Baraliu: Vazhdimësia e politikës së vjetër të jashtme të BE dhe kërkesat e vjetra, humbje kohe si për Kosovën dhe për Sërbinë
Profesori universitar Mazllëm Baraliu thotë për Kosovo onlajn se autoritetet kosovare dhe institucionet duhet të analizojnë mesazhet dhe rekomandimet që përcolli gjatë vizitës në Prishtinë Peter Sorensen, përfaqsuesi special i Unionit Europian për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës e pavarësisht kësaj, Kaja Kallas, përfaqësuesja e lartë e BE për politikë të jashtme duhet të angazhohet sesi proçesi i dialogut të riformatohet.
“Duhet të nisë nga fillimi. Duhet të shikohet nëse marrëveshja e fundit nga Brukseli, i ashtuquajturi propozimi franko-gjerman por dhe ai amerikan, mund të riaktivizohet ose duhet të nisë nga e para për ndonjë projekt-marrëveshje tjetër që do të jetë definitive, finale në kuptimin e njohjes reciproke të Kosovës dhe Sërbisë dhe zgjidhjes së këtij problemi që rëndon si Kosovën por më shumë Sërbinë, sepse ky është i vetmi problem i pazgjidhur mes ish-republikave jugosllave dhe krahinave që mbetën në Sërbi” ka thënë Baraliu.
Sipas vlerësimit të tij, Unioni Europian në përpërjen e mëparshme nuk ishte i suksesshëm kur është fjala për politikën e jashtme të Zhozef Borellit e aq më tepër për çështjen e dialogut Beograd-Prishtinë dhe marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të saj të Ohrit.
“Këto marrëveshje në fakt janë jo egzistuese pasi Sërbia në Bruksel tha se nuk do t’ipranojë. Gjithashtu radha e hapave që duhej të ndërmerrej nga ana e Prishtinës dhe Beogradit nuk u zbatua nga asnjë palë, kështu që ajo politikë e mëparshme ishte afatshkurtër, pa vizion dhe pa rezultat të caktuar dhe duket se kjo politikë e jashtme e BE vazhdon. BE është në krizë të thellë dhe si pasojë e kësaj nuk e ka ndryshuar politikën e saj të jashtme dhe vazhdimi i kësaj politike nënkupton mossukses dhe humbje kohe si për Kosovën ashtu edhe për Sërbinë, për popujt këtu dhe për vetë BE. Nëse kjo vazhdon kështu dhe ngelen të njëjtat kërkesa ndaj Kosovës, por edhe për Sërbinë, mendoj se nuk do të përfundojë suksesshëm” vlerëson Baraliu.
komentet