Drecun: Synimi i Kurtit është që të vendosë kontroll të plotë mbi hidrocentralin pranë liqenit të Ujmanit në kundërshtim me Marrëveshjen e Uashingtonit
Kryetari i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri në Kuvendin e Sërbisë Millovan Drecun vlerësoi sot se me nisjen e dialogut strategjik me SHBA, mund të pritet situatë edhe më e mirë kur bëhet fjalë për raportin e Amerikës ndaj pozitës së popullit sërb në Kosovë. Ai tha se shembja e objekteve sërbe në liqenin e Ujmanit është në kundërshti me propozimin për shfrytëzim të përbashkët të liqenit të cilën SHBA e propozoi në kuadër të Marrëveshjes së Uashingtonit.
"Ky është shans i madh për ne që përmes administratës amerikane të insistojmë në atë që ata, çka është e mundur, në masën më të madhe të marrin popullin sërb nën mbrojtje. Dhe të ushtrojnë presion të vazhdueshëm tek institucionet e dukshme të vetëqeverisjes, që të heqin dorë nga ato lëvizje të njëanshme antisërbe dhe të minimizojnë dëmin që Kurti i shkaktoi mbijetesës së popullit sërb. Nisja e dialogut strategjik, tregoi se Beogradi insistoi në atë dhe mendoj se aty do të kemi mirëkuptim. Në këtë kuptim, mund të presim situatë dukshëm më të mirë kur bëhet fjalë për marrëdhënien e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj popullit sërb në Kosovë e Metohi", tha Drecun.
Duke folur për shembjet aktuale të objekteve sërbe në liqenin e Ujmanit nga ana e institucioneve të përkohshme prishtinase, Drecun vuri në dukje se qëllimi i Aljbin Kurtit është që të zotërojë plotësisht rezervuarin dhe të vendosë kontroll mbi hidrocentralin, në kundërshtim me Marrëveshjen e Uashingtonit të vitit 2020 që parashikon përgatitjen e studimit për shfrytëzim të përbashkët të liqenit.
"Ai atëherë do të kishte kontroll të plotë, në kundërshtim me atë çka ishte propozim amerikan i Marrëveshjes së Uashingtonit për shfrytëzimin e përbashkët të liqenit të Ujmanit. Nuk e mendon fare këtë. Dhe vazhdimisht, dita-ditës, rrit intensitetin dhe nivelin e presionit ndaj popullit sërb", tha Drecun.
Ky i fundit tha se qeveria e Kurtit nuk shembi asnjë ndërtesë të paligjshme mes mijëra mbarë Kosovën në pronësi të shqiptarëve dhe shtoi se me shembjen e objekteve në Ujman, qëllimshëm anashkaloi kompetencat e komunave në veri të Kosovës, ku sërbët qeverisin.
Drecun tha se Kurti për zbatimin e të tilla masave, përdori vakumin politik pa u lënë kompetencë të zgjedhurve të qeverisjes egzekutive dhe institucione funksionale, kështu që Lista Sërbe të mos mund t’i sfidojë, ndërsa reagimet e bashkësisë ndërkombëtare mungojnë.
Pyetjes nëse Sërbia pas nisjes së dialogut strategjik me Uashingtonin, mund të presë ndryshime në terren në lidhje me atë që kanë të bëjnë me sërbët në Kosovë, Drecun tha se nuk pret që SHBA të ndryshojnë qëndrim për çështjen e statusit të Kosovës, megjithatë përmirësimi i raporteve mund të ndikojë mjaft tek zhvillimet në Kosovë.
Drecun beson se administrata e presidentit amerikan Donald Tramp, është tërhequr nga politika e presionit ndaj Beogradit që të njohë Kosovën.
"Tregon se Sërbia është mbështetja më e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se kjo do të jetë e tillë në periudhën e ardhshme, jo vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por, do të thoja, edhe në Europën Juglindore. Dhe në këtë kuptim, nuk janë gati të ushtrojnë presion të vazhdueshëm ndaj Beogradit", vlerësoi ai.
Drecun beson se SHBA e konsideron Sërbinë, vendin më të rëndësishëm në rajon, por që me administratën Tramp shkoi në ndryshim të raportit ndaj interesave sërbe.
"Pozitën gjeopolitike e definon gjeografia dhe kjo nuk mund të ndryshohet. Dhe për të gjithë është e qartë se Sërbia është pikë kyçe për Ballkanin. Dhe ata e dinë mirë këtë, por që tentuan në mënyrë tjetër në realizimin e interesave të tyre, krejtësisht jashtë vlerësimit të paktën të një pjese të interesave tona. Trump tani çmon dhe interesat tona dhe ai dëshiron të ketë një partner afatgjatë, strategjik dhe të besueshëm me të cilin do të dijë, kur të bëjë marrëveshje, se ajo do të realizohet", tha ai.
Drecun theksoi veçanërisht rëndësinë që Sërbia ka për SHBA si partner në fushën e energjitikës dhe theksoi shembullin e projektit të hidrocentralit reverzibil Gjerdap 3.
"Kur shikoni tubacionet e gazit, kur shikoni tubacionet e naftës, kur shikoni terminalet e reja në Detin Adriatik duhet që të sillet gazi amerikan, e gjithë kjo tregon se Sërbinë nuk mund t’a anashkaloni", tha Drecun.
Nuk i’a vlen që të anashkalohet Sërbia as me infrastrukturën rrugore e hekurudhore dhe kjo është një fushë tjetër në të cilën Amerika e shikon shansin e vet, beson ai.
"Politika e tyre bazohet në realizimin e interesave të tyre dhe çdo politikë duhet t’a bëjë këtë. Politika jonë ndaj tyre bazohet në realizimin e interesave tona dhe pritshmërive që mund të kemi përfitime të mira në bashkëpunim me amerikanët", tha Drecun.
0 komentet