Ben Meir: Fakti që Blinken injoroi Kurtin në Mynyh, është mesazh që SHBA dëshiron që marrëveshja të firmoset sot

Alon Ben Meir
Burim: Lajmi

Profesori i Universitetit në Nju Jork dhe gazetari Alon Ben Meir, mendon se administrata amerikane dëshiron që marrëveshja mes Kosovës dhe Sërbisë të nënshkruhet sot në Bruksel.

Ben Meir në Tviter shkruan se fakti që sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken injoroi Albin Kurtin në Mynyh, paraqet një mesazh të qartë për të se administrata amerikane dëshiron që marrëveshja të firmoset sot më 27 shkurt mes Kosovës e Sërbisë.