Vuçiq: Në Asamblenë e Përgjithshme të KB do të flas dhe për rëndësinë që të ruhet paqja dhe stabiliteti në rajon
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq tha sot se në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në fund të shtatorit, mes të tjerash, do të flas dhe për rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit, duke patur parasysh se sikurse tha, rendi botëror është shembur dhe se po vazhdon beteja për vendosjen e rendit të ri që mbart potenciale për konflikte të ndryshme, transmeton RTV.
"Ndërsa gjendje e tillë do të jetë e veçantë në rajonin tonë, çka nuk është e thjeshtë, është mjaft e rëndësishme që të ruhet paqja dhe stabiliteti. Dhe financimet duhet të sigurojnë amortizatorë të mëdhenj dhe kjo është mjaft e vështirë. Kështu që gjërat nuk do të jenë të lehta", tha Vuçiq pas prezantimit të masave të reja për të përmirësuar standartin e jetes së qytetarëve në Pallatin Sërbia.
Vuçiq vuri në dukje se është shembur rendi botëror i vendosur në vitin 1945 dhe se po bëhet betejë për rend të ri, i cili ende nuk është formuar.
"Ky rend i ri ende nuk është vendosur thelbësisht dhe funksionalisht. Mund të shikoni disa skica të një ndarjeje të re dikotomike të botës në Amerikë e Kinë dhe gjithë të tjerët në një masë më të paktë por me shumë faktorë rajonalë dhe lojtarë rajonalë që nuk kishin këtë forcë më herët dhe potencial të madh për konflikte", tha Vuçiq.
Ky i fundit shtoi se potenciali për konflikte egziston për të gjitha çështjet e rëndësishme, nga mineralet, metalet e rralla, nafta dhe gazi, deri tek territoret dhe gjithçka tjetër. Vuçiq shpreson se të paktën një nga konfliktet në botë do të ndalet, por beson se kjo nuk do të jetë e lehtë.
"Besoj se pas zgjedhjeve ruse, të cilat janë më 20 shtator, në fund të shtatorit apo fillim të tetorit do të shkojnë në një vend të tretë për negociata tripalëshe, jo në nivel të lartë, por në nivel të ulët. Pra, është e mundur të shkohet në ndonjë vend arab, Rusi, Ukrainë dhe Amerikë, por në një nivel më të ulët, për të nisur bisedimet. Kur dhe si do të përfundojë, këtë nuk e di as Babai i Zotit", tha Vuçiq.
Duke folur për konfliktin në Lindjen e Mesme, Vuçiq tha se ai po përhapet gjithnjë e më shumë dhe po krijon probleme.
"Amerika dhe Irani, gjithnjë e më pak optimizëm nga dita në ditë dhe gjithnjë e më shumë probleme dhe po përhapet gjithnjë e më shumë ai konflikt. Dhe tani ftesa e sauditëve ndaj Pakistanit, Turqisë dhe të tjerëve për të ndërhyrë kundër hutëve përhap më tej konfliktet dhe ndasitë e mëtejshme në botën myslimane", tha Vuçiq.
0 komentet