Rruga për në Indi përmes Kosovës
Shkruar për Kosovo onlajn: Muharrem Bazdul
Sipas ndonjë koençidence të çuditshme, pikërisht rreth Vidovdanit këtë vit, nëpër portalet e sarajevase dhe boshnjako-hercegovinase, u publikua lajmi rreth asaj që Republika e Austrisë prej komunës Qendër sarajevase, pati blerë godinën në të cilën prej 30 vitesh ndodhet ambasada austriake. Së fundmi është paguar qeraja ndërsa prona tashmë është nën pronësinë e Austrisë. Kjo është ndërtesë shumë e bukur, në qendër të qytetit, buzë Parkut të Madh, direkt përmes rrugës së godinës së Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës. Në kontekstin e politikës ditore lokale, kjo shkaktoi pak interes, por historia rreth kësaj godine është shumë interesante nga perspektiva kulturore, sesa nga ajo përditshmërisë politike.
Që do të thotë se sarajevasit e vjetër godinën në fjalë edhe sot e quajnë Vila e Kuçerës. Hugo Frajer fon Kuçera ka qenë në pjesën e parë të pushtimit austro-hungarez të Bosnjë-Hercegovinës dhe krahu i djathtë i Benjamin Kalaj. Emri dhe mbiemri i Benjamin Kalaj i përket njohurive të përgjithshme të sërbëve me arsim mesatar, ndërsa për Kuçerën pakkush ka dëgjuar. Dhe nuk duhet të jetë kështu. Pasi Kuçera ka lidhje shumë interesante, qoftë edhe disi indirekte prej temave më kryesore të letërsisë sërbe në çerekun e fundit të shekullit XX.
"Fjalori hazar" i Millorad Paviqit katapultoi temën e hazarëve në kontekstin e skenës botërore artistike në fund të shekullit XX. Në kontekstin e historisë, hazarët vite më parë në fokusin e vëmendjes së publikut botëror u kthyen nga Arthur Kestler me librin "Fisi i Trembëdhjetë". Në këtë libër, Kestler paraqet hipotezë të guximshme dhe disi radikale, sipas së cilës hebrenjtë Ashkenazi, nuk janë pasardhës të semitëve, por të hazarëve. Dhe ai vetë si praktikisht të vetmen pararendëse reale të asaj teze, përmend Kuçerën.
Valerijan Zhujo ndoshta njohësi më i mirë modern i së kaluarës së Sarajevës, rreth Kuçerës shkruan kështu: “Kishte karrierë jashtëzakonisht të suksesshme, ishte orientalist. Përfundoi Akademinë Orientale në Vjenë dhe ishte njohës i shkëlqyer i gjuhëve lindore. Madje dhe në Sarajevë në kohën e shërbimit të tij, magjepsi botën tonë me njohuritë e gjuhëve orientale, por edhe të së drejtës së Sheriatit, për të cilin ishte ekspert. Ulemaja jonë këtu do të frikësohej kur do të niste të interpretonte disa çështje. Patjetër që me mjedisin në të cilin punonte veçanërisht atë boshnjak dhe koketonte paksa rreth kësaj, ishte jashtëzakonisht i zoti në këtë, por mendoj se ndoshta gjithçka kjo përkonte tek përshkrimi i misionit të tij diplomatik”.
Koha në të cilën kaloi në Bosnjë dhe Sarajevë, Kuçera e shfrytëzoi për të ushtruar ndikim të fortë tek udhëtarët nga Perëndimi. Një nga ata udhëtarë ishte dhe korrenspodenti special i “Tajmsit” londinez Hari K. Tomson i cili në Sarajevë mbërriti në verën e vitit 1896. Me rekomandimin e Kuçerës, ai shkoi të realizonte reportazhe nga Bosnja veriperëndimore, nga Banja Lluka dhe zona përreth. Ai aty ishte i magjepsur nga fakti që Perandoria Osmane para kongresit të Vjenës, shinat e para të hekurudhës në Bosnjë dhe Hercegovinë, i vendosi mes Banja Llukës dhe lumit Sava. Tomson ishte i vetëdijshëm se ky ishte synim afatgjatë për të lidhur Europën me Mesdheun përmes sanxhakut Novipazaras dhe Kosovës. Para më pak se 130 vitesh ai shkroi fjalë për fjalë kështu: "Rreth 60 milje trase u vendosën mes Bosanski Novi dhe Banja Llukës dhe pjesë e ngjashme u ndërtua dhe në Maqedoni, mes Selanikut dhe Mitrovicës në Kosovën historike, në fushën e Kosovës në Sërbinë e Vjetër. Ato shina u ndërtuan me synim për të qenë pjesë e sistemit hekurudhor turk që duhej të ndërtohej nga baroni Hirsh, por kurrë nuk mbaroi. Ndonjë ditë, shpresojmë se lidhja mes Banja Llukës dhe Mitrovicës do të realizohet; kjo do të ishte rruga krejt më e afërt deri në Indi”.
Kujtojmë, ky është viti 1897, ky është libër i botuar në Londër, ku autori i shquar anglez, prej perspektivës angleze bën thirrje që sa më parë të realizohet lidhja hekurudhore mes Banja Llukas dhe Mitrovicës. Kjo është rruga më e shkurtër deri në Indi, ky është interesi i mbarë Perëndimit.
Kanë kaluar afro 13 dekada; cfare ndryshoi? Rruga tokësore për në Indi, vazhdon të jetë mjaft e rëndësishme dhe do të ishte ende më e shkurtër nëse do të bëhej permes diagonales Banja Lluka-Mitrovicë. Në kohën kur Perandoria Osmane për herë të parë imagjinoi këtë komunikim, mes Banja Llukës dhe Mitrovicës, nuk kishte kufi (ndër)shtetëror. Kjo është gjithmonë diçka çka lehtëson komunikimin. Sot, fatkeqësisht, në udhëtimet planifikuese në itinerarin e atyre 500 kilometrave, më parë duhet të kemi parasysh numrin e postblloqeve në të cilat verifikohen dokumentet e udhëtimit.
Megjithatë, është ende e mundur të udhëtohet nga Banja Lluka në Mitrovicë përmes zonave ku jetojnë (me shumicë) sërbët, dhe kjo, duket se është lloj (simbolikisht) unitet që disave i shqetëson. Ka qenë siç ka qenë, disa bimë janë më të qëndrueshme dhe më të forta se të tjerat. Ndërsa rruga që lidh Indinë dhe Europën gjithashtu mbetet e rëndësishme, sot ndoshta më reciprokisht sesa në shekullin XIX.
0 komentet