Canaj: BE duhet të presionojë të dy palët për të zgjidhur çështjen e institucioneve sërbe në Kosovë
Çështja e institucioneve sërbe ku autoritetet kosovare i kanë mbyllur njëanshmërisht çka ka çuar në dënimin nga ana e Unionit Europian, sipas vlerësimit të profesorit universitar në Prishtinë dhe ish diplomatit Blerim Canaj, mundet dhe duhet që të zgjidhet me dialog. Që të ndodhë kjo, duhet që BE të presionojë të dy palët.
Canaj bën të ditur se çështja e institucioneve sërbe nisi të zgjidhej tek dialogu në vitin 2013 dhe se në marrëveshje ishte parashikuar që të shkohej hap pas hapi, por që duket se deri më sot asgjë nuk është mundur që kjo të arrihet.
“Kemi parë vitet e fundit se disa institucione janë mbyllur njëanshmërisht. Unioni Europian do të duhej që të merrej pak më shumë me këtë temë në kuptimin që të shikojë se përse diçka që egziston në marrëveshjen e 2013 nuk është implementuar. Kam përshtypjen që dhe Unioni Europian sikurse dhe Vuçiq dhe Kurti, vetëm bëjnë politikë dhe se nuk kanë asnjë plan dhe as vullnet që t’a zgjidhin këtë”,thotë Canaj për Kosovo onlajn.
Tema të tilla sikurse beson ai, nuk do të duhet që të shfrytëzoheshin për të arritur pikë politike.
“Mendoj se BE duhet të presionojë të dy palët tek dialogu pasi kjo çështje mund dhe duhet të zgjidhet pasi veriu i Kosovës apo tema të tilla nuk munden që të shfrytëzohen vazhdimisht kur ndonjë politikani i nevojiten që të jenë në dobi politike për vendin e vet. Kjo vlen vlen si për politikën shqiptare në Kosovë ashtu dhe për atë sërbe në Kosovë e Beograd” bën të ditur Canaj.
komentet