Stoillkoviq: Sërbët dhe maqedonasit e shikojnë njëri-tjetrin si fqinjë të mirë dhe popull të afërt

Ivan Stoilković
Burim: Kosovo Online

Në marrëdhëniet mes Sërbisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk egzistojnë çështje të hapura përveç Kosovës por është e rëndësishme veçanërisht që sërbët dhe maqedonasit njëri-tjetrin e shikojnë si fqinjin më të mirë dhe si popull i afërt, thotë në bisedë për Kosovo onlajn nënkryetari i qeverisë maqedonase dhe ministër për marrëdhënie me komunitetet Ivan Stoillkoviq.

Ky i fundit thotë se ka hapësirë të madhe për bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve, duke përmendur kështu Ballkanin e Hapur që për Maqedoninë e Veriut ka rëndësi jetike dhe duhet të mbështetet ashtu sikurse beson që qeveria maqedonase do vazhdojë t’a bëjë këtë.

Ai bën të ditur se ministria që drejton dhe që para tij e drejtonte Artan Grubi i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar, më shumë ishte “firmë private e Grubit dhe e Ali Ahmetit” sesa institucion shtetëror, çka ai dëshiron t’a ndryshojë dhe po punon mjaft për këtë.

Juve jeni i pari sërb nënkryetar i qeverisë dhe ministër në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.  Keni deklaruar se me zgjedhjen e qeverisë së re në vend, do të korrigjohej padrejtësia historike ndaj popullit sërb. Çfarë statusi i përkisnit në komunitetin sërb para se të merrnit detyrën?

Unë këtë e kam thënë, e më pas e ka thënë një Institut për mediat prej të cilës thanë se nuk ishte e vërtetë. Por është e vërtetë. Unë jam sërbi i parë pasi ministri i shëndetësisë në vitin 1946 ka qenë malazez. Kështu që ajo që kam thënë është e vërtetë dhe kjo flet për madhështinë e asaj që jemi bërë, si komunitet sërb në Maqedoni. Nuk duhet harruar e kaluara komuniste, por nuk duhet harruar se pas shpërbërjes së Jugosllavisë, Sërbia, ndikimi sërb dhe ekonomia sërbe, u dëbuan nga territori i Maqedonisë. Pas kësaj, qëndrimi i Sërbisë thjesht mbeti ashtu siç ishte. Sërbia kishte shumë probleme të veta, nuk mund të merrej me të gjithë ne në rajon që kishim disa kërkesa ndaj Sërbisë, si sërbë. Thjesht, ky proces zgjati për shumë vite. Vazhdon dhe sot e kësaj dite, por koha po ndryshon ngadalë. Erdhëm në situatën që të jemi një nga pjesëmarrësit në Qeverinë e re të Maqedonisë, të marrim pjesë aktivisht në të gjitha projektet për shtetin-këtu mendoj për Korridorin 10, hekurudhën, shinat e shpejta që do të kalojë përmes Maqedonisë, me angazhimin e Maqedonisë në lidhje me panairin Ekspo në Beograd. Ka ndryshuar pothuajse pamja në publikun dhe politikën maqedonase bëhet fjalë për sërbët. Kur shikon se kush po ju sulmon, nga cili pozicion, atëherë shikon se çfarë ke arritur të bësh. Kështu që jam mjaft i kënaqur, duke pasur parasysh situatën në periudhën e kaluar.

Si do t’i vlerësonit raportet mes dy vendeve dhe cilat janë prioritetet për përmirësimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Sërbisë?

Për ne si sërbë në Maqedoni është mjaft e rëndësishme që të mos egzistojnë pika diskutimi mes Sërbisë dhe Maqedonisë dhe kjo çel hapësirë jo vetëm për bashkëpunim politik, por dhe për rritje të bashkëpunimit ekonomik ku në periudhën e fundit ka qenë i madh, por sinqerisht, jo mjaftueshëm i madh në raport me hapësirën dhe të gjitha mundësitë e tjera që na ofrohen. Ndaj pres rritje të mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik, si dhe disa investime sërbe në Maqedoni. Pritet të nënshkruhet marrëveshje katërpalëshe për ndërtimin e shinave të shpejta-mes Hungarisë, Sërbisë, Maqedonisë dhe Greqisë, çka në një farë mënyre do t'i mundësojë Korridorit 10 bashkëpunim të pandërprerë ekonomik.

Ajo çka është shumë e rëndësishme në marrëdhëniet është dhe se sërbët e shikojnë popullin maqedonas si një nga fqinjët e tyre më të mirë dhe populli më i afërt, dhe anasjelltas-maqedonasit i shikojnë sërbët si fqinjët e tyre më të mirë dhe si popullin më të afërt. Të gjitha këto janë tregues të mjaftueshëm që çelin hapësirë ​​për optimizëm për atë që pason më tej. Unë shpresoj që politikanët e papërgjegjshëm dhe të gjithë ata që do të dëshironin që në një farë mënyre të rrezikonin këtë zhvillim të marrëdhënieve, do të humbin nga qytetarët. Në fund të fundit, ne politikanët jemi këtu për të mos lejuar që kjo të rrezikohet në asnjë mënyrë.

