Politika hipokrite e BE ndaj Maqedonisë së Veriut
Shkruar per Kosovo Onaljn nga: Zheljko Shajn
Ballkani përmes historisë ka qenë vendi ku janë ndeshur kultura të ndryshme por dhe interesa të cilat jo rrallë kanë prodhuar konflikte të ashpra prej të cilave kujtojmë veçanërisht Luftën e Madhe të Parë Botërore dhe atë të Dytë, por edhe konflikti që lindi shpërbërjen e Jugosllavisë, si dhe shpërbërjen e sistemit të shoqërisë socialiste në Europë kur aleatët në dy luftërat e mëdhaja u shndërruan në armiq gjakatarë. As mbarimi i Luftës së Ftohtë, as shembja e murit të Berlinit nuk i ofroi njerëzimit arritjen e rendit të ri botëror të qëndrueshëm dhe pozitiv. Luftërat në Gaza dhe Ukrainë, tension gjithnjë e më i madh në Ballkan-janë përditshmëria dhe burimi ynë i ankthit që lufta e tretë botërore po troket në derën e njerëzimit modern.
Megjithëse paqja është domosdoshmëri universale e të gjitha kohërave të çdo individi dhe populli, duket nuk ka qenë kurrë më e vështirë arritja e saj. Si të bindni palët në konflikt që të ndalin zjarrin e armatosur dhe të përpiqen t'i zgjidhin konfliktet me dialog në tryezën e rrumbullaktë, çështja është se kush po e torturon mbarë botën dhe kush shpreson të marrë përgjigje sa më parë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rol kyç në krijimin e paqes botërore, theksoi kryeministri hungarez Viktor Orban, duke shtuar se nëse amerikanët dëshirojnë të mbretërojë paqja në botë, duhet të zgjedhin president që do të luftojë për paqe. Orban këtë qëndrim e shprehu në Ohër, ku ishte për vizitë zyrtare dyditore.
Mikpritësi i Orban ishte kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski me ministrat e tij. Kryeministrat drejtuan seancë të përbashkët të qeverive, e cila-mund të themi lirshëm-ishte ngushëlluese. Pra, pritej që të shkohej deri në konferencë ndërqeveritare mes Komisionit të BE dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që e udhëheq Mickoski. Në vend të kësaj, Hungaria, si vend kryesues i BE, mbajti seancë dypalëshe të qeverive, pas vendimit të Brukselit që Maqedonisë së Veriut mos t’i lejohej zhvillimi i mëtejshëm i marrëveshjeve të anëtarësimit me BE, sepse nuk përmbushi kushtin e vendosur nga Bullgaria.
Mickoski kujtojmë se kërkoi garanci se nuk do të ketë kërkesa të reja pas një ndryshimi të Kushtetutës dhe përfshirjes së bullgarëve në këtë akt, por këtë lloj garancie BE nuk e pranoi. Vendimin e Brukselit që Maqedonisë së Veriut mos t’i aprovoheshin negociatat e anëtarësimit pasi nuk kish përmbushur kushtin bullgar, Viktor Orban e komentoi me keqardhjen më të madhe: “Ky është gabim historik, i cili mund të dyfishohet, sepse vendi do të vendoset pas Shqipërisë, çka për të cilën nuk shikoj arsye. Sfida për qeverinë do të jetë të luftojë kundër këtij qëndrimi të pandershëm”.
Pra, Shqipëria u përjashtua nga paketa e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, kështu që BE do t’a trajtojë pranimin e saj në komunitetin e vet në mënyrë të pavarur. Në këtë kontekst, duhet kujtuar edhe se dikur deputetë shqiptarë dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme, si dhe në qarqe të ndryshme politike, kanë theksuar se nëse Maqedonia e Veriut nuk e pranon rrugën e integrimeve europiane me ndryshimin e Kushtetutës ndërsa Shqipërisë i miratohen negociatat e anëtarësimit, atëherë shqiptarët nga Maqedonia e Veriut do të kërkojnë zgjidhje për veten. Ka patur dhe aludime për formimin e komunës së pavarur në perëndim të Maqedonisë së Veriut dhe luftën për negociatat e anëtarësimit. A është kjo mbështetje nga ana e BE për realizimin e idesë së Demaçit, ndërsa tani edhe të Kurtit rreth të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe dhe kjo në kohën e atmosferës jashtëzakonisht të tensionuar në Ballkan?
Kryeministri shqiptar Edi Rama, ndonëse nuk pajtohet me qëndrimet politike të Kurtit, ka aluduar se vendi i tij do t’a transformojë rendin sufist islamik Bektashi me seli në Tiranë, si shtet sovran. Nuk përjashtohet që kjo të jetë hap më tej drejt synimit të përbashkët shekullor latent për formimin e të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe ku do t'i bashkohen dhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët tashmë e konsiderojnë Kurtin presidentin e të gjithë shqiptarëve.
