Sërbia në botën që ndryshon: Multipolariteti, Karta e KB dhe çështja e Kosovës e Metohisë
Shkruar për Kosovo onlajn: Zhelko Shajn
Rendi ndërkombëtar nuk duhet të ndryshohet me revolucion, as me konflikt katastrofik i fuqive bërthamore, për t'iu përgjigjur botës që ndryshon. Përkundrazi, epoka bërthamore paralajmëron për pasojat e paimagjinueshme të së tillë shkeljeje. Çelet mundësi tjetër-transformim evolues i sistemit ndërkombëtar përmes reformës së institucioneve, përshtatjes së ndryshimit të raporteve të forcave dhe vendosjes së marrëdhënieve të ekuilibruara mes mjaft qendrave të fuqive.
I tillë transformim nuk nënkupton shembjen e sistemit egzistues, por përshtatjen e tij me realitetin e ri-pa hegjemoni, nën Kartën e KB, të drejtën ndërkombëtare dhe barazinë sovrane të shteteve.
Për Sërbinë kjo nuk është vetëm çështje teorike. Kjo ka dimension të menjëhershëm shtetëror, veçanërisht kur bëhet fjalë për Kosovën e Metohinë, kuadri ligjor ndërkombëtar i së cilës Beogradi e lidh me Kartën e KB dhe Rezolutën 1244.
Karta e KB si kornizë transformuese
Karta e KB nuk është pengesë për ndryshim. Ajo është pikërisht korniza ligjore brenda së cilës sistemi ndërkombëtar mund të ndryshohet pa e shkatërruar atë.
Barazia sovrane e shteteve, zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve, ndalimi i përdorimit të forcës dhe respektimi i integritetin territorial janë parime që mundësojnë që marrëdhëniet mes shteteve, të përshtaten me ndryshimet në botë dhe pa u shndërruar tek ligji i të fortit.
Ndaj çështja e rendit të ardhshëm ndërkombëtar nuk reduktohet në zgjedhje mes botës "së vjetër" dhe "të re-së". Thelbi i kësaj është se si të përshtaten institucionet egzistuese në botën ku fuqia ekonomike, politike, ushtarake dhe teknologjike, nuk është më e koncentruar në një vend.
Nga Vestfalia në Jaltë
Paqja e Vestfalisë forcoi parimin e sovranitetit shtetëror, por nuk hoqi të drejtën e më të fortit. Kongresi i Vjenës tentoi të bazonte stabilitetin e Europës, në ekuilibrin e fuqive të mëdha. Lidhja e Kombeve shkoi një hap më tej, duke kërkuar përgjigje në sigurinë kolektive, por nuk i’a doli të ndalte luftën e re botërore.
Jalta dhe Potsdami përfaqësonin botën në të cilën fuqitë e mëdha kishin peshë vendimtare në formësimin e sigurisë ndërkombëtare. Megjithatë, bota prej atëherë ka ndryshuar dramatikisht. Dekolonizimi, shfaqja e shteteve të reja, ngritja ekonomike e Azisë, revolucioni teknologjik dhe globalizimi kanë zgjeruar numrin e aktorëve, fuqia e të cilëve ndikon tek raportet ndërkombëtare.
Ndaj, sot lind pyetja që nuk egzistonte në të njëjtën masë në kohën e Jaltës: si t’a përshtasim sistemin egzistues ndërkombëtar në botë në të cilën qendra të shumta kanë aftësinë të ndikojnë tek rregullat globale?
Nga Jalta në multipolaritet
Bdaj ndryshimi i sotëm, nuk do të thotë shembje sistemi. Ajo mund të jetë përshtatja e tij tek bota në të cilën mjaft qendra kanë peshë politike, ekonomike, ushtarake apo teknologjike.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten fuqi globale, Rusia ruan statusin e fuqisë strategjike, Kina është bërë një nga qendrat kryesore ekonomike dhe teknologjike të botës, ndërsa Unioni Europian përpiqet që forcën e vet ekonomike, t’a shndërrojë në aftësi të fortë gjeopolitike.
Në marrëdhëniet mes Uashingtonit, Moskës dhe Pekinit, shikohet kuptim i ndryshëm të rendit të ardhshëm. Donald Tramp thekson interesin kombëtar amerikan, Vladimir Putini multipolaritetin, ndërsa Si Gjinping insiston në rol më të madh të Kinës në sistemin ndërkombëtar.
Vizionet e tyre nuk janë të njëjta, por bashkarisht tregojnë një fakt: marrëdhëniet ndërkombëtare nuk mund të shpjegohen më vetëm nga logjika e një qendre fuqie të vetme.
Sërbia në atë ndryshim
Sërbia në këtë transformim, nuk shfaqet si qendër e re e fuqisë globale. Pozita e saj është ndryshe: ajo përpiqet t’a përshtasë politikën e saj shtetërore me strukturën e ndryshuar të marrëdhënieve ndërkombëtare.
