Otasheviq: Polici pas shoqërimit nga Gazimestani na ka keqtrajtuar fizikisht e psiqikisht
Një prej të ndaluarve pas meshës në Gazimestan Damjan Otasheviq nga Mali i Zi tha se gjatë shoqërimit dhe transportimit drejt stacionit policor ka qenë i ekspozuar nga keqtrajtimi fizik e psiqik nga ana e pjestarëve të Policisë Kosovare.
Sikurse rrëfeu Otasheviq për mediat, inspektori i veshur civil mu afrua në përfundim të meshës, më mori nga dora dhe më plasi në makinën e policisë ku dhe më lidhi duart.
"I thashë se prangat më shtrëngonin dhe më dhimbnin duart, e pastaj mi shtrëngoi më shumë dhe më pyeti nëse isha më mirë tani. Dija çfarë do të ndodhte, e kështu heshta", tha Otasheviq.
Sikurse pretendon, gjatë rrugës për në stacionin policor u ekspozua ndaj fyerjeve dhe presionit psikologjik dhe një nga pjestarët e Njësisë Speciale e goditi disa herë.
"Ndërsa duart i kisha të lidhura pas shpine, më goditi me pëllëmbë së pari në njërën anë, pastaj në anën tjetër dhe tha: ‘eja sërish në Kosovë'. Unë i thashë se do vij. Ndërsa përmendi se 'do të këndosh', heshta që të mos përjetoja më tortura” tha Otasheviq.
Ai tha se sa herë që automjeti ndalonte, polici përpiqej ta godiste poshtë brezit në gjunjë.
"Dhe çdo herë më qeshte. Gjëja tjetër ishte keqtrajtimi psikologjik-thanë 'ti je kështu, ti je ashtu, ti ai, ti ky'", tha ai.
Shtoi se në automjetin e policisë kishte edhe katër të ndaluar të tjerë, përfshirë të rinj për të cilët pretendon se i’u nënshtruan keqtrajtimit.
"Veçanërisht rrahën një të ri me peshë 60-70 kg ndërsa pjestari i Njësisë Speciale, gati dy metra i gjatë e qëlloi me shuplakë", tha Otasheviq.
Sikurse tha, tentoi të identifikonte policin që e keqtrajtoi por në uniformë nuk kishte numër identifikimi të dukshëm, veçse shenjën e policisë.
"Një djalosh shkroi, u kthye tek motra që u ndalua, kështu që morën edhe atë. Ai djalë shkroi disa numra shenjash", tha Otasheviq.
Të ndaluarve sot i’u caktua gjobë prej 700 eurosh, ndërsa ata që nuk posedojnë dokumente kosovare, u dëbuan nga Kosova dhe u ndalohet të kthehen për tre vitet e ardhshme.
0 komentet