Bajrami: Interpretim i papranueshëm i këngës "Oj Kosova, Kosova" në aktivitetin e Komisionit Evropian
Ambasadori i Kosovës në Belgjikë dhe kryenegociatori i Prishtinës në dialogun me Beogradin, Agron Bajrami, kritikoi performancën e këngës tradicionale serbe "Oj Kosova, Kosova" në koncertin me rastin e hapjes së Forumit të BE-së për Zgjerimin në Bruksel, duke gjykuar se ishte një "ofrim i papranueshëm i një platforme për kërkesa politike ndaj territorit të Kosovës".
"Në koncertin me rastin e hapjes së Forumit të BE-së për Zgjerimin në Bruksel, i cili u organizua nga Komisioni Evropian nën kujdesin e Komisioneres Marta Kos, u performua kënga nacionaliste serbe 'Oj Kosova, Kosova'. Ky nuk është një shkëmbim kulturor. Kënga promovon kërkesa të qarta politike ndaj territorit të Republikës së Kosovës. Interpretimi i saj në një aktivitet zyrtar të Komisionit Evropian, kushtuar zgjerimit, unitetit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, është i papranueshëm", tha Bajrami në një postim në rrjetin social "X".
Ai theksoi se Kosova pret një shpjegim urgjent nga Komisioni Evropian dhe Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, se si është përzgjedhur dhe miratuar repertori muzikor.
"Vlerat evropiane, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe besueshmëria e politikës së zgjerimit të BE-së nuk mund të pajtohen me ofrimin e një platforme për kërkesat irredentiste të drejtuara kundër një vendi që aspiron anëtarësimin në BE", tha Bajrami.
Në koncertin hapës të Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel, të organizuar nga Komisioni Evropian nën Komisioneren Marta Kos, u interpretua kënga nacionaliste serbe "Oj Kosova, Kosova". Ky nuk është një shkëmbim kulturor. Kënga avancon pretendime të qarta politike mbi territorin e Republikës së Kosovës. Përfshirja e saj në një ngjarje zyrtare të Komisionit Evropian kushtuar zgjerimit, unitetit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë është e papranueshme. Republika e Kosovës pret një sqarim të menjëhershëm nga Komisioni Evropian dhe Komisionerja Kos se si është përzgjedhur dhe miratuar ky repertor. Vlerat evropiane, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe besueshmëria e zgjerimit të BE-së nuk mund të pajtohen me ofrimin e një platforme për pretendime irredentiste kundër një vendi aspirant për në BE.
0 komentet