BE i bën thirrje Prishtinës që të ndali shembjet e mëtejshme të objekteve në Ujman

Anita Hiper
Burim: Kosovo Online

Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të Unionit Europian për politikë të jashtme dhe siguri Anita Hiper, deklaron se Unioni Europian ibën thirrje institucioneve të Kosovës që të ndërpresin çdo shembje të mëtejshme të objekteve në territorin e liqenit të Ujmanit dhe në bashkëpunim me banorët e prekur dhe pushtetin vendor, të gjejnë zgjidhje ligjore e të qëndrueshme.

Hiper duke i’u përgjigj pyetjes për shembjen e objekteve në Ujman, theksoi se Unioni Europian, shpreh keqardhje për shembjen e shtëpive, “veçanërisht duke patur parasysh se kërkesat ligjore pronësore vijojnë që të jenë subjekt i proceseve gjyqësore”.

“Unioni Europian i bën thirrje institucioneve të Kosovës që të ndalin çdo shembje të mëtejshme dhe në bashkëpunim me banorët e prekur dhe pushtetin vendor, të gjejnë zgjidhje ligjore e të qëndrueshme” shtohet.

Sipas fjalëve të Anita Hiper, të gjitha veprimet e pakthyeshme, përfshirë shembjen e objekteve, duhet të ndërpriten derisa gjykata të marrë vendim final për kërkesat pronësore e ligjore.