Brankoviq: Beogradi nuk ka çfarë të negociojë derisa të formohet BKS
Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Gjusepe Borel, ka njoftuar se do të ftojë liderët e Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, dhe Branko Brankoviq, ish-ambasador në Kombet e Bashkuara, thotë se Beogradi me të vërtetë nuk ka çfarë të negociojë derisa të formohet Bashkësia e Komunave Serbe, shkruan Kurir.
“Së pari, ajo për të cilën flet Gjusepe Borel nuk është një plan evropian, por plan i dy vendeve - Francës dhe Gjermanisë, pasi asnjë forum i BE-së nuk e ka diskutuar dhe nuk ka nënshkruar që kjo është një program evropian. Prandaj është shumë më i dobët në aspektin e statusit se sa po të ishte miratuar nga një organ ndërkombëtar. Nga ana tjetër, ne kemi Marrëveshjen e Brukselit të nënshkruar dhe logjikisht kemi të drejtë të përmbushjes e të gjitha pjesët e saj, duke pasur parasysh se ne e kemi përmbushur pjesën tonë shumë kohë më parë. Meqenëse kur janë plotësuar të gjitha kushtet, atëherë mund të fillojë diskutimi për një lloj propozimi shtesë për atë temë”, thekson Brankoviq.
Ai thekson se këmbëngulja e palës serbe për përmbushjen e Marrëveshjes së Brukselit është një kërkesë plotësisht legjitime si parakusht që të mund të diskutohet për temën e Kosovës dhe disa propozime shtesë.
Edhe ish-shefi i diplomacisë së RF të Jugosllavisë, Vlladisllav Jovanoviq, beson se formimi i BKS-së është kusht pa përmbushjen e të cilit nuk është e mundur të ecet përpara në dialog.
“Kjo është ajo që amerikanët po e kuptojnë gjithnjë e më shumë dhe po punojnë për të më shumë se Brukseli. Pyetja mbetet nëse pala perëndimore dëshiron ta bëjë problem zbatimin e BKS-së, të sfidojë durimin tonë, sepse ka një kundërpeshë - mundësia e hyrjes së Prishtinës në organizatat ndërkombëtare, mbi të gjitha në OKB-në. Për mendimin tim, sigurisht që nuk duhet të pajtohemi me një gjë të tillë, dhe vetë presidenti Vuçiq e hodhi poshtë menjëherë idenë për të shkuar në bisedime të mëtejshme pa formimin e BKS-së në formatin e dakorduar. Prandaj çështja është se si të vazhdojnë negociatat nëse qëllimet e tyre tashmë janë vendosur, por është gjithmonë më mirë të bisedohet sesa jo", tha Jovanoviq.
0 komentet