Nga praktika e saj e politikës së jashtme, mund të lexohet drejtimi që ende nuk ka definuar formalisht emrin: perspektiva europiane, marrëdhëniet strategjike me Rusinë dhe Kinën, marrëdhëniet me Uashingtonin, çelja ndaj Jugut Global dhe ruajtja e hapësirës për vendimmarrje të pavarur.
Ndaj politika e jashtme sërbe nuk duhet të reduktohet vetëm në ruajtjen e ekuilibrit mes fuqive të mëdha. Ajo po zhvillohet në përputhje me transformimin e vetë sistemit ndërkombëtar-drejt marrëdhënieve komplekse mes disa qendrave, pa hegjemoni dhe të bazuara në të drejtën ndërkombëtare.
Me fjalë të tjera, qëllimi nuk është të zgjedhësh anë në botën e fuqive të mëdha, por të ruash aftësinë e Sërbisë për të zgjedhur interesat e saj.
Kosova dhe Metohia si test juridik
Karta e KB dhe Rezoluta 1244 përfaqësojnë kornizën e menjëhershme ligjore ndërkombëtare të marrëdhënieve serbe ndaj Kosovës e Metohisë. Rezoluta 1244 u miratua në bazë të Kapitullit VII të Kartës së KB dhe konfirmon parimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të RF të Jugosllavisë së atëhershme, nën parashikimin e autonomisë dhe vetëqeverisjen thelbësore të Kosovës.
Ndaj për Sërbinë është me rëndësi të veçantë që parimi i integritetit territorial të jetë universal dhe jo selektiv.
Rastet e ndryshme ndërkombëtare nuk duhet të jenë identikisht historike apo politikie që të njëjtat parime themelore të së drejtës ndërkombëtare të zbatohen për to. Pikërisht në të është e drejta universale.
Kontaktet e fundit mes Beogradit dhe Kievit çelën dhe një pyetje më të gjerë që shkon përtej marrëdhënieve dypalëshe: A mundet të jetë universal parimi i integritetit territorial?
Sërbia nuk duhet të barazojë rastet e ndryshme historike për të insistuar tek parimet universal. Biiseda me Kievin nuk do të thotë distancim nga Moska, por mund të tregojë kufijtë dhe mundësitë e politikës sërbe në mjedisin shumëpolar.
Asambleja e Përgjithshme si test për fazën e re
Seanca e 81 e ardhshme e Asamblesë së Përgjithshme të KB mund të jetë një nga testet e rëndësishme politike të fazës së re të marrëdhënieve ndërkombëtare.
Seanca nis më 8 shtator 2026, ndërsa debati i përgjithshëm është planifikuar për 22 deri më 26 shtator dhe 28 shtator.
Peshë të veçantë ka dhe procesi i zgjedhjes së sekretarit të ri të përgjithshëm të KB. Sipas nenit 97 të Kartës, Asambleja e Përgjithshme emëron sekretarin e Përgjithshëm me propozim të Këshillit të Sigurimit.
Në këtë proces, reflektohet dhe çështja më e gjerë e së ardhmes së organizatës: a mund të mbetet KB vendi qendror i dialogut ndërkombëtar në botën në të cilën raportet e forcave po ndryshojnë me shpejtësi?
Përgjigja ndaj kësaj pyetjeje nuk do të varet vetëm nga zgjedhja e një njeriu. Do të varet dhe nga ajo nëse shtetet do të jenë të gatshme të përshtatin institucionet ndërkombëtare me realitetin e ri pa hequr dorë nga parimet mbi të cilat bazohen.
Nga e gjithë kjo mund të lexohet një drejtim i mundshëm i politikës së jashtme sërbe.
Ajo nuk fillon nga pyetja se kujt i përket Sërbia, por nga cili pozicioni ndërtohet në botën që ndryshon. Themelet e saj janë interesi shtetëror, autonomia strategjike, e drejta ndërkombëtare, perspektiva europiane, hapja globale dhe multipolariteti i ekuilibruar pa hegjemoni.
Qëllimi nuk është krijimi i rendit të ri, por përshtatshmëria e botës egzistuese që ndryshon. Vetë multiplariteti në vetvete nuk garanton ekuilibër. Ai çel hapësirë në të. Ndaj ka rëndësi thelbësore që marrëdhëniet mes qendrave të pushtetit të rregullohen nga parimet e Kartës së KB dhe të drejtës ndërkombëtare, sesi konkurrenca e tyre të mos shndërrohet në imponim të vullnetit me forcë.
Sërbia nuk mund të formësojë raportet mes fuqive të mëdha. Por mund të formësojë pozitën e vet mes tyre. Nuk mund të vendosë se cili do të jetë rendi ndërkombëtar i ardhshëm. Por mund t’a njohë drejtimin e transformimit të tij dhe të mbrojë interesat e veta në të.
0 komentet