Fico: Kurrë nuk do t’a tradhtojmë Sërbinë kur është fjala për Kosovën e Metohinë
Burim: Kosovo Online
Kryeministri sllovak Robert Fico foli në sërbisht në tubimin e listës “Aleksandar Vuçiq-Sërbia e Bashkuar“ në Novi Sad dhe tha se Sllovakia do të vijojë të respektojë integritetin territorial të Sërbisë kur është fjala për Kosovën.
Fico theksoi se Sërbia përherë do të ketë mik të sinqertë në Sllovaki.
“Sllovakia do të vijojë të respektojë integritetin territorial të Sërbisë. Po e përsëris, kur është fjala për Kosovën e Metohinë, kurrë nuk do t’ju tradhtojmë. Tek unë dhe Sllovakia, Aleksandri dhe Sërbia përherë do të kenë mik të sinqertë tek i cili asnjë presion nuk do të mund të ndikojë” tha Fico.
Ky i fundit u bëri thirrje sërbëve që të ruajnë paqen, stabilitetin dhe progresin.
“Dëshiroj t’ju them sot, ruajeni qetësinë, ruajeni stabilitetin, ruajeni progresin që keni. Kohët janë mjaft të vështira për të zgjedhur pasigurinë” tha Fico.
komentet