Gjatë këtij viti do të realizohet mbledhja e përbashkët e qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Sërbisë. Çfarë do të ketë në rendin e ditës së kësaj mbledhjeje? Cilat janë çështjet e hapura mes dy shteteve përveç Kosovës?

Nuk egzistojnë çështje të hapura përveç asaj që keni përmendur. Mbledhja e përbashkët e qeverive duhet të mbahet në gjysmën e dytë të shkurtit. Mbledhja e përbashkët e dy qeverive ofron mundësi që të çelet etapë e re për bashkëpunim ekonomik. Kam thënë se pres disa investime sërbe në Maqedoni nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër pres angazhim të ekonomisë maqedonase në panairin Ekspo në Beograd. Kur bëhet fjalë për Ekspo, Maqedonia është një nga shtetet e para që dha pëlqimin për pjesmarrje në këtë panair të madh ndërkombëtar, kështu që aty po çelet mundësi e madhe bashkëpunuese mes dy palëve.

Gjithësesi në rajon përpara ka zhvillim të madh ekonomik ku si Maqedonia dhe Sërbia këtë duhet t’a shfrytëzojnë në mënyrën sa më të mirë. Ajo çka është e rëndësishme për mbledhjen e përbashkët të qeverive është se me atë rast do të nënshkruhen disa marrëveshje dypalëshe për bashkëpunim mes ministrive të energjitikës, kulturës dhe disa të tjera. Këto janë procese në vazhdim dhe për këto dokumente po punohet. Ende nuk është finalizuar asgjë, egziston edhe një muaj që kjo të përgatitet e gjitha në mënyrën më të mirë të mundshme. Por në përgjithësi, vetëm mbajtja e mbledhjes së përbashkët e qeverive pas kaq shumë vitesh flet në favor të faktit se marrëdhëniet po ecin në drejtimin sipëror dhe se do të çelen perspektiva të reja si në njërën anë të kufirit ashtu dhe në tjetrën.

A kanë nisur tashmë përgatitjet për pjesmarrjen në Ekspo 2027? Cili do të jetë roli i Maqedonisë së Veriut dhe ekonomisë maqedonase në atë ekspozitë?

Përgatitjet kanë nisur dhe vetëm fakti që Maqedonia është një prej shteteve të para që dha pëlqimin për pjesmarrje në panairin Ekspo, flet qartë për dëshirën tonë. Pres që në muajt vijues të organizojmë vizitën e drejtorit të Ekspo Maqedonia, sesi t’u spegojmë qytetarëve se çfarë do të thotë ekspozita dhe cilat janë mundësitë. Nga ana tjetër, pres përgjigje nga drejtori i Ekspo se cilat janë nevojat, kur është fjala rreth përgatitjes për ekspozitë, në mënyrë që ekonomia maqedonase të përfshihet në realizimin e atij projekti. Të gjitha këto janë biznese që sjellin fitime dhe kur ka fitime, atëherë në një farë mënyre përmirësohet jeta e qytetarëve. Këto janë detyrat kryesore para qeverisë së re maqedonase dhe shpresoj se do t'i shfrytëzojmë sa më mire të jetë e mundur.

Një prej debateve më të shpeshta mes bllokut politik shqiptar në vend është projekti i Ballkanit të Hapur. Cila është e ardhmja e kësaj iniciative dhe përse ajo është në fokus të interesave të qarqeve politike shqiptare?

Çdo lidhje e Maqedonisë me Sërbinë kur është fjala për shqiptarët, partitë politike shqiptare apo elitat politike shqiptare nuk janë fort të pranueshme tek deputetët e tyre. Kështu që është tërësisht e qartë se ata janë kundër. Ajo çka është paradoksale në gjithë këtë është se gjithçka varet nga ajo se në cilën karrike ndodheni. Kështu që partia e cila tani është në opozitë e cila më parë dha përlqimin për pjesmarrje në panairin Ekspo, tashmë është kundër kësaj. Kjo ndryshon në varësi të faktit nëse je në pushtet apo në opozitë. Ekspo është e rëndësishme për Maqedoninë sepse i mundëson rrugë të paktë konkrete të bashkëpunimit ekonomik në rajon dhe në të në një farë mënyre është mundësi e jashtëzakonshme diplomatike ose ndërkombëtare, politikisht e mirë për Maqedoninë.

