Antonijeviq: E papranueshme vendosja e flamujve të UÇK në gardhin e kishës sërbe në Lipjan

Milan Antonijević
Burim: Kosovo Online

Komisioneri për Mbrojtjen e Barazisë në Sërbi Millan Antonijeviq, vlerëson se vendosja e flamujve të UÇK në gardhin kishës ortodokse sërbe në Lipjan është e papranueshme dhe u bëri thirrje institucioneve përkatëse dhe misioneve ndërkombëtare që të hetojnë këtë incident dhe sigurojnë mbrojtje të objekteve fetare dhe besimtarëve.

Antonijeviq në rrjetin social “X“ shkruan se të gjitha provokimet drejtuar ndaj objekteve fetare dhe komunitetit sërb, duhet të dënohen me pamëdyshje.

Ai theksoi se Kfor dhe Euleks kanë rol të rëndësishëm në Kosovë në ruajtjen e mjedisit të sigurtë për të gjitha komunitetet.

“Siguria, liria e fesë dhe respektimi i obketeve fetare duhet të jenë të garantuara për të gjithë pa përjashtim” shkruan Antonijeviq.