Gjuriq i vuri në dukje Titolit dispozitat e pafavorshme ligjore për trashëgiminë kulturore në Kosovë

Titolo i Đurić
Burim: Ministarstvo spoljnih poslova Srbije

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë në mandat teknik, Marko Gjuriq, u takua me të ngarkuarin e përkohshëm me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Titolo, njoftoi MPJ.

Gjatë bisedës, bashkëbiseduesit shqyrtuan bashkëpunimin e deritanishëm dypalësh dhe rezultatet e arritura në avancimin e marrëdhënieve serbo-amerikane.

“Ministri Gjuriq e informoi bashkëbiseduesin për aktivitetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme në përgatitjen e dorëzimit të detyrës. Ai gjithashtu vuri në dukje vështirësitë me të cilat përballen serbët në Kosovë dhe Metohi, duke i kushtuar vëmendje të veçantë dispozitave të pafavorshme ligjore në fushën e trashëgimisë kulturore”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.