Sekretari i ri i përgjithshëm i KB do të zgjidhet me kompromisin e fuqive të mëdha

UN Njujork
Burim: Kosovo Online

Shkruar për Kosovo onlajn: Zhelko Shajn

Raundi i parë joformal i votimit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të dhjetë ka treguar se bashkësia ndërkombëtare ende nuk ka kandidat për të cilin egziston konsensus i plotë. Ndonëse ish-nënpresidentja e Kosta Rikës, Rebeka Grinspin fitoi numrin më të madh të votave, në selinë e KB nuk ka dilema që vendimi final do të merret vetëm pas disa raundesh konsultimesh dhe votimesh, kur në skenë do të hyjë ndikimi vendimtar i pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit-Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rusisë, Kinës, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Pikërisht ky është ndryshimi më i madh në raport me atë çka publiku shpesh pret nga procesi zgjedhor. Rezultatet e raundit të parë nuk përcaktojnë fituesin, por përkundrazi tregojnë disponibilitetin mes anëtarëve të Këshillit të Sigurimit. Vetëm në fazat e mëvonshme të votimit bëhet e qartë nëse ndonjë kandidat mund të marrë pëlqimin e të pesë anëtarëve të përhershëm, pra që asnjë prej tyre të mos përdorë të drejtën e vetos. Praktika e dritashme e zgjedhjes së sekretarëve të përgjithshëm, tregon se zgjidhja pothuajse gjithmonë gjendet përmes kompromisit politik mes fuqive të mëdha dhe jo thjesht duke mbledhur votat nga sondazhet e para joformale. Njëkohësisht, në qarqet diplomatike të Kombeve të Bashkuara, është gjithnjë e më e zëshme se egziston dëshirë e fortë mes një numri të madh shtetesh që sekretari jubilar i dhjetë i KB të jetë grua. Organizata për më shumë se tetë dekadash egzistence, kurrë nuk ka pasur grua në atë funksion dhe shumë anëtarë besojnë se pikërisht kjo zgjedhje do të përfaqësonte hap historik përpara. Megjithatë dhe ky argument nuk do të jetë i mjaftueshëm nëse kandidati nuk merr pëlqimin e të pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit.

Vëmendje të veçantë tërhoqi dhe reagimi i parë i ambasadorit të SHBA në KB Majk Volc, pas raundit të parë të votimit. Ai nuk dëshironte të komentonte rezultatet për secilin, por tha qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë sekretar të Përgjithshëm që do të reformojë Kombet e Bashkuara, t’a bëjë më efikas dhe të gatshëm për t'iu përgjigjur sfidave të botës moderne, nën respektimin e plotë për Kartën e Kombeve të Bashkuara.

E tillë qasje në masën më të madhe përkon me qëndrimet e shprehura në Kazan në Samitin e BRIKS presidenti i Rusisë Vladimir Putin. Ai atëherë theksoi se rendi i ardhshëm ndërkombëtar duhet të bazohet në respektimin e vazhdueshëm të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të drejtës ndërkombëtare. Ndonëse Uashingtoni dhe Moska kanë dallime serioze në çështje të shumta ndërkombëtare, pikërisht insistimi në rëndësinë e Kartës së KB, paraqet një nga pikat e rralla rreth cilave mund të njihen parime të përbashkëta.

Ndaj një nga kriteret kyçe për zgjedhjen e sekretarit të Përgjithshëm të ri do të jetë gatishmëria e tij për të mbrojtur vazhdimisht parimet e përfshira në Kartën e Kombeve të Bashkuara. Në kohën e ndryshimeve të thella gjeopolitike, luftërash dhe kërkesash gjithnjë e më të theksuara për reformimin e rendit ndërkombëtar, njeriu i parë i KB do të duhet të konfirmojë autoritetin e Organizatës si mbrojtëse e së drejtës ndërkombëtare.

Për Sërbinë, kjo çështje ka rëndësi të veçantë. Nuk është thelbësore se kush do të zgjidhet si sekretar i ri i Përgjithshëm, por që njeriu i parë i ardhshëm i Kombeve të Bashkuara të respektojë vazhdimisht Kartën e KB dhe vendimet e Këshillit të Sigurimit, përfshirë Rezolutën 1244, e cila mbetet korniza e vlefshme ligjore ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës e Metohisë.

Është pikërisht qëndrimi i sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm ndaj së drejtës ndërkombëtare që do të përfaqësojë një nga kriteret më të rëndësishme të mandatit të tij.

Ndonëse Asambleja e Përgjithshme emëron zyrtarisht Sekretarin e Përgjithshëm me rekomandimin e Këshillit të Sigurimit, përvoja e të gjitha zgjedhjeve të mëparshme tregon se vendimi kyç merret përmes marrëveshjes së pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit. Asambleja e Përgjithshme i jep legjitimitetin final zgjedhjes, por kompromisi politik arrihet pikërisht në Këshillin e Sigurimit.

Hapi i radhës pritet në fillim të javës së ardhshme, kur Danimarka, e cila prej 1 gushtit merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, do të caktojë raund të dytë joformal votimi. Ky raund mund të tregojë nëse mbështetja po mblidhet gradualisht rreth një ose dy kandidatëve apo nëse do të pasojnë me negociata të reja diplomatike mes anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit. Zgjedhja e sekretarit të Përgjithshëm të dhjetë të Kombeve të Bashkuara po hyn në një fazë vendimtare.

Pavarësisht nga rezultatet e raundit të parë, vendimi final nuk do të varet vetëm nga numri i votave, por para së gjithash nga gatishmëria e pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për të arritur kompromis rreth personalitetit që prej 1 janarit të vitit 2027 do të udhëheqë Kombet e Bashkuara.