Kos me Zulfajn: Ndryshimi në ligjin për Odat e Specializuara hap pas në rrugën drejt BE

Marta Kos i Jeton Zuljfaj
Burim: Društvena mreža X

Komisionerja europiane për zgjerim Marta Kos ripërsëriti sot se ndryshimet e fundit në Ligjin për odat e specializuara janë të papranueshme dhe paraqesin hap pas në rrugën e Kosovës drejt BE.

Kos në rrjetin social “X” deklaron se bisedoi me kryenegociatorin e Kosovës për rrugën e integrimit në BE dhe konstatoi se pavarësisht jostabilitetit institucional gjatë dy viteve të fundit, Kosova ka shënuar përparim në reforma që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe Planin e rritjes. 

Ajo vuri në dukje se është arritur hap domethënës drejt vendosjes së sistemit SEPA.

“Megjithatë ndryshimet e fundit në Ligjin për Odat e Specializuara të Kosovës janë të papranueshme. Miratimi dhe zbatimi i tyre do të ishin në kundërshtim me obligimet që ka marrë Kosova karshi BE. Kjo do të paraqiste hap serioz pas në rrugën e Kosovës drejt BE” nënvizoi komisioneria europiane.

Kos theksoi se respektimi i sundimit të ligjit dhe pavarësia e institucioneve të drejtësisë janë të rëndësisë thelbësore për përgatitjen e hapave të mëtejshëm në rrugën e Kosovës drejt BE.

Kos disa ditë më parë tha se ndryshimet në Ligjin për odat e specializuara janë të papranueshme për BE ndërsa mesazh i përafërt mbërriti edhe nga vetë Unioni, nën paralajmërimin se miratimi i këtyre ndryshimeve bie ndesh me obligimet ndërkombëtare të Kosovës, nën thirrjen drejtuar Prishtinës që të respektojë detyrimet sesi të sigurojë pavarësinë e atyre institucioneve.