Baraliu: Britania parimore në ndihmën për Ballkanin, Pirs do të kontribuojë në qetësimin e pasioneve në rajon

Mazlum Baraljiu
Burim: Kosovo Online

Profesori universitar nga Prishtina Mazllëm Baraliu vlerëson se Britania e Madhe është parimore në ndihmë për Ballkanin Perëndimor ndërsa e dërguara e re speciale e Britanisë së Madhe Karen Pirs do të ndikojë në qetësimin e pasioneve në rajon, por dhe në procesin e mëtejshëm të finalizimit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Britania e Madhe është mjaft parimore në ndihmën për Ballkanin Perëndimor në zgjidhjen e problemeve që vendet e rajonit kanë patur mes tyre dhe në raport me integrimin. Ndonëse janë larguar nga BE, ata janë më të suksesshëm në proceset demokratike e politike por dhe në procese diplomatike dhe kjo për të gjithë është e mirë” ka thënë Baraliu për Kosovo Onlajn.

Ai është besimplotë se lëvizjet e tyre në radhë të parë varen nga qëndrimet e Londrës zyrtare.

“Natyrisht që në pikën fundore e gjitha varet prej Forin ofisit, qeverisë së Britanisë së Madhe dhe jo prej një të dërguareje pavarësisht sa e angazhuar ka qenë. Prej qëndrimeve të qeverisë varet dhe marrëdhënia për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Sërbisë. Por kanë bërë mirë pasi e dini se në vitet e kaluara ka pasur mjaft të dërguar specialë nga të gjitha vendet. Mendoj se lajmi i mirë është që Karen Pirs e cila ka dëshmuar si diplomate me përvojë dhe parimore, do të jetë në gjendje të ndihmojë në përmirësimin e raporteve Kosovë-Sërbi” thekson Baraliu.

Kontributi i saj shikohet para së gjithash në qetësimin e situatës në rajon.

“Britania e Madhe është kampione e diplomacisë, nëse doni dhe burim i demokracisë dhe diplomacisë. Ajo merr përgjegjësi dhe di se çfarë të bëjë në politikën europiane dhe diplomaci, pavarësisht se është jashtë BE. Mendoj se do të kontribuojë dhe në qetësimin e situatës sidomos në këtë vorbull politike dhe turbullira gjeopolitike dhe në sistemin ndërkombëtar që duket se ndryshon kuptimin e zhvillimeve shumëpolëshe dhe qendrave të fuqive” shpreh bindjen Baraliu.

Britania e Madhe dhe të dërguarit e saj, kanë rol inkurajues për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Kosovën, ndërsa e dërguara e re speciale, mund të ndikojë si tek Beogradi ashtu dhe tek Prishtina.

“Sidomos tek Prishtina, sepse marrëdhëniet mes përfaqësuesve të institucioneve egzekutive, qeverisë dhe kryeministrit me Britaninë e Madhe janë të shkëlqyera. Mendoj se dhe ndikimi pozitiv i Britanisë së Madhe në masë të caktuar, do të kontribuojë në qetësimin e gjërave dhe ecjen drejt përmirësimit dhe normalizimit të marrëdhënieve dhe përmirësimit të procesit të dialogut, i cili sigurisht do të jetë më më intensiv këtë vit” ka thënë Baraliu.