Maqedonia, kur bëhet fjalë për Ballkanin e Hapur, ndodhet mes dy kombeve ndoshta më të mëdha në Ballkan, sërbëve dhe shqiptarëve, të cilët në një farë mënyre kanë interesa kontradiktore. Ky është shans për Maqedoninë, që mes këtyre dy interesave, t’i sigurojë vetes vend në ekonomi, politikë dhe gjithçka tjetër. Në këtë kuptim, jam i bindur se Ballkani i Hapur për Maqedoninë është e rëndësisë jetike dhe duhet mbështetur. Mendoj se qeveria do t’a mbështesë edhe në periudhën vijuese. Mendoj se pritet që kësaj iniciative t’i bashkangjitet Mali i Zi dhe B&H në një format më të gjerë, kjo është hapësira ​​për bashkëpunim më të mirë në rajon.

Nuk mund të jeni kundër çdo bashkëpunimi në rajon dhe të flisni ende për Bashkimin Europian. Ndaj të gjithë ata që flasin kundër Ballkanit të Hapur në thelb janë kundër çdo lloj integrimi, para së gjithash në kuptimin ekonomik e pas kësaj dhe në kontekstin më të gjerë politik.

Në vendin e ministrit për marrëdhënieve ndërkomunitare erdhët pas Artan Grubit. Ndaj tij është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për abuzime me Llotarinë Shtetërore dhe ai është futur edhe në “listën e zezë” të Departamentit të Shtetit. Çfarë trashëguat në Ministri?

Grubi nuk është në “listën e zezë” sepse ishte veçse kriminel. Në spegim shkruhet se cënoi bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal. Është akuzë shumë e rëndë kur bëhet fjalë për të. Dhe nëse merresh me aktivitet kriminal, konfirmohet më mirë ajo çka ka lënë në Ministri. Kjo është sasi kaq e madhe e të ashtuquajturit krim administrativ, saqë, thënë thjesht, çfarëdo që të trajtoni në Ministri-kjo është problem. Nuk egziston asnjë dokumentacion i rregullt, asgjë nuk është regjistruar për atë që është bërë, të hollat që janë tërhequr nuk janë regjistruar, as janë kthyer në kasafortë, nuk është bërë inventar... Kur nisëm të bënim inventarizimin e fondeve materiale dhe financiare, erdhëm në konkluzionin se ata merrnin të holla por që këto kurrë nuk “lexoheshin” në kasafortën shtetërore, punësoheshin jo vetëm ushtria partiake dhe kjo në dëm të buxhetit. Ata që pranoheshin në punë, nuk vinin në vendin e tyre të punës, ndërsa pagat i merrnin rregullisht. Këto janë shuma me miliona që janë paguar gjatë viteve. Janë shfrytëzuar burimet shtetërore në mënyrën më të keqe të mundshme dhe këtu nuk shikohet jo vetëm krimi, por dhe raporti me shtetin. Dokumentacioni i mbetur janë çështje që po zgjidhen dhe i përcillen institucioneve përkatëse shtetërore. Deri më tani rreth dhjetëra raste janë përcjellë në Prokurori, Policinë Financiare dhe në MPB dhe atyre u takon të punojnë më tej.

Arritëm që vetëm për disa muaj të vendosnim radhën elementare të disa gjërave në vendin e tyre, që të nisnim funksionimin normal. I kam premtuar se pas disa muajsh do të bisedoj me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe do t'i them se kam arritur t'ia kthej shtetit Ministrinë, e cila ishte firmë private e Ali Ahmetit dhe Artan Grubit. Kjo ishte firmë private, më shumë se çdo institucion shtetëror.

Çfarë mund të presim në fund të mandatit tuaj dhe a do të përmirësohen marrëdhëniet mes komuniteteve?

Kemi nisur disa programe të reja. Organizuam manifestim me rastin e përvjetorit të 27 janarit, ditën e Shënjt Savës, ditën e popullit sërb në Maqedoni, e cila është ditë pushimi për pjesëtarët e popullit sërb në vend. Morëm mjete për t'i shpërndarë në sektorin joqeveritar, për pjesëtarët e të gjitha komuniteteve. Kjo është qasje krejtësisht ndryshe, duke pasur parasysh faktin se kjo ministri në vitet e fundit ka shpërndarë të holla për organizata monoetnike. Fondet janë shfrytëzuar vetëm nga pjesëtarët e komunitetit shqiptar në Maqedoni, askush tjetër nuk ishte përdorues i fondeve shtetërore. Po e korrigjojmë atë padrejtësi.

Mesazhi i rëndësishëm politik është se Maqedonia nuk është vetëm shtet dykombëtar, por shtet shumëkombësh. Në të jetojnë sërbët, turqit dhe të tjerët dhe do të përpiqemi që sa më shumë të imponohemi jo vetëm në publikun maqedonas, por edhe në bashkësinë ndërkombëtare, për të luftuar për sa më shumë vende të jetë e mundur për pjestarët tanë në shtetin në të cilin jetojmë.

Gazetare: Marija Dimiskova 
Produksioni: Korrenspodenca e Kosovo Onlajn në Shkup