Maliqi: Londra ka qëndrime politike të qarta rreth krizës në Kosovë, por nuk është “lojari kryesor” në dialog
Analisti politik nga Prishtina Shkëlzen Maliqi beson se prej të dërguarës së re speciale të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor Katrin Pirs, nuk duhet të pritet “asgjë speciale” pasi pavarësisht se ky vend është i interesuar për këtë rajon dhe që ka qëndrim të qartë politik për çështjen e krizës në Kosovë, ajo nuk është “lojtari kryesor” në procesin e dialogut Beograd-Prishtinë.
“Ata janë pjesë e Pesëshes, anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe përherë kanë patur qëndrime të qarta rreth krizës në Kosovë dhe nuk është lojtar kryesor. Ky është Brukseli. Tashmë është gjëja kryesore që mundet përmes verës apo të tentojnë me shpejtësi që të zgjidhin atë 'marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit' me nisjen e realizimit të saj” ka thënë Maliqi për Kosovo onlajn.
Ai përmend se para së gjithash presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq këtë e shtyu si pasojë e zgjedhjeve dhe “kalkulimeve të veta” e më pas dhe kryeministri kosovar Albin Kurti “pretendohet se ishte i gatshëm për t’a nënshkruar” marrëveshjen në Ohër.
“Për BE ajo marrëveshje verbale është rregjistruar si marrëveshje mes dy palëve, si dokument i vlefshëm ndërkombëtar. Ata do të tentojnë që këtë t’a kapitalizojnë dhe me gjasa do të kenë dhe mbështetjen e Tramp dhe administratës amerikane që këtë çështje t’a mbyllin dhe të ecin përpara në formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe dhe se njëkohësisht të realizohen të gjitha marrëveshjet e tjera që kanë qenë të nënshkruara më herët” ka thënë Maliqi.
Ky i fundit thotë se roli të dërguarës së re speciale për Ballkanin Perëndimor Karen Pirs para së gjithash duhet të vëzhgojë përmes interesimit britanik për rajonin.
“Anglezët përherë kanë qenë të interesuar për Balkkanin dhe përherë kanë patur përfaqësues të fortë. Ndërmjetësuesja e parë në dialog ka qenë Ketrin Eshton. Ajo në një farë mënyre ishte më e suksesshmja deri më tani” kujton analisti.
I pyetur se çfarë pritshmërish ka prej të dërguarës së re Katrin Pirs kur është fjala për dialogun Beograd-Prishtinë, Maliqi thotë se prej saj nuk ka shumë pritshmëri por që pret që do të ofrojë ndihmë.
“Asgjë speciale nuk duhet të pritet, por anglezët përherë kanë qenë diplomatë të zotë dhe me gjasa që do të ofrojnë ndihmë” ka thënë Maliqi.
0 komentet