky i fundit mohoi që Llajçak në procesin e negociatave të ketë bërë ndonjë gabim pasi do të ishte i ekspozuar nga kritikat në PE.

"Bashkimi Europian vazhdimisht mëson leksione të reja dhe vendos ndryshime, pasi dëshirojmë të ndihmojmë. Në këtë rast duam t'i ndihmojmë këta dy partnerë që dëshirojnë të hyjnë në BE këtë dhe e bëjnë. Kur bëhet fjalë rreth kritikave të komisionerit special, kur bëhet fjalë rreth Parlamentit Europian, egzistojnë ata që kritikojnë, por edhe të tjerë që nuk kanë të tillë opinion dhe pikëpamje ndaj gjithçkaje çka BE dhe komisioneri special ka bërë deri tani. Mendoj se kjo ka lidhje dhe me ideologjinë partiake, por është interesante që sa herë kur ka diskutime rreth dialogut mes Sërbisë dhe Kosovës në BE, dallojnë nga opinionet e qeverive të shteteve anëtare dhe atyre që përfaqësojnë shtetet anëtare kur diskutohet politika e jashtme. Ata zgjedhin, mbështesin dhe kontrollojnë përfaqësuesit special. Mund të them vetëm një fjalë, komisioneri Llajçak ka pasur dhe ka mbështetjen tonë të plotë dhe mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare”, tha Stano.

Ky i fundit shton se BE vlerëson gjithçka që është arritur, por nuk ka fjalë të fundit.

"Nëse ju doni të ndihmoni partnerët ndërsa ata e refuzojnë këtë e vazhdimisht drejtojnë gishtin ndaj njëri-tjetrit dhe krijojnë pengesa të reja, punoni njëanshmërisht pa konsultim dhe bashkëpunim, atëherë mund të bëni vetëm aq sa ju lejojnë ata. Sërish kjo do të jetë temë e raundit të ri të negociatave dhe emërimi i përfaqësuesit të ri special, për të cilin do të diskutojmë me shtetet anëtare. Ato janë mjaft unike rreth qëndrimit të tyre për punën e komisionerit Llajçak dhe përfaqësuesit të ri të lartë Borelli kur është fjala për dialogun mes Kosovës dhe Sërbisë”, tha zëdhënësi.

Stano nuk dëshiroi të zbulonte se kur do të zgjidhet pasuesi i Llajçakut dhe nëse kanë nisur planet në këtë drejtim.

“Kjo është çështje e brendshme, nuk dua të hyj në afate. Nuk bëhet fjalë vetëm për përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor, kemi mjaft përfaqësues specialë. Të shikojmë se cila është ideja dhe çfarë duan shtetet anëtare të bëjnë në këtë funksion. Kur ata shpallin nominimet e tyre, do të jenë disa raunde të proceseve të brendshme, por nuk do të flas për afate. Di vetëm se deri në fund të mandatit të Llajçakut, gjithçka do të shkojë sipas planit” konkludoi zëdhënësi i BE.