Kujtojmë se kur Kurti të tillë titull e mori në Tetovë, bashkësia ndërkombëtare nuk reagoi, por nga përvoja dimë që heshtja është një formë mbështetjeje dhe Kurti është i fuqizuar që të ecë përpara në mënyrë imperative drejt qëllimit të tij. Nga njëra anë po ngushton sovranitetin politik dhe integritetin territorial të sërbëve në Kosovë, pikërisht ashtu sikurse rusëve në Ukrainë i’u hoqën të drejtat e njeriut dhe nga ana tjetër po armatoset me kapacitet të plotë për të cilën gjithashtu forcat ndërkombëtare e shikojnë përmes gishtave.
Bashkimi Europian ndaj Maqedonisë së Veriut po zbaton politikë të dukshme hipokrite duke kërkuar prej saj kushte të reja të përhershme të pavarësuara për pranim në komunitetin e vet. As dhe pas ndryshimit të Kushtetutës dhe emrit të shtetit me Marrëveshjen e Prespës-asnjë hap nuk është afruar hyrja për në BE. Prej saj kërkohet akoma dhe një ndryshim në aktin më të lartë shtetëror, me kërkesë të Bullgarisë dhe nuk është e sigurt as se kjo do të jetë pengesa e fundit për pranimin e saj. E gjithë kjo, natyrisht, shkaktoi pakënaqësi të madhe tek populli maqedonas, madje edhe një farë neverie ndaj BE dhe preferencë në rritje drejt Lindjes, ndonëse udhëheqësia shtetërore zyrtarisht mban kursin e NATO dhe politikën e vet të jashtme e krijon nën politikën e BE çka dëshmohet dhe mbështetja për Ukrainën në konfliktin me Rusinë, ku Rusia karakterizohet si agresore.
Ndërsa konflikti ruso-ukrainas nuk po pakësohet, bota i trembet luftës së tretë botërore dhe vetëm tetë muaj para fillimit të Operacionit Special të Rusisë në Ukrainë, sekretari i përgjithshëm i NATO Jens Stoltenberg konstatoi për “Politika”:
“Është absolutisht e saktë që sot po ndeshemi me situatën më të paparashikueshme të sigurisë në këto vitet e fundit. Aty gjithmonë e më shumë Rusia është agresive, kërcënime kibernetike dhe hibride, destabilitet të gjerë në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut dhe kërcënim i zgjatur terrorist. Si përgjigje ndaj kësaj, NATO po zbaton me shpejtësi përkatësinë më të madhe të mbrojtjes kolektive qysh prej Luftës së Ftohtë. Pra, në botë që po bëhet gjithnjë e më pak e parashikueshme-NATO është po aq e rëndësishme sa kurrë.
Aleanca mbron sigurinë e vendeve tona prej 70 vitesh. Lidhja e fortë mes Europës dhe Amerikës së Veriut e ka bërë NATO aleancën më të fortë në histori. Fakti që së shpejti do të pranojmë Maqedoninë e Veriut si anëtaren e 30, tregon se NATO është aleancë e suksesshme. Raundet e njëpasnjëshme të zgjerimit, vërtetuan se NATO edhe pas 70 vitesh, tërheq interes dhe se është forcë pozitive drejt rendit të qëndrueshëm ndërkombëtar”.
Por, pikërisht ato raunde të njëpasnjëshme zgjerimi, çuan drejt konfliktit ushtarak në territorin e Ukrainës, të përgatitur nga marrëveshjet e Minskut. Pra, ish-kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ish-presidenti i Francës Holland, konfirmuan se marrëveshjet e Minskut i shërbyen Perëndimit për t'u përgatitur për luftë me Federatën Ruse. Tani, nëse shtetarët që deklaruan këtë ishin edhe nënshkrues të Marrëveshjeve të Minskut së bashku me Rusinë dhe Ukrainën, me të drejtë mund të pyesim, a ka të tillë sfond funksional dhe Marrëveshja e Brukselit.
Edhe pse shtetarët maqedonas janë të sigurt se nuk mund të ketë konflikt tek anëtarët e NATO, madje as tek vetë Maqedoninë e Veriut, funksioni i Marrëveshjeve të Minskut, politika hipokrite e NATO, BE, veçanërisht Francës dhe Gjermanisë-justifikon frikën e justifikuar që Marrëveshja e Brukselit me aneksin e Ohrit, ka ngjashmëri me rolin e Marrëveshjeve të Minskut për anëtarët e NATO, BE dhe SHBA.
Fakti është se marrëveshja e Brukselit nuk ka sjellë asnjë përparim konkret qysh prej vitit 2013, kur u nënshkrua. As në asnjë pikë. Rezultatet e arritura nuk tregojnë përparim tek negociatat e paqes mes Beogradit dhe Prishtinës, por akoma më shumë po intensifikohet atmosfera e tensionuar. Anëtarët e NATO po armatosin formacionet ushtarake të sigurisë së Kosovës, ndonëse kjo nuk është në përputhje me Rezolutën 1244, as në baza morale dhe as ligjore. Anëtarët e Aleancës Veriatlantike, përveç presionit në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, me segmentin ushtarak komercial, përgatisin Kosovën për konflikt serioz ushtarak edhe pse KFOR është vendosur për të ruajtur paqen në KA të Kosovës e Metohisë sipas Rezolutës 1244 e KS të KB. Aroma e armëve po bëhet gjithnjë e më intensive e rëndë.
