Dhjetëvjetori i vendosjes së “Parkut të paqes”- apel për dhënien e shansit për dhurimin e paqes
Shkruar nga Ivan Jakshiq, redaktor përgjegjës i Kosovo Onlajn
Sërbët e veriut të Kosovës janë në urën mbi Ibër që lidh bërthamën qëndrore të qytetit të Jugut dhe Veriut të Mitrovicës, si sot dhjetë vite më parë ngritën “Parkun e Paqes” në të cilin për një periudhë të gjatë u ndalën fushatat e sulmeve të ekstremistëve nga pjesa jugore shqiptare e qytetit, në pjesën veriore, kryesisht sërbe. Ndërtimi i zonës së gjelbër në urë ishte, në kuptimin urbanistik, zgjidhje për të cilën asnjë metropol europian e njëkohësisht në mënyrë praktike për ndonjë kohë të lumtur u shty zgjidhja e çështjes së qëllimit të urës e cila për fat të keq kurrë nuk ka qenë pika e lidhjes mes dy ndasive të thella të komuniteteve nacionale, por linjë demarkacioni dhe në situata të caktuara madje dhe linjë fronti.
Politikanët shqiptarë akuzuan sërbët e veriut të Mitrovicës për bërjen e ndasive fizike dhe barrierave në qytet, ndonëse veriu dhe jugu i Mitrovicës kurrë nuk kanë funksionuar si tërësi unitare urbane. Sërbët nga ana tjetër mirëkuptuan se çfarë fshihet pas këtyre vërrejtjeve të pasinqetta pasi “Parku i Paqes” në një farë mënyre me të vërtetë solli paqe-kështu që fizikisht u ndal që ekstremistët me automjete, shpesh të armatosur jo vetëm me urrejtje dhe fyerje, t’ia behnin në veriun e qytetit. Politikanët shqiptarë urën mbi Ibër kurrë nuk u interesonte nga pikëpamja e lirisë së lëvizjes-për ta kjo ishte dhe mbetet simbol i rezistencës sërbe ndaj përpjekjeve që përgjatë gjithë kohës të fshinte prezencën sërbe në Kosovë, e cila në vazhdimësi vazhdoi për më shumë se mijëvjeçari.
“Parku i ri Pqes” në dukje
Formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe është i nevojshëm sot për të njëjtën arsye-sesi të gjithëve në Kosovë t'i garantohet e drejta e egzistencës dhe përparimit. Rruga e rimëkëmbjes sociale në Kosovë është mbi të gjitha çështje e krijimit të besimit. Nuk duhet të lejohet të mohohet fakti-që duke kundërshtuar rëndësinë simbolike të urës mbi Ibër, të zotohen se për hapjen e saj për trafik-të mohohet që problemet e popullit sërb në Kosovë ekzistojnë dhe se është pikërisht populli sërb sot komuniteti më i kërcënuar në Europë.
Mes Mitrovicës së jugut dhe asaj të veriut egzistojnë edhe dy ura mbi Ibër, kështu që çështja e konkrete e kësaj ure nuk është e rëndësisë për rrjedhën normale të trafikut në qytet, por është e rëndësisë thelbësore për mbijetesën dhe sigurinë e një komuniteti pa dyshim të cënueshëm.
Dhjetëvjetori i vendosjes së “Parkut të Paqes” është arsye për të kujtuar faktin se paqja dhe besimi në shoqëritë thellësisht të ndara është diçka që ndërtohet dhe krijohet ndër vite shpesh me dekada. Secili prej qyteteve të ndara ka historinë e vet unike dhe recetat universale për zgjidhje nuk egzistojnë-shembujt e Belfastit, Nikosias, Jeruzalemit, Bejrutit apo Sarajevës na mësojnë tek kjo. Jam i bindur se tek ura mbi Ibër duhet të aplikohet sërish zgjidhje urbanistike, e cila do të ishte në gjurmët e asaj që u tentua me “Parkun e Paqes”, ndaj është e nevojshme të krijohet një njësi urbane neutrale, në të cilën do të ishte e mundur prekja e mundshme mes dy komuniteteve antagoniste-mbi të gjitha përmes kontaktit të të rinjve, organizimit të ngjarjeve kulturore dhe aksioneve e ngritjeve të ndonjë lloj ndërgjegjësimi mbinacional urban.
Jemi dëshmitarë okularë se elita politike shqiptare këtë megjithatë, nuk e dëshiron pasi synimi i tyre sikurse mund të shikohet qartë nga praktika e deritashme, është sundimi i terrorit ndaj popullit sërb në veri të Kosovës; pra qëllimi i tyre është shoqëri monoetnike dhe jo shoqëri qytetare.
Fatkeqësisht, vërtetuam dhe se elitës shqiptare nuk i intereson simbolika e urës si vend takimi që lidh kombet, kulturat dhe civilizimet-për ta ura mbi Ibër, të krijohet përshtypja, është e rëndësishme vetëm si objekt infrastrukturor e logjistik në hartimin e planeve për kontrollin fizik të forcave speciale mbi veriun e Kosovës.
Dhe çfarë na ka sjellë prania e policëve specialë të armatosur deri në dhëmbë në veri të Kosovës muajt e fundit? A janë të kënaqur përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, të cilët dikur prej sërbëve kërkuan të hiqnin “Parkut të Paqes” që të mos jetë pengesë për lirinë e lëvizjes, janë të kënaqur me alternativën-situatë jostabile, latente të krizës në veri të Kosovës?
Beogradi nuk është i kënaqur me alternativën, kuptohet se nuk janë të kënaqur as sërbët në të katër komunat në veri të Kosovës dhe nuk duhet të jetë e kënaqur as Europa. Ajo që sot jemi dëshmitarë në zonat e shumicës sërbe në Kosovë, është mossuksesi i bashkësisë ndërkombëtare dhe mossuksesi i Europës, për të cilën konsolidimi i projektit të pavarësisë së Kosovës prej vitesh është më i rëndësishëm dhe nga vlerat europiane dhe nga të drejtat njerëzore të pjestarëve të popullit sërb. Por pikërisht për këtë apeloj në rëndësinë e dhënies së shansit të ri të paqes, pasi druhem se-nëse nuk do të jemi të vullnetshëm që në Kosovë të ndërtojmë parqe paqesh-do të mbetemi jo vetëm pa parqe, por edhe pa paqe.


0 komentet