Berisha sulmohet gjatë protestës në Tiranë, qëllohet me grusht
Burim: Kosovo Online
Ish presidenti shqiptar Sali Berisha i cili organizon protesten e sotme te opozites ne Tirane, eshte sulmuar ne Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" raporton korrenspodenti i Kosova Onlajn.
Sulmuesi misterioz e ka qelluar atë me grusht ne kokë, e ndërkohë më pas truprojat e Berishës kanë reaguar duke e vënë nën vete.
Ne qender te Tiranës, mbretëron tension i madh pasi qeveria ka ndaluar kalimin ne vendin ku organizohet samiti i sotem BE-Ballkani Perëndimor.
Berisha me heret pati premtuar se opozita do te mbushte rruget dhe sheshet e Tiranes me idene e "ruajtjes se vlerave europiane" të cilat sipas tij kryeministri Edi Rama po i cenon.
Ne momentin e sulmit ndaj Berishes, ka qene edhe Ilir Meta gjithashtu ish president i Shqiperise i cili ka mbajtur nje fjalim.
0 komentet