Andriq Rakiq: Arqipeshkvia me apelin kryesisht i bën thirrje BE që të mbrojë të drejtat e KOS

1
Burim: Kosovo Online

Drejtoresha egzekutive e Iniciativës së Re Shoqërisë Milica Andriq Rakiq vlerëson se Arqipeshkvia Rashko-Prizrenase me deklaratën për pozitën gjithnjë e të vështirë të sërbëve dhe Kishës Ortodokse Sërbe në Kosovë, i bën thirrje kryesisht bashkësisë ndërkombëtare të shfrytëzojë ndikimin e vet që autoritetet kosovare të respektojnë mekanizmat kyçe në mbrojtjen e KOS.

"Ata në thelb, tek vetë fjalimi, i thanë kryesisht bashkësisë ndërkombëtare të ushtrojë ndikimin e vet tek autoritetet kosovare sesi të sigurojë respektimin e mekanizmave kyçe të mbrojtjes, para së gjithash Këshillin Implementues për Zbatimin e Ligjit për Zonat e Veçanta të Mbrojtura. Supozoj se mbështetjen më të madhe e presin nga Unioni Europian, i cili në fund të fundit, ka dhe detyrim përmes Axhendës së Reformave për Kosovën, por dhe përmes procesit të pranimit të Kosovës në Union të cilin Prishtina pretendon se është një nga qëllimet kryesore të politikës së jashtme. Egzistojnë mjaft mekanizma përmes të cilëve BE mund të insistojë në zbatimin konsistent të të gjitha masave mbrojtëse", tha Andriq Rakiq për Kosovo Onlajn.

Ajo beson se Unioni Europian është adresa primare së cilës i drejtohet Arqipeshkvia e pas saj pasojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Këtu është dhe fakti se në dialog shumë herë është përmendur statusi i KOS si çështje në të cilën duhet të punohet më shumë dhe që duhet të zgjidhet. Besoj se BE është adresa e tyre parësore. Pas kësaj, supozoj, SHBA pra Ambasadën Amerikane, sepse më herët kanë qenë mjaft të angazhuar në zgjidhjen e problemeve në lidhje me Kishën Ortodokse Sërbe në Kosovë, kryesisht çështjen e pronësisë së manastirit të Deçanit. Ndaj besoj se këto janë adresat që i drejtohen kryesisht", tha Andriq Rakiq.

Duke folur për përvojat e sektorit civil në komunikim me institucionet kosovare, ajo deklaroi se kjo përvojë është mjaft e ngjashme me atë për të cilën flet Arqipeshkvia dhe se problemet që kanë theksuar kryesisht nuk morën përgjigje adekuate.

"Përvoja jonë me institucionet kosovare është shumë e ngjashme. Ne, me ndihmën dikur dhe direkt por më shpesh nën ndërmjetësimin e ambasadave apo organizmave ndërkombëtare që merren me ndërmjetësim, tentuam që në kontakt me institucionet kosovare të zgjidhnim disa nga problemet e komunitetit, veçanërisht nën mbështetjen e BE. Megjithatë, përvoja jonë është e ngjashme. Më shpesh hasëm apo në mohim të plotë të problemeve që theksonim apo dhe kur Qeveria pranoi se këto probleme egzistonin, ato në fund nuk u zgjidhën. Mbarë ky angazhim me Qeverinë kaloi pa rezultate të prekshme dhe pa përmirësimin e pozitës së komunitetit", tha Andriq Rakiq.

Kjo e fundit beson se nga deklarata e Arqipeshkvisë, mund të konkludohet se egziston shqetësim për tërheqjen e mundshme të KFOR nga roli i mbrojtësit të Manastirit të Deçanit.

"Nga deklarata mund të nxirret përfundimi se egziston dozë frike e Kishës Ortodokse Sërbe se mund të shkohet në tërheqje të KFOR nga roli i mbrojtësit të manastirit të Deçanit. Vetëm për këtë egziston mosbesim ndaj Policisë Kosovare e cila është e vetmja që mund ta marrë këtë rol. Supozoj se pikërisht për këtë Kisha tani nisi me këtë apel sesi të tentojë të ndalë ndryshim eventual sepse fatkeqësisht, nuk ka besim tek Policia Kosovare si formacion sigurie që mund të ndalë skenar të mundshëm të shpërthimit të konflikteve ndëretnike. Pikërisht ky është skenari për të cilin KFOR ishte i angazhuar në sigurimin e manastirit të Deçanit", thotë ajo.

Duke folur për reagimet e mundshme të bashkësisë ndërkombëtare, vlerësoi se BE, SHBA dhe shtetet udhëheqëse europiane duhet t'i përgjigjen apelit të Arqipeshkvisë por që nuk pret që të bëjnë ndonjë deklaratë publike.

"Në këtë rast, nuk pres që dikush të thotë publikisht se pranon argumentet e paraqitura nga KOS dhe se do të mbrojë haptazi qëndrimet e tij. Përgjithësisht në dy ose tre vitet e fundit, është ndryshuar qasja e bashkësisë ndërkombëtare. Ndonëse janë ende të angazhuar në çështje të caktuara, kjo e bën në mënyrë shumë më delikate. Pra, nuk flasin më publikisht as nuk përdorin presion publik mbi Qeverinë e Kosovës, sikurse ka qenë rast më herët kur mund të shikoje ndonjë ambasadë që kritikonte haptazi politikë të caktuar dhe thoshte se ajo duhet të ndalet. Të tilla paraqitje publike tashmë janë gjithnjë e më të pakta. Presione egzistojnë, por kryesisht përmes mesazheve private përcjellë Qeverisë së Kosovës, por jo publikisht", tha Rakiq Andriq.

Një nga reagimet e rralla publike, është njoftimi i fundit nga Departamenti i Shtetit se dialogu strategjik me Kosovën nuk do të nisë derisa Prishtina të përmbushë detyrimet e saj ndaj komunitetit sërb.

"Deklarata të tilla, të cilat dikur ishin shumë më të zakonshme, sot janë bërë të rralla. Ndaj nuk pres që ndokush prej këtyre aktorëve madje dhe nëse i shqyrtojnë çështjet e ngritura nga Arqipeshkvia dhe fillojnë të veprojnë mbi to, të flitet publikisht”, konkludoi Andriq Rakiq.