Seanca e KS të KB për Kosovuën provim për fuqitë e mëdha-mbrojtje apo braktisje e rendit ndërkombëtar
Shkruar nga: Zhelko Shajn, i dërguar special i Kosovo onlajn nga Nju Jorku
Seanca e radhës e 9 prillit do të tregojë nëse fuqitë e mëdha do të qëndrojnë pro Rezolutës 1244 apo do të vazhdojnë praktikën e interpretimit politik të së drejtës ndërkombëtare.
Njoftimi se më 9 prill në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të mbahet debati i rregullt rreth Kosovës e Metohisë-një nga ato që mbahen dy herë në vit-kësaj here vjen në mjedis diplomatik shumë më të tensionuar se zakonisht. Pikërisht për këtë, kjo seancë ka potencialin të kalojë tej kufijve të shqyrtimit rutinë dhe të bëhet test serioz të raportit të fuqive të mëdha ndaj të drejtës ndërkombëtare.
Si hyrje në diskutim, gjithnjë e më shumë vëmendja do të përqëndrohet tek propozimi i Bahreinit, e ashtuquajtura rezolutë bahreinike, që në qarqet diplomatike interpretohet si tentativë për formulimin e kornizës së kompromisit për veprimin e Këshillit të Sigurimit në kushte të ndasive të thella dhe sipas të gjitha gjasave, të përhershme. Megjithatë, çështja thelbësore nuk është nëse do të sigurohen nëntë vota, por nëse do të propozohet zgjidhja e që të kalojë pa veto-pra nëse kompromisi në përgjithësi është i mundur, apo fjala është për një tjetër manovër diplomatike pa perspektiva reale për sukses.
Rëndësia e diskutimit të ardhshëm nuk është vetëm në konkurrencën politike, por edhe në riçeljen e çështjes së respektimit të akteve ligjore ndërkombëtare egzistuese. Rezoluta 1244 mbetet dokumenti kyç që definon statusin e Kosovës dhe Metohisë, dhe anashkalimi i saj nuk është vetëm preçedent politik, por edhe ligjor me pasoja afatgjata.
Ndonëse u miratua në vitin 1999, Rezoluta 1244 vazhdon të përfaqësojë kornizë të vlefshme ligjore që konfirmon sovranitetin dhe integritetin territorial të Sërbisë, duke vendosur njëkohësisht prani ndërkombëtare në krahinë. Forca e saj nuk qëndron vetëm tek përmbajtja, por dhe në faktin se u miratua në përputhje me Kartën e KB çka i siguron legjitimitet të plotë ligjor ndërkombëtar-legjitimitet që nuk mund të anulohet nga vullneti politik i shteteve individuale.
Seanca e ardhshme e Këshillit të Sigurimit do të jetë mundësi për anëtarët e përhershëm-Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Kina, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar-të tregojnë qartë nëse janë gati të mbrojnë parimet tek të cilat mbështetet rendi ndërkombëtar, apo kësaj radhe do t'i japin përparësi interesave gjeopolitike. Qëndrimi i anëtarëve të përhershëm perëndimorë-Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe Britania e Madhe-prej vitesh ka qenë larg kornizës burimore të Rezolutës 1244. Ndërsa në periudhën nga viti 1999 deri në vitin 2008, formalisht bërën thirrje për integritetin territorial të Sërbisë, në praktikë mbështetën proçesin që çoi në ndarjen e Kosovës. Pas vitit 2008, ky qëndrim u formalizua me njohjen e pavarësisë së shpallur njëanshmërisht, e cila faktikisht braktisi kuadrin e mëparshëm ligjor.
Nga ana tjetër, Rusia dhe Kina ngelen të mendimit se pa respekt të vazhdueshëm për Kartën e KB dhe rezolutat në fuqi, nuk mund të flitet për stabilitet, por vetëm për zgjidhje të përkohshme politike. Pikërisht ky ndryshim themelor në qasje-mes ligjit dhe politikës-përfaqëson linjë ndarëse kyçe brenda Këshillit të Sigurimit.
Ndaj dhe 9 prilli nuk do të jetë një tjetër në serinë e seancave formale, por moment në të cilin do të tregohet nëse Këshilli i Sigurimit vazhdon të funksionojë si garant i së drejtës ndërkombëtare apo si arenë ku ligji i lë vendin forcës. Mënyra se si trajtohet çështja e Kosovës dhe Metohisë, do të ketë pasoja përtej kornizave rajonale-sepse do të përcjellë mesazh nëse rendi ndërkombëtar mbështetet në rregulla apo në interpretimin e tyre selektiv.
Në këtë kontekst, iniciativa bahreinase mund të jetë më shumë sesa propozim diplomatik: Ai është test gatishmërie i fuqive të mëdha për t’u kthyer tek parimet juridike apo që më në fund të njohin se i kanë lënë prej kohësh ato në plan të dytë.
0 komentet