Peroviq me Kolinën: Liqeni i Ujmanit është pjesë thelbësore e jetës dhe mbijetesës së sërbëve

1
Burim: Instagram

Kryekomunari i Zubin Potokut Millosh Peroviq sot në bisedë me ndihmëskomandantin e KFOR gjeneral brigade Federik Kolina shprehu shqetësimin e komunës dhe banorëve vendas për rastin e zhvillimeve të fundit në lidhje me liqenin e Ujmanit përfshirë shembjen e objekteve, zbatimin selektiv të vendimeve për përdorimin e motoskafeve në liqenin e Ujmanit dhe masa të tjera që shkaktojnë shqetësim mes banorëve.

Peroviq tha se për banorët, liqeni i Ujmanit nuk është vetëm burim natyror por paraqet pjesë thelbësore e jetës dhe mbijetesës së tyre.

"Gjithashtu theksova nevojën se interesi i banorëve vendas është që të merret parasysh interesat e çdo aktiviteti apo marrjes së vendimeve që ndikojnë në këtë territor nën ruajtjen e mjedisit të sigurtë të mbrojtur dhe stabil për mbarë banorët", shkroi Peroviq në Instagram.

Ky i fundit shprehet se gjeneral brigade Kolina i përcolli shqetësimet dhe përsëriti angazhimin e KFOR që në kuadër të mandatit të vet, të kontribuojë në mjedis të sigurt dhe liri lëvizjeje për mbarë komunitetet.

Në liqenin e Ujmanit dje nisi shembja e objekteve në pronësi të sërbëve, ndërsa Peroviq tha për Kosovo Onlajn se Komuna nuk ka dhënë ​​leje për shembje dhe se bëhet fjalë për procedurë që ndërmerret pa vendim gjykate dhe se si në rastet e mëparshme, është vendim direkt i autoriteteve qëndrore në Prishtinë ndaj sërbëve.

Ndaj vendimit për nisjen e shembjeve, ka ardhur dhe reagimi nga Zyra e BE në Prishtinë, ambasadat e Gjermanisë, Britanisë së Madhe, si dhe OSBE dhe UNMIK.

Zyra e BE në Kosovë shprehu keqardhje për shembjet e djeshme të shtëpive duke bërë thirrje për ndalimin urgjent të shembjeve, largimeve të imponuara apo marrjes së pronave derisa shqetësimet në lidhje me procesin e rregullt ligjor, proporcionalitetin, të drejtat e pronës, të drejtat e njeriut dhe mjetet efektive ligjore të adresohen në mënyrë adekuate.