Përmbledhja e javës 86
Këtë vit në Kosovë, praktikisht çdo javë ka qenë parazgjedhore. Në javën që vjen, para zgjedhjeve të reja, zyrtarisht do të hyjmë edhe në një tjetër fushatë. Kujt i përputhen dëshirat e Vitit të Ri me ato zgjedhore, e kush as nga zgjedhjet as nga viti i ri nuk pret më asgjë?
Vështirë të besohet, por fushata në Kosovë ende nuk ka nisur. Nga zgjedhja e mençur e publikut të cilit kandidatët do t’i drejtohen, ndonjëherë më e rëndësishme mund të jetë ajo publikë të cilën tashmë e kanë zemëruar. Këtë e theksojnë analistët, duke rikujtuar “gurin” mbi të cilin u penguan marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
“Të zemërosh një aktor të tillë nuk mund të rezultojë me rezultat të mirë zgjedhor”, thotë Petar Iviq nga Iniciativa Pupin.
Ka ende kohë që disa vendime, si ato të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të korrigjohen. Vullneti, megjithatë, është pak më i vogël.
Votuesit më të moshuar vetëm këtë vit kanë pasur shumë raste të dëgjojnë premtime, t’u besojnë ose t’i refuzojnë ato. Ata që ende nuk kanë votuar, teorikisht, ende nuk kanë pasur kohë të zhgënjehen.
“Mua më frikëson fakti që të rinjtë kanë humbur edhe atë pak besim që kishin në proces dhe e kanë kuptuar se demokracia nuk është ajo që e kishin imagjinuar”, përcjell përvojën e tij nga terreni, Dushan Borisavleviq nga Qendra Rinore e Graçanicës.
“Në fakt”, shton politologu Ognjen Gogiq, “për të rinjtë shqetësimi më i madh është se si të largohen nga Kosova”.
Ata që mbeten, të zhgënjyer apo jo, në javët e ardhshme do të rendisin ofertat dhe premtimet. Cili themel nuk do të lëvizë nga guri i parë, cilat fitore janë reale dhe cilat lëvizje janë të konsumuara.
“Secila palë do të dëshirojë të jetë më shqiptare se ajo që është në pushtet”, parashikon mesazhet e fushatës Petar Qurçiq nga Instituti për Studime Evropiane.
Derisa politikanët para zgjedhjeve duhet të jenë të kujdesshëm sepse çdo veprim vlerësohet, disa të tjerë nuk kanë pse të jenë. Kur luajnë për publikun e tyre, ndaj atij rival mund të zemërohen lirshëm. Se si duket ky “mospajtim” në praktikë, dëshmon Nikolla Radomiroviq, pronar i një lokali në Mitrovicën e Veriut, i cili u mbyll pas një mbikëqyrjeje inspektuese.
“Kjo është dëm i shkaktuar drejtpërdrejt nga inspektori, i cili atë mbrëmje na kërcënoi se do të mbylleshim dhe se nuk do të punonim gjatë”, thotë Radomiroviq.
Dëmi material është vështirë të kompensohet. Marrëdhëniet njerëzore janë dëmtuar, ndoshta në mënyrë të pakthyeshme. Ndërsa rampat dhe barrierat fizike, si ato në Leposaviq, edhe pse dukeshin më të vështirat, megjithatë janë më të lehtat për t’u hequr. Pas vetëm disa vitesh.
0 komentet