Gjendje shtetrrethimi në Tiranë: Policia bllokon qendrën, protestuesit kërkojnë të kalojnë kordonin me forcë

Tirana, demonstracije, samit EU
Burim: Kosovo Online

Prej mëngjesit të sotëm, në Tiranë janë marrë masa të forta sigurie me rastin e organizimit të Samitit të liderëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor, raporton korrespondenti i Kosovo Online nga Shqipëria.

Përgjatë mëngjesit helikopterët po monitorojnë qytetin, ndërsa në qendër ndalohet lëvizja e automjeteve dhe kalimi i njerëzve.

Në pjesën e bulevardit qendror ku ndodhet godina e Kryeministrisë, në orën 12:00 mbështetësit e Sali Berishës dhe Ilir Metës kanë paralajmëruar protestë ndërkohë që momentalisht është e pamundur të afrohesh pasi policia ka vendosur kordon dhe gardh prej hekuri.

Pavarësisht se policia shqiptare ndaloi mbajtjen e protestës në bulevardin kryesor të qytetit, opozita ende nuk heq dorë nga zhvillimi i saj.

Siç mësohet jozyrtarisht, demonstruesit do të largohen nga selia e Partisë Demokratike në orën 12 në drejtim të bulevardit ku do të qëndrojnë para kordonit policer.

Sali Berisha ftoi mbështetësit e vet të cilët kanë nisur të vijnë nga drejtime të ndryshme të rrugëve afër qendrës së qytetit, të mblidhen pranë ish hotel Dajtit në hyrje të bulevardit pranë kordonit policor.