Çfarë mund të presë Ballkani Perëndimor nga Bashkimi Europian kur kjo jo një herë ka treguar forcën e politikës së vet hipokrite? Republika e Maqedonisë së Veriut nga kjo hipokrizi u dogj shumë herë, duke përmbushur kërkesat e BE si e si t’a merrte në krahë, dhe çfarë bëri-i’u imponuan kërkesa të reja duke e mbajtur në qorrsokak. Me shumë vështirësi u bë anëtari i 30 i NATO dhe sot e kësaj dite nuk ka as të drejtën e negociatave të anëtarësimit me BE sepse atë Bullgaria tani po bllokon në proceset eurointegruese duke kërkuar sërish ndryshim e Kushtetutës së RMV sesi populli i saj të bëhet element konstituiv i aktit më të lartë shtetëror maqedonas. BE natyrisht, e mbështeti anëtarin e vet duke harruar premtimet që i ofroi Maqedonisë me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës.
Maqedonia e Veriut jo vetëm që mbetet e bllokuar me kushtet e reja në rrugën drejt BE, por Europa me qëndrim të tillë, çel problem të ri, duke rrezikuar edhe më tej situatën politike dhe të sigurisë në këtë shtet. Tani është çështje e hapur se sa të durueshëm do të jenë shqiptarët dhe të ruajnë paqen në këtë hapësirë duke pritur vendimin shtetëror të Maqedonisë së Veriut, apo do të jetë sfidë për ta që të hedhin hapin e radhës drejt arritjes së bashkimit të shqiptarëve në një shtet të vetëm për të cilin po lobohet nga ish spiuni amerikan dhe krijuesi i burimit të bombardimeve të RF të Jugosllavisë-Uilliam Uoker.
Është po ashtu e rëndësishme të theksohet se para vendimit të Brukselit që me Maqedoninë e Veriut të mos vazhdohet me negociatat e anëtarësimit, gazetarët informuan se BDI-ish partia në pushtet dhe tashmë në opozitë-përgatitet për trazira, çka gjithashtu shqetëson qytetarët meqenëse bota ka filluar tashmë me situatë lufte, ndërsa Ballkani ka qenë gjithmonë "fuçi baruti" dhe kapsula fillestare për nisjen e konfliktit mes palëve kundërshtare.
Krijimi i rendit ndërkombëtar të qëndrueshëm stabil dhe paqes kaq të dëshiruar, sigurisht që do t'i paraprijë gjetja e ekuilibrit në interes të fuqive të mëdha. Na mbetet të shpresojmë se ajo rrugë do të jetë e shkurtër nga sa sugjerojnë veprimet e fuqive të mëdha, përfshirë politikën hipokrite të Perëndimit, e cila ndikon në raportet në Ballkanin Perëndimor.
Orban së fundmi la të kuptohet se Europa tërhiqet nga mbrojtja e interesave të veta, duke thënë se gjithçka që Europa po bën sot, është të ndjekë pa kushte politikën e jashtme pro-demokratike të SHBA madje edhe me çmimin e vetëshkatërrimit. Ai vuri në dukje gjithashtu dhe dominimin e vendeve nga jugu global, si: Kina, India, Pakistani dhe Indonezia, duke thënë: “Po vjen ndryshimi që nuk është parë prej 500 vitesh. Ajo që ne po përballemi është në fakt ndryshimi i rendit botëror”.
Nëse fjalët e tij janë të sakta dhe nuk ka arsye për të mos t’a besuar si politikan veteran, atëherë nuk besohet të pritet që Europa të përballet me pasojat e politikës së vet hipokrite në ndarjen e re globale botërore dhe këtë me kohë të ngjashme si 325 vite më parë kur u nënshkrua paqja e Karlovacit. Atëherë u regjistruan fillimet e vorbullave të reja territoriale, të cilat morën formë të re pas Luftës së Madhe. Ndaj, duke besuar Orbanin, na pret ndarje e re gjeopolitike globale multipolare, në të cilën politika hipokrite e Perëndimit, do të ketë pasoja historike për vetë Kontinentin e Vjetër, para së gjithash me inkursion të ri fetar që do të kërcënojë integritetin territorial të kristianizmit.
Të gjithë këta shembuj të politikës hipokrite të Perëndimit, nën marrëveshjen e Brukselit rreth normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës-vetëm sa e përforcojnë ftohjen e luftës agresive rreth interesave në skenën botërore dhe frikën se makineria e luftës është para portave tona. Për të ndalur përhapjen e tymit të luftës dhe frikën e luftës bërthamore, është i domosdoshëm dialogu për tryezën e rrumbullaktë, tamam ashtu si palët kundërshtare në Luftën e Madhe vjeneze, gjetën një kompromis dhe nënshkruan Paqen e Karlovacit, para 325 vitesh.
0 komentet