PËRmbledhja e javës së 85
Çfarë fshihet pas premtimeve të lehta, zgjidhjeve të zëshme dhe ideve në dukje të mira? Gjithçka që në fushatë duket e thjeshtë, në zgjidhje do të paguhet pas zgjedhjeve. Në PËRmbledhjen e javës, ju kujtojmë se çfarë fshihet pas "vështrimeve të para".
Ndonëse asgjë nuk duket se ndryshon, ka nga ata që këtë vit punojnë pa pushim. Sa më shumë zgjedhje, aq më shumë punë për ta: konfirmojnë, mbledhin, ribëjnë, ndalojnë.
"Ne në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare të shkurtit patëm numër të caktuar zgjedhësish shqiptarë", kujton historiani Aleksandar Guxhiq.
"Epo, u rrit para zgjedhjeve vendore dhe tani, para zgjedhjeve të përsëritura parlamentare, sërish është ulur", shton ai.
Si zvogëlimi ashtu edhe rritja e numrit të zgjedhësve duken të thjeshta dhe në përputhje me taktikat. Megjithatë, pamë këtë javë në seancat e KQZ dhe atyre që janë përgjegjës për to, se zgjedhja është mbi kokat e tyre.
"Mbarë proçesi dhe e gjithë lista e zgjedhësve në Kosovë e Metohi është ireale", thotë për Kosovo Onlajn analisti Nikola Vujinoviq.
Shumë vendime, në shikim të parë të mirëmenduara, ishin shokuese dhe ireale, herën e parë. E më pas konfuze. Tashmë mos-konfirmimi i Listës Sërbe nuk habit askënd.
"Problemi është," spegon politologu Ognjen Gogiq, "ajo çka askush nuk i mban pasojat. Se askush nuk është përgjegjur për këtë, as ligjërisht e as politikisht, çka është hera e tretë që po ndodh".
Me kujtesë të shkurtër dhe mungesë llogaridhënieje dhe politikanët. Megjithatë, taktika "tek uria e fushatës, është ngrënës në praktikë", nuk kalon më, paralajmërojnë analistët.
"Kur shkon të kërkosh vota, duhet të marrësh angazhim. Mund të gënjesh një herë, por nuk mund t'i gënjesh herën tjetër," thotë profesor Nexhmedin Spahiu.
Si votuesit ashtu edhe publiku i huaj tani po kërkojnë përgjigje dhe zgjidhje. Dhe nuk pranojnë, thonë ata, ato që duken bukur në teori, por jo në praktike.
"Ne nuk e dimë se kur do të kemi qeveri të re," thotë analisti politik Shkëlzen Maliqi.
"Ky vit ka kaluar igjithi me ato dredhi, lojëra, shtyrje", shton Maliqi.
Disa punë të vonuara prej kohësh kanë nisur këtë javë. Disa synime të reja dhe afate para së gjithash tek komunat në veri, janë vendosur. Disa probleme, të paktën me sa duket, janë zgjidhur. Dhe disa autobusë këtë javë më në fund u drejtuan drejt finales.
0 komentet