Luftë deri në kufirin e arsyes: Si përfundojnë konfliktet e fuqive të mëdha para humnerës

Beograd_240125_Željko Šajn 05
Burim: Kosovo Online

Shkruar për Kosovo onlajn: Zhelko Shajn, i dërguari special nga Moska

Lufta në Ukrainë po hyn në fazën finale jo sepse dikush ka arritur fitore absolute, por sepse aktorët kryesorë erdhën deri në kufirin e rraskapitjes racionale. Pas periudhës së gjatë konkurrence ushtarake, fokusi po zhvendoset nga fusha e betejës në tryezën diplomatike. Bisedat e zhvilluara nga Riadi, përmes Stambollit, në Davos, Moskë dhe Abu Dhabi tregojnë se konflikti po përkthehet gradualisht nga niveli ushtarak në atë politik.

Në këtë sekuencë, Stambolli zë vend të veçantë-qytet ku paqja ishte e mundur shumë më herët. Si Riadi dhe Stambolli përfaqësonin tentativa të parakohshme për marrëveshje, ndërsa lufta ende nuk kishte shteruar mjaftueshëm që kompromisi të ishte i qëndrueshëm.

Në qarqet diplomatike, Enkorixh po referohet si pikë kthese. Jo si vend i marrëveshjes së nënshkruar, por si hapësirë ​​e mirëkuptimit verbal. Pa marrëveshje dhe nënshkrime formale, u krijua kornizë: çfarë nuk duhet prekur, ku janë kufijtë dhe si mund të përfundojë lufta pa njohje formale të humbjes. Në diplomacinë e fuqive të mëdha, momente të tilla shpesh vlejnë më shumë se letra, sepse tregojnë se vetëdija politike ka mbërritur para formës juridike.

Në këtë kontekst, është realiste të pritet që në konferencën vjetore për shtyp të Vladimir Putinit, theksi do të zhvendoset nga eskalimi tek mbyllja e konfliktit. Kjo me gjasa nuk do të jetë fjalim fitoreje, por përfundimi; jo për ofensivën, por për kufijtë. Ndryshim toni në situata të tilla shpesh i paraprin me të vërtetë përfundimit të luftës.

Momenti i sotëm më shumë kujton fundin e vitit 1962 sesa vitin 1916 apo 1941. Viti 1916 ishte pika e shterimit të Luftës së Parë Botërore, ndërsa viti 1941 shënoi hyrjen në luftë totale pa hapësirë për kompromis. Përkubdër kësaj, në 1962, gjatë Krizës së Raketave Kubane, bota e kuptoi se hapi tjetër i gabuar, do të çonte në katastrofë globale. Pikërisht kjo vetëdije-e jo dobësi ushtarake-çeli rrugën e de-eskalimit.

Në terren, Rusia arriti minimumin e qëllimit të saj strategjik: kontroll stabil dhe shmangie të humbjes. Ky realitet, ndonëse i kontestuar juridikisht, bëhet fakt politik. Siç paralajmëroi Carl von Clauseëitz, lufta humbet kuptimin e vet në momentin kur nis të kërcënojë vetë politikën, sepse atëherë pushon së qeni mjet dhe bëhet rrezik. Llogjikë e ngjashme e përmbajtjes së ftohtë u formulua nga diplomati amerikan George F. Kennan, duke paralajmëruar se qëllimi i politikës nuk është fitorja, por aftësia për të mbijetuar pasojat e vendimeve të veta.

Ndaj, faza finale e këtij konflikti nuk formësohet përmes triumfalizmit, por përmes kontrollit. Fuqitë e mëdha në këto rrethana, nuk kërkojnë fitore simbolike, por menaxhim të pasojave. Stabiliteti bëhet më i rëndësishëm sesa narrativa dhe parashikueshmëria më e vlefshme se eskalimi. Atëherë lufta mbyllet jo me spektakël, por me disiplinë-në heshtjen në të cilën matet dëmi dhe rreziku i ardhshëm është i kufizuar. Kjo është logjika e politikës së pjekur, në të cilën forca demonstrohet nga aftësia për të ndaluar.

Nëse Enkorixh ofroi kornizën për përfundim të mundshëm, atëherë është logjike që fundi të formalizohet në qytetin që simbolizon përmbajtjen ruso-amerikane dhe vazhdimësinë e bashkëpunimit shtetëror nga luftërat e mëdha. Në këtë dritë dhe ideja e vizitës së Donald Tramp në Rusi mund të interpretohet si sinjal i kërkimit të formatit politik për mbylljen e konfliktit. Zgjedhje e tillë mbështetet në traditën e shteteve të mëdha që, në momente vendimtare historike, ishin në gjendje të ndanin armiqësinë nga përgjegjësia.

Në botën që ka përjetuar tashmë vitet 1916, 1941 dhe 1962, akti më i madh i shtetburrërisë nuk është të fitosh edhe një luftë, por-sikurse e kuptuan si Alexander Gorchakov ashtu edhe Charles de Gaulle-të ndalosh historinë një hap para